Nuk ka faj Fredi, do thotë ndokush, e vështirë duhet të jetë të të verë Çili me pahir të mbash referate gati të përditshme në gazetë. Bëhet dhe më e vështirë të shkruash, kur nuk përdor mendjen por vetëm dhe ekskluzivisht shqisat e dëgjimit e shikimit. Kryesisht analisti në këtë anë të botës e ndërton mendimin ose në biseda kafesh ose duke parë televizor; se di të tjerë, po Indro Montanelli do kishte vrarë veten pa keqardhje në këtë pikë. Kurrfarë tentative, as të shtirur, për ndonjë lloj thellimi, por shkrime të tipit ‘pashë Rudinën, nxorra përfundimin’. Talent i varur nga telekomanda. Talent i varur dhe nga pagesa e faturës së shërbimit digjital tokësor. Nëse këto kushte dështojnë, talenti dështon.
Po mos e lemë pas dore Fredin, heroin tonë të dashur që kaq shumë na argëton publikun post telekomandë. I udhëhequr nga terrori i aktualitetit të ushqyer nga ankthet e Çilit, i ushqyer me parimin “shkrimin e sotëm mos e lër për nesër” , heroi solli si kontribut real në prerjen e një peme, e si kontribut anësor artikullin që do të kritikonte Drejtoreshën e Tatimeve Briseida Shehaj. Në fakt nuk është në qëllimin tim të mbroj Briseidën me këtë shkrim, dukë qenë se vendosjen e saj në krye te tatimeve e shoh si vendim politik të Kryeministrit. Në rast se zonjusha nuk do ketë performancë të mirë, jam po aq i sigurtë se pasojat politike do t’i vuajë vetë zoti Rama si udhëheqës i kësaj administrate. Këtu për mua mbaron trilli i telenovelës së krijuar së fundmi. Por nuk mund të le nga ana tjetër pa dekonstruktuar disa prej togfjalëve që Lela, si autoritet i gazetës MAPO, i propozon si argumenta në kundërshtim të këtij vendimi. Mungesa e logjikës së autorit nuk është se arrin të çojë drejt rrezikut ndonjë kategori qytetare, duke qenë se kjo gazetë shet ose jo 100 kopje në ditë, por se personalisht më ka ardhur në majë të hundës analiza siperfaqësore. Ajo që bëhet në këtë vend për çfarëdolloj situate. Shoqëruar me përdorim fjalësh boshe, konceptesh të pabazuara as në histori e as në aktualitet. E bëj dhe në emër të së drejtës për kafe mëngjesi të shoqëruar me një artikull logjik. E di që s’po kërkoj shumë.
Për parantezë, përpara se të vazhdojmë me Lelën, thjesht për të informuar publikun: Drejtori i saposhkarkuar i zyrës së tatim taksave, ishte Gazmir Spahia, 31 vjec, (një vit më i moshuar se Briseida) është diplomuar për gjuhë angleze (no comment).
Së pari, argument fillestar i Lelës është se Briseida është e panjohur në botën e medias. Por nëse dikush e njihte Gazin për arsye publike atëherë kjo pikë i shkon kryeredaktorit të gazetës MAPO. Gjithsesi, të jesh figurë publike nuk mund të jetë kusht i pakapërcyeshëm për të kryer më pas me nder dhe detyra si nëpunës publik. Nuk ka, dhe s’ka si të shpiket një rregullore që të imponojë dhe karaoke publike për punonjësit me funksione administrative. Lela mund të mburret e ta quajë “kontribut publik” këtë shkrim me mëditje te Çili, por gjithsesi Briseida e ka marrë votën time që sot për faktin që i dha mundësinë Fredit të çojë bukën e përditshme në shtëpi.
