Siç ka ndodhur edhe herë të tjera, në Shqipëri ka një ulje koke spektakolare dhe vetëshpërfillëse sa s’ka ku të vejë më. Ndodhën “97-ta”, “Gërdeci i përflakur” “shitja e Detit” që kaluan në këtë vend, natyrshëm, si epidemi, dhe indiferenca i pushtoi të gjithë. Kjo është dramatike
“Koloneli i Detit”, Prof. Myslim Pasha, merr pjesë në diskutimin masiv që po bëhet prej ditësh lidhur me shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Ja çfarë mendon ai pwr pasojat ekologjike, politike dhe shoqërore në rast se qeveria shqiptare do të pranojë demontimin e këtyre armëve në vendin tonë.
Ç’mendim keni për diskutimin e sotëm lidhur me armët kimike që thuhet se do të vijnë në Shqipëri !?
Po bëhen përgatitjet e para. Testimet, trajtimet e mediumeve të zhurmshme, kolona të kopjuara të protestave në botë, flamuj dhe simbole trupash të shtrirë në simulime të shpëlara, fjalime dhe degëzime të tejshkuara, në të cilat vjen një Shqipëri që kryengre vetveten kundër Armëve Kimike. Qeveria hesht në heshtjen e saj plot dramë, e cila kërkon të masë pulsin e bashkësisë së saj dhe pastaj të marrë vendim. Kurse opozita në çast ia vuri çallmën orientale Ramës dhe e emërtoi “Ramastan…” se ashtu ia do puna, jo se i djeg zemra për ata shqiptarët që i dogji me Gërdecin e saj fiziko-kimik të korrupsionit shtetëror, por edhe ajo luan me fatkobin tonë. Shqipëria ende nuk është degazuar dhe dezaktivizuar plotësisht prej “ishullimit” të saj militar kur ja … se ia gjetën udhën dhe ia kanë drejtuar orientimin si ta rrëfeje me gisht…: “Ti, Lugat e ke emrin Shqipëri. Digju ! Se akoma je e ishulluar…” Këto ditë që ekspertë imagjinarë dhe arlekinë, gjëllijnë në mendje të tyre se ku do të vijnë armët kimike të Assad që hamendojnë në gjeohapësirën shqiptare se ku do të vendosen ato, nga cilat kryeura do të futen dhe në cilat lugina do të afrohen, sa gradë do t’i shmangen Tiranës dhe sa do t’i afrohen maleve të zhveshura, ku do të renditen, që të përgatiten për laboratorët, se ku do të rrethohen me mburoja, izolime të fetishizuara; me një përkujdesje për rrjedhjet, më shumë se sa laboratorët bërthamorë… ku vallë në Qafë Mollë?, apo në Qafë Gjarpër?, në Mjeks!? , në Poliçan? apo ku vallë… Sikur të ishte afrimi i murtajës…
Nënkuptohet si një rrjedhje…se këtë proces demontimi e kërkon SHBA. Ju ç’mendim keni ?
Ka një keqkuptim të madh dhe një keqinterpretim të sotëm se gjithçka në shoqërinë shqiptare dhe ardhmërinë e saj varet nga SHBA, se ajo ka bërë shumë për Shqipërinë dhe kombin shqiptar (sidomos me Shqipërinë e dytë : Kosovën) etj. Këto janë të vërteta. Por ne duhet t’i largohemi kësaj mendësie. Jemi një vend europian, në NATO, kemi disa detyrime dhe duhet të jemi të barabartë. A është përzgjedhur Shqipëria? Për këtë s’ka asnjë konfirmim zyrtar. Një heshtje që unë do ta thosha si një rrjedhje e nëndheshme kimike… Pse kështu? Nëse merret një vendim, ne nuk duhet të identifikohemi me gisht: “Ja kush është gogoli . Atje dërgoni armët që të çmontohen e dezaktivizohen…!” Mendoj se nuk ka një detyrim të asillojshëm që e mendojnë se janë mësuar se ndodhen nën kapistër. Fatkeqësisht një mendësi është edhe këtu tek ne në Shqipëri, se ne bëjmë se çfarë na thonë amerikanët. Amerikanët na thonë dhe duhet të na propozojnë gjëra të mira. Nuk kanë pse të na përzgjedhin për të na rrezikuar. Ne jemi kaq të hapur për të thënë se nuk kemi as përvojë dhe as teknologji, e aq më tepër Dheu i shqiptarëve është në një klimë mesdhetare, të gjallë, jetësore, në bimësi, ujëra me një biodiversitet po kaq jetësor sa rreziku i gabimeve fatale mund të ketë përhapje të gjerë.
A kemi të bëjmë këtu me një përzgjedhje “sipas kokës … dhe qylafin” ?