Argumenti i dytë i Lelës është një përsiatje metaforash të mbetura në tentativë, aty ku Briseidën e krahason me barut që nuk shkrep, e për më shumë që nuk kapërdihet as me një gotë vere. Meqënëse ky është një mendim personal, atëherë po i përgjigjem dhe unë me një ndjesi po aq personale: Për të lexuar shkrimin e Lelës mund të kem pirë 7 a 8 cigare. Asnji nga qejfi. Jo vetëm me verë që nuk kapërdihen argumentat e tij, por as me konjak Skënderbeu (kantine). Më poshtë vazhdon Lela duke e konsideruar emërimin e zotit Rama, citoj “një emërim me këmbë përpjetë”. Këtu duket evident efekti verë. Alkooli i përdorur për të kaluar sikletin, ka filluar t’i nxehë gjakun. Ndryshe s’kish pse shihte “pozicione”, që shkrimin e hedhin nga interesi publik, në krahët e një haluçinacioni me karakter privat.
Lexues të dashur, asgjë s’keni lexuar më sipër se ajo e shkruar nga z.Lela. Në fundin e shkrimit të tij, kishte një paragraf që citoj: “Kolegia Xhunga u ndje ngushtë mbrëmë dhe ndoshta ardhja në studio e gazetarit të ekonomisë të Top Channel, dhe më vonë mbërritja e Nikolin Jakës qenë përpjekje për të mbushur atë hon të madh ku dëgjohej lirshëm përplasja anë më anë e jehonës së budallëqeve”. Ardhja në studio e kujt? E Nikolin Jakës? Po atij Nikolini që u dënua për korrupsion në ministrinë e Transporteve? Pikërisht ai, ishte mbushja e honit – që sipas Lelës po krijonte Briseida?
Nuk e njoh fare Briseidën, por njoh Nikolinin. Nëpërmjet mendimeve për Nikolinin njoha dhe analistin Lela, vizionin e tij për “mbushjen e honeve të administratës”. Nëse Briseida Shehaj është honi e Nikolin Jaka me Alfred Lelën janë alternativa ndaj këtij honi, atëherë jam gati të hidhem në hon madje pa parashutë fare.
Me vjen keq per Leartin qe i ka okupuar nje faqe Dites per tu marre me Lelen e Cilit.Perse nuk ja vlen po e permbledh me pak rrjeshta:-se pari sa here qe shoh Lelen ne ndonje panel-me vjen peshtire-Jo se Lela nuk eshte i bukur perkundrazi ai shkelqen panelin(me paster e me bukur se Zhei),por shemtia e tij eshte tek argumenti i cili duket i porositur nga Cili..e ne mos jo nga ky domosdoshmerisht,ne cdo emision me njgjan me Tan spiunin i cili per nga kundershtia e pislleku per opoziten(poziten tani) ja kalon dhe Sales.Permenda kater emra te cilet bejne ligjin kur vjen puna te analizojne te majten dhe nuk lene panel pa ndotur-Po me thene te drejten edhe keto hane buke si ne ,por kane nje ndryshim,pasi jashteqitjen e kane nga goja-ky ndryshim nga humanet e zakonshem na ben qe emrat e tyre ne emisione nuk i degjojme me veshe por me nuhatje.Ne ato panele ku ndodhen jo rralle keta njerez qe pertej ekranit na vjen era e mutit-keshtu qe pa u bere prezantimi i pijesmarresve kuptohet qe,do muteroje Lela-Cili Zhei apo Tani dhe ky i fundit si karakteristike plus ka eren e nje muti me kore sigurimi,qe sala dhe xhozi vdesin per ta pertypur…..
Andrea, nuk te heq asnjë presje nga ato që ke shkruar. Shyqyr, nuk qenkam vetëm. Urime.
Shkrim elegant
Une nuk pashe as Lelen ,as Rudinen .
Por lexova Zaloshnjen ,juve ,dhe ne fakt nje armate diskutantesh mbi kte Briseiden .
Ateher ,nqs kjo eshte nje lufte midis jush ,se kush do recitoje me bukur ,ndjese qe shkruaj .
Por mendoj se kjo nuk duhet te jete nje “lufte” recitimi.
1} Nqs ky do jete gabim …do e vuaje vete zt Rama ..keni shkruar .
JO ,kte nuk e vuan zt Rama .Administrata publike mbahet me taksat tona .Te leme faktin qe ne cdo cep te administrates ,qofte dhe roja duhet te jene te afte por ktu po flasim per nje drejtori te rendesishme .Pra nqs Lelen e detyron Qili te shkruaje …kini kujdes ju per veten per kedo qe ju detyron te …recitoni .
2} Te lutem me kurse kte surrogaton qe me ben krahasimin .Nuk ka vend per krahasim me ke ishte dhe cfare kane bere .
3} Nuk e di cfare ka shkruar Lela per kto “kembet perpjete” ,por sinqerisht kur u emerua kjo znj Briseida deklaroi ” Isha ne vendin e duhur ne momentin e duhur ”
Dreqi e mori ,per tu ber drejtoresh ,na u dashka vendi i duhur dhe momenti i duhur …nuk u dashka shkolle ,konkurs ,cv ! U dashka te nderojme me grusht ne momentin e duhur dhe te jemi aktiviste te mjaftit te partise ??
Hajt pra ,Laert ,me realist .Jo per Lelen as per Qilin …por pikerisht qe mos te jeni ju zevendesuesit e tyre .
I votuam per ndryshimin …jo per momentin e duhur ne vendin e duhur .
Nuk e paragjykoja aspak derisa degjova kte pergjigje .por kur e degjova sepse dhe mua me shkoi mendja ” cfare vendi po diskuton kjo znj drejtoreshe ‘?
Nuk mu duk shume llogjik ky artikulli i juaj ,dhe cigaret e mia nuk ishin kaq nga qejfi .
Briseida te na tregoje qe pervec vendit te duhur di dhe ndonje gje tjeter .Vetem keshtu Lela do heshti dhe bashke me te dhe une .
Ah …ka dhe nje shkolle qe merret me aftesine e te folurit …mardhenie me publikun Keshillojani Briseides … e ka te domosdoshme …ose me mire te zbatoje “kodin e heshtjes”
do na kurseje …”halucinacionet” !
Nuk e njoh ket Briseiden. Sa per moshen them se vetem mire i behet punes me te rinjte ne drejtim. Por qe ne proven e pare kjo “e gjetur” ka deshtuar. Ka deshtuar duke vendosur ne tre vendet kyce njerez qe per shume vite kan udhehequr krimin dhe korupsionin ne administraten tatimore.Ne vend qe te shkarkoheshin e te uleshin ne banken e akuzes. Konkretisht, Diana Fishta, ardhur ne tatimet e Tiranes si “komisare ” e P.D me mision zbatimin e urdherave partiak per largimin nga puna te qindra punonjesve per motive politike dhe sjelljen e militanteve dhe ustasheve te korupsionit, detyre kjo e relizuar ne menyre prefekte, deri edhe me mbledhjen e kartave te identitetit te punonjesve dy dite para votimeve te 23 qershorit, me qellim realizimin e zgjedhjeve te “lira” dhe demokratike. Tani drejtore e D.Personelit ne D.Pergjitheshme. Derguar aty per te mbrojtur autoret e krimit ekonomik, aferat e te cileve e lan arken e shtetit bosh dhe xhepat e tyre plot. Mimoza Kalia, numeri DY i administrates tatimore, te asaj administrate qe udhehoqi qindra mega ofera multi miloneshe ku vetem ajo e lojerave te fatit dhe rimbursimet e TVSH me firma fantazem ne keto vite perbejne krimin me te madh ne historine organeve te tatimeve ne keto 23 vite. Tani udheheqe sektorin e VIP. Edhe kjo eshte zgjedhur per te garantuar rrugen e vazhdimesise…thone se eshte klani i dibranit Shkelqim Cani,M.Financave, qe edhe ne detyren e guvernatorit te bankes eshte shquar per emerime nepotike dhe klienteliste. Ismail Muca, eshte arkitekti i piramidave te borxhit tatimor, prandaj edhe ngrihet ne pergjegjesi si talent i pa zevendesueshem ne ket fushe….Aferim!!!! Apel per Kryeministrin !!!
Do reflektoje dhe Cili se bashku me Lelat si kameleone ndaj pushtetit qe jane, por do e ndryshojne ngjyren avash avash sa te shuhet influenca e Berishes ne politike.
AI
HENRI
CILI
ESHTE
NJE
KAVJE
E
HELMUAR
E
RREZIKSHME
“….Në rast se zonjusha nuk do ketë performancë të mirë, jam po aq i sigurtë se pasojat politike do t’i vuajë vetë zoti Rama si udhëheqës i kësaj administrate. Këtu për mua mbaron trilli i telenovelës së krijuar së fundmi…”
Ooooo Leaaaaaart,
Pasojat politike, mund ti vuaj Edi Rama, por pasojat reale nga mosarketimet e duhura i vuan Buxheti dhe indirekt zhvillimi i vendit, mirqenia sociale, shtresat me ne nevoje (qe mbijetojne me ate therrime te shtetit)….
Rama, koston Politike e paguan pas 4 apo 8 vitesh…..Shqiptaret kan nevoje per sot….kan nevoj per vaktin tjeter…..kupton????
Tani, diskutimi publik nuk ka qen perse kjo 30 vjecarja….Joooooo mor Jo….
Diskutimi publik ka qen perse kjo e pa eksperienca….Perse jo nje profesionist i pjekur, apo jan mbaruar te tillet ne shqiperi..
Ju e krahasoni me 31 vjecarin e Selehut!!!!!! Me gjith mend mund te marresh si model Salehun???
Po mir ore, Salehu Vrau 26 ne Gedec dhe 4 ne Bulevard…I bie qe Rama te jet me i mire po vrau vetem gjysmen e tyre(pra 13)…
Saliu me Lulin Vodhen/Shperdoruan rreth 400 mln euro per nje rruge Shkombi….Edi me te vetet, po vodhi vetem 200 mln, qenka me i mire…!!!!!!????
Edhe njehere, sot debati publik eshte perse duhet te emerohen ne postet me kuce te administrates publike persona pa eksperience por vetem funksionar partie….kjo eshte ceshtjaa…
Sa per ate se cfar mendon ai Fredi per emisionin e Xhunges, si plas kujt.
Ju Kola, kini per te shtuar dicka rreth ketij debati publik apo jo????(Me qense zini nje hapsire te caktuar te nje gazete goxha te repektuar dhe lexuar ne treg dhe opinion publik)
ORE NJERIIII NUK KE IDENE SE CFARE PERIFRAZON, QENKE INTERESANT ME ATO QE SHKRUAN.BRAVO !
Nese Montanelli do lexonte kete shkrim jo ne boce por te botuar do I thoshte profesionit te gazetar-komentuesit lamtumire pa shume komplimente e justifikime.
Eshte fat per autorin qe Montanelli nuk e ka kete mundesi, e per kete do e pesojme ne lexuesit e çdo sallate ruse qe te parit qe zgjohet nga krevati me xhumba I vjen ne mendje ideja brilante te shkruaje idiotesira.
Mos na bej te humbim kohe te tjera here. Te jesh plotesisht I qarte qe sapo te shoh emrin tend do nderroj faqen e sitit online.
Super like
Montanelli ka qene drejtor i”lL Giornale”,pronar Berluskoni.E ka permendur qe i eshte dashur te jete konformist,prandaj ti B.Gusho nuk e ke dhe aq tamam.Por ne fakt,Lela ka te drejten e tij te kritikoje,te dyshoje,te rroje,te mos rroje,te shkruaje,te mos shkruaje.Keto kritikat e forta çfare kerkojne?Qe heres tjeter Lela te mos thote gje se gati eshte artileria.dmth te autoçensurohet,sepse do dalin korrespondente e me keq fare,komentues qe do merren me familjen dhe fisin e keshtu do perfundoje ne griesen e mishit,si kushdo qe tenton te shkruaje ndonje gje.
ahahahhahahahah….. shume bukur e ke thene.
Learti, te cilin nuk do e lexoj me, paska kopjuare, tale quale, Travaglion, kur thote kete gje.
Laert, po argumentat e tua pro cilat jane? Ne cdo emerim te niveleve te larta, duhet te bazohesh ne karrieren e shkuar si premise per suksesin e ardhshem.
Pyetjet per Zj. Brisida:
1. A ka qenen nje studente e sukseshme? Kjo eshte premisa fillestare per kedo.
2. A ka qene nje punonjese banke e suksesshme? Nese do te ishte e tille do te bente hapa ne karriere ne banken ku punonte: nga e para (Tirana) u pushua nga puna. Nga e dyta (NBG) ngeli ne pozicion fillestar, specialiste e thjeshte. Nje hap para hodhi duke u transferuar ne nje banke qe eshte pothuaj inekzistente ne treg (FIB) e ndaj, asnje bankier i suksesshem nuk preferon te punoje.
Atehere, cfare eksperimenti po ben Rama me te?
ZOTI RAMA : BEJ KUJDES SE PO TA HEDHIN . LERE SAIMIRIN TE MERRET VET DHE TI ZGJIDHE PROBLEMET E RENDIT . SHIKO FINANCAT . ÇIMI NUK HEQ DORE KOLLAJ NGA E KALUARA , ESHTE I INFEKTUAR NGA FENOMENI ” N A N O O O O ” . DEGJOJE DAULLET QE PO BIEN QE SA SESHTE VONE ….. = Diana Fishta, ardhur ne tatimet e Tiranes si “komisare ” e P.D me mision zbatimin e urdherave partiak per largimin nga puna te qindra punonjesve per motive politike dhe sjelljen e militanteve dhe ustasheve te korupsionit, detyre kjo e relizuar ne menyre prefekte, deri edhe me mbledhjen e kartave te identitetit te punonjesve dy dite para votimeve te 23 qershorit, me qellim realizimin e zgjedhjeve te “lira” dhe demokratike. Tani drejtore e D.Personelit ne D.Pergjitheshme. Derguar aty per te mbrojtur autoret e krimit ekonomik, aferat e te cileve e lan arken e shtetit bosh dhe xhepat e tyre plot. Mimoza Kalia, numeri DY i administrates tatimore, te asaj administrate qe udhehoqi qindra mega ofera multi miloneshe ku vetem ajo e lojerave te fatit dhe rimbursimet e TVSH me firma fantazem ne keto vite perbejne krimin me te madh ne historine organeve te tatimeve ne keto 23 vite. Tani udheheqe sektorin e VIP. Edhe kjo eshte zgjedhur per te garantuar rrugen e vazhdimesise…thone se eshte klani i dibranit Shkelqim Cani,M.Financave, qe edhe ne detyren e guvernatorit te bankes eshte shquar per emerime nepotike dhe klienteliste. Ismail Muca, eshte arkitekti i piramidave te borxhit tatimor, prandaj edhe ngrihet ne pergjegjesi si talent i pa zevendesueshem ne ket fushe….Aferim!!!! Apel per Kryeministrin
Krimi me i madh i ketyre 22 viteve ka qene idjotezimi i shtypit.Duhet urgjentesisht te nderpritet financimi nga shteti po qe se financon ne shtyp e medja.Qeverrija ti hyje me themel financimeve te medias e efektivitetit te shpenzimeve pse jo edhe demin e shkaketuar popullit per dizinformim.EDHE ULJA E KRYEMINISTRIT TE RI NE NJE STUDJO ANTISHQIPETARE TE ‘KLANIT’ FEVZI ESHTE OFENDIM QE I BEHET SOVRANIT POPULL.Demokracija fillon nga informacioni e buka te dyja na mungojne.Fjala ‘integrim’ eshte pordhe me rigon ose karrote per te sjelle verrdalle ne leme nje gomar popull si 22 vjet me pare.
Lereni vajzen te punoje ! I eshte vene nje barre e madhe ne kurriz dhe shpresoj plotesisht ,se kete ” barre ” do ta mbaje me sukses ! Populli thot e : mos i shiko gunen por shikoi punen ” besoj ,se Rama ka bere zgjedhjen e duhur per vete qeverine e tij
Ne fakt kjo Briselda, as gunen dhe as punen nuk e ka pozitive.
Pjesa ku emerimi percaktohet eshte e sakte por do te thosha qe ka dhe pozicione te tjera pershkrimi i te cilave i perket lexuesve te oreve te vona.
Kurrse ky shkrimi eshte nje pacavure klienteliste e ketij Zoterise se Mjaftit Laert Kola qe mesa di ka fituar edhe ai nje post ne administraten e re. Pra ka konflikt te paster interesi.
Mjaft me avokatlleqe te gjerave qe i di i madh e i vogel.
Dhe mjaft me psikologjine “Lere Briseisden se buk me kos po ha”!
Ne fakt po ha buken dhe kosin tone dhe po e ha me luge floriri.
Prandaj nuk do te reshtim se demaskuari per cdo gje qe bejne ne kurizin tone dhe duke shperdoruar taksat tona.
Leart, e ke shkruar shume mire, por ke humbur kohen sepse ato qe thote Cili e shkruan Lela nuk ngjisin gjekundi. Lela me pamjen e tij qe mundohet ta beje me te mjere me vullnetin e tij, te ngjalle meshire.
Meshiroje edhe ti dhe lere me aq.
Cili po. Cili qe ben te fortin dhe kodoshin kerkon vemendje, jo per gje por per te mos u sjelle si ai asnje gazetar dhe asnje parelli.
Nuk e marr vesh kete Z Kola, mbase perpara se te flase per njerezit te cilet Saliu(berisha) i futi ne burg per demagogji dhe me pas dolen te pafajshem me vendim te gjykates se apelit (Nikolin Jaka), duhet te informohet..apo nuk ka problem mbushim faqet e gazetes (shaj te shajme)..
Keshtu nuk shmangim rrjedhen persekutuese qe me pare ishte e gazetes 55 dhe RD…Jemi per rilindje dhe jo per gjueti shtrigash..
Po nuk ke faj ti o Kole, e kape nje post drejtori ke Erjoni…tani te duhet ta mbrosh sojin. Sa per kritere dhe kontribute: te qenit MJAFT-ist dhe llapaqen bolshevik dalin e teprojne
Koha e mire, diket qe ne mengjes-keshtu thote populli. Learti nuk ka nevoje te mbroje emerimin qe Rama ka bere per Drejtoren e Pergjithshme te Tatim-Taksave dhe as duhet kete ta krahasoje me para ardhesin e saj, z. Spahia. Ky i fundit, natyrisht nuk ka plotesuar asnje kusht per kete vend pune, por kjo nuk do te thote, qe te vazhdohet keshtu. N.q.s jemi per jetesimin e Rilindjes, e mbeshtetim ate, duhet te ngreme zerin qesot, per cdo gabim qe behet nga qeverisja, sepse neser do te jete vone.
Me keta leshterike shtypi si LeJa me CiLina ka zene b…. lesh,u mesuam e nuk na ben me pershtypje. Ne duruam 23-vjet, nje gojendyre nga tropoja qe nuk la gje pa lerosur mbi kete truall. Lereni vajzen te punoje,gjykimin ja bejme pas gjashte muajsh pune, se dhe femija do 7-9 muaj te lind dhe jo me eficenca dhe funksionimi i nje administrate e kalbur qe ka lene ne kembe gojendyri-plak.
Lela e cilit,gazi,tani,brizeida ,nikolini,fredi,spahia,rudina,boooo sa shume emra!!!!!!!! cfare jane keta emra ,lista e klienteve te kafe blokut,lista te vobektesh qe marrin ushqimet me liste,studente qe perfitojne regjistrim shtese.Te nderuar gazetare,na i deshifroni,mos shkruani me kod.Gazeten nuk e lexojne vetem gazetaret!
Leart i dashur,
Here tjeter te lutem kur shikon Rudinen, mos shkruaj, me beso eshte me mire!
Drejtoresha tjetër e Ramës, ajo e doganave ishte drejtoresha që në daljet e para publike fliste shpesh për traun e doganave. Sipas saj, ai nuk do të ngrihej më nga njerëzit me bark, ndërsa u shpreh se pesha e saj ishte pupël. Kur kaluan vetëm pak ditë nga posti që mori, ajo është përfshirë në një skandal ku trau i antikontrabandës është “ngritur” për t’i hapur rrugën një dëmi që sipas drejtorit të Antikontrabandës kap vlerën e 2 milionë dollarëve.
“Bëhet fjalë për aksionin e kryer para pak ditësh në magazinën e kompanisë “Kurum”. Dyshohet se nga kjo kompani ka dalë në rrugë të jashtëligjshme pa u zhdoganuar një sasi hekuri prej 4 mijë tonësh. Subjekti me këtë veprim mund të ketë shmangur pagesën e TVSH-së në vlerën e 450 mijë eurove, arsye për të cilën ndaj kompanisë “Kurum” ka nisur një proces hetimi rreth shkeljeve të mundshme. Bëhet fjalë për një aksion prej 2 milionë dollarësh dhe mendoj se është pikërisht kjo arsyeja për të cilën po krijohet kjo situatë përreth meje”, deklaron drejtori i Antikontrabandës, Meidani, i cili menjëherë sapo ka ulur traun e doganës, duke mos lejuar këtë kontrabandë në nivele të tilla është pezulluar nga puna.
Vetë Meidani u shpreh në media para dy ditësh se, shkarkimi i tij është bërë nga Spiropali, pasi ai i kishte vendosur një gjobë prej 1.4 milionë euro kompanisë “Kurum” për fshehje të TVSH-së së hekurit me vlerë rreth 2 milionë dollarë. Meidani deklaroi se, “m’u bë e qartë nga njerëz të “Kurumit” se, nëse e çoja në fund atë aksion, do të kisha pasoja”. Shefi i Antikontrabandës u largua nga detyra pse zbuloi skandalin e korrupsionit të 2 milionë dollarëve, por nuk dihet se në xhepat e kujt do të shkojnë këto para, të Spiropalit, apo të Ramës?!
Urdhri i largimit është dhënë nga drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, e cila një ditë pas deklaratës së Meidanit për largimin hakmarrës nga detyra, deklaroi se, “pezullimi i Denion Meidanit është bërë, pasi ai ishte në provë prej tre muajsh dhe nuk i plotësoi kriteret”. Kështu ka deklaruar drejtoresha e Ramës, por faktet flasin krejt ndryshe. Meidani ka nisur detyrën si Shef i Antikontrabandës në Drejtorinë e Doganave para tre muajsh, pas nënshtrimit të konkursit, të cilin e kishte fituar mes mjaft konkuruesve të tjerë. Vetë Spiropali u emërua në krye të Doganave, pa konkurs dhe pa asnjë meritë. Shkaku i vërtetë i largimit nga detyra i shefit të Antikontrabandës është zbulimi i korrupsionit 2 milionë dollarë. Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, nga njëra anë lejon thyerjen e traut të doganave, siç ishte rasti i para pak ditëve në Doganën e Kapshticës, ku u lejua futja e një furgoni me 114 kg mariuanë në tokën greke, ndërsa nga ana tjetër, largon nga puna shefin e Antikontrabandës pse zbuloi një evazion fiskal prej 2 milionë dollarë në kompaninë “Kurum”.
Që t’i ketë sajuar këto shifra Meidani, kjo është absurditet. Edhe drejtoresha e Ramës nuk e thotë këtë. Shkak për shkarkimin e tij zyrtarisht është bërë Kodi i Etikës. Pra, nxjerrja e sekretit në publik për këtë kontrabandë të pastër. Po përse duhej të mbahej e fshehtë dhe të mos bëhej transparente në publik. Arsyeja ka të bëjë me një bakshish të majmë që ka qarkulluar nën dorë në rastin konkret. E thënë ndryshe, ato para që drejtori i Antikontrabandës kërkoi të dërgoheshin në arkën e shtetit, drejtoresha e Ramës ka menduar ndryshe, janë më mirë ato para në xhepin e saj dhe shefit që e emëroi se në arkën e shtetit. Ndaj urdhëri i Ramës ka qenë i prerë, drejtori të shkarkohet se për pak i prishi pazarin, ngjarja të mbahej sekret dhe ryshfeti të kalonte nga drejtoresha tek shefi i saj në krye të qeverisë. Dhe ashtu është bërë, drejtori është shkarkuar. Firma është shpëtuar dhe paratë kanë shkuar atje ku janë kërkuar. Kjo po që është RILINDJE.
O Kadaff Meidani,
Po çe ke gjithë këtë çarçaf mor aman, po mos e vrit mendjen kaq shume o i uruar se nuk je as tipi. Të gjen babi punë prapë, sa të jetë harruar pak emri yt, del babi në intervistë dhe shan Ramën dhe fap ti këshilltar te Presidenca dhe në mos të merr Jari të merr prapë xhaxhi Dhori.