M’u kujtua Shqipëria jonë e ishulluar gjatë kohës së socializmit të saj kështjellar. Gjatë Luftës së Ftohtë, ndër tunele, xhepa, guva, bunkerë gjigandë, tunele të nëndheshëm, futeshin shtabet, armatimet, municionet, raketat, topat e rëndë. Sipër bashkësi njerëzore “socialiste’ që s’kish bukë në sofër. Ky ishullim kishte brenda tij “ishuj të vegjël” të koduar me koordinata dhe emra të epikës veriore të Bjeshkëve, dhe një psikozë flijimi tërësor ngulitej dhe mbillej gjithkund: “Këtë vend mund ta hedhim në erë, prej nëndheut që e kemi mbushur me municion, e kthejmë në vullkan dhe shkretëtirë dhe nuk e dorëzojmë”. Kjo ishte mendësia e Ishullit, edhe pse nuk u hodhëm në erë, pësuam dramat më të mëdha, pasojat e së cilës po i ndjemë edhe sot. Ndërkaq në kohën e kthimit të mbramë, provuam që të zbërthejmë municione dhe armë kimike, me gjak të ngrirë, u dogjën njerëz të vuajtjes e të mjerimit, në tunele të paruajtur, prodhuam eksplozivë të klasit të parë në Mjeks, e mandej krijuam një punishte në afërsi të Aeroportit ‘Nënë Tereza’, ku shteti i kapur dhe korruptuar nën emrin e Gërdecit shfaqi shpërthimin e parë të mallkimit mbi popullin që ish ndotur dhe rrezatuar, me armët e municionet të cilat prej shenjtërisë së mbrojtjes së dikurshme i shndërroi në djegie të vetvetes, prej lakmisë fitimprurëse. Akoma e kemi ndër sy kërpudhën e llahtarit Gërdecian. S’na ndahet në përfytyrim. Dhe ja tani duket se një “mallëngjim” kimik nëndheshëm , po pse jo edhe i shpërndarë në efir në padukshmërinë e valëve elektromagnetike i përsillet Shqipërisë. Pse vallë Shqipërisë ? Mesa duket ia dinë kokën, ia dinë shtatin e mundimit e të pritjes, ia dinë përulësinë. Prandaj butë e butë e plot tigani kimik po ia bëjnë propagandën parësore që t’ia sjellin këtij “ishulli” që ende nuk është bashkuar me Kontinentin…
Ç’mund të veçoni për pasojat ekologjike ?
Ku do të gjendet kjo pllajë, ky yrt Shqipërie, që të jetë i favorshëm për laboratorin e madh të shkatërrimit, që të ketë një klimë antirrjedhje? Po ç’është ky Dhe Shqipërie, kjo klimë që të jetë më pak e favorshme për ta bërë qoftëlarg të pafavorshme, për vetveten? Po psikoza që do mbjellim? Për vite me radhë, ndofta njëzetë vjet e më shumë do ta kemi atë Yrt, atë Luginë atë pllajë si një vurratë vdekjeje të rrethuar më keq se centralet bërthamore? Po bimësia që është prerë, gurët e zhveshur, po ujërat dhe lloji i tokave, me një hidrografi të jashtëzakonshme ballkanike? Rrjedhje rrezatim kalim në kapilarë të Dheut dhe transmetim një ekologji që mbarset me rrezikun vdekjeprurës.
A do të ketë pasoja politike ?
Doemos do të ketë pasoja politike për Partinë socialiste dhe Edi Ramën si Kryeministër. Por mund të pritet një vendim i guximshëm (siç po duket) që edhe pse reagimet janë të përmasave të gjera, armët kimike të pranohen. Siç ka ndodhur edhe herë të tjera, në Shqipëri ka një ulje koke spektakolare dhe vetëshpërfillëse sa s’ka ku të vejë më. Ndodhën “97-ta”, “Gërdeci i përflakur” “shitja e Detit” që kaluan në këtë vend, natyrshëm, si epidemi, dhe indiferenca i pushtoi të gjithë. Kjo është dramatike.
Edhe hartograf-edhe politikan-edhe historian-edhe “kolonel,por sidomos kimist i shquar????
po mjaft o lym rri ne fushen tende.!!!
O kolegu im pensionist,Myslim Pasha!
Me TRADHETINE E DETIT te degjuam se ishje kompetent dhe fitove se te mbeshteti ai qe ti sot po merr neper goje ,pra Edi Rama dhe PS-ja ne Gjykaten Kushtetuese!!!
Ndryshe sot greket me Sali Berishen do na kishin vene kufirin tek thana perballe Sarandes!!
Mos na u ZGERDHI si Berisha,qe per 8 vjet na CAU TRAPIN duke u mburrur se “UNE JU FUTA NE NATO”,”UNE JU LIBERALIZOVA VIZAT”,etj,etj!!!
Sot ke deshtuar totalisht ne MOSDHENIEN E FAKTEVE SHKENCORE KUNDERSHTUESE,por ke bere nje HARTIM te denje per nxenesit e 9 vjecares!!!
Edhe kohen tone,kur NUK PIPETINTE MIZA,se cdo pune behej SHKENCERISHT e jo sic thua ti,o BUKE SHKALUR,mos e pergojo,se KEMI DERDHUR DJERSEN,MUNDIN DHE GJAKUN tone,qe me gjithe ate SASI KOLOSALE MUNICIONI,nuk ndodhi asnje aksident!!!
Edhe GREDECI nuk ndodhi sic llomotit ti,por se KRIMINELI Berisha nuk perdori UZINAT USHTARAKE dhe specialistet,qe kishte nxjerre ne lirim me 100 dollare ne muaj pension,por nga BABEZIA perdori femijet dhe grate,qe i genjente me 5 leke!!!
LERI SPECIALISTET E KIMISE,TE FLASIN,O ish KOLONEL,se po te ishje trim NUK BASHKOHESHE ME SPIUNIN E SHKELZEN BERISHES,SPAHIUN TURKOSHAK!
Mos u bej si KIU-FIU i estradave te socializmit:specialist per te gjithe!!!
Zoti Myslym Pashaj na e vrane Atdheun ket KRIMINELE Ne nuk kemi asnje politikan te pergjegjshem.
Kemi vetem vasale te bindur.
Lul Berisha eshte nje vemje me dipllom pink hollandeze,me dekorata serbe ne gjoks,dhe me vulen greke te tradhtise ne balle.
Kjo opozite i duhej Edi Rames.
Opozit e friksuar se po i prishin pallatin dhe do e fusin ne burg per vrasje dhe vjedhje.
Edi Rama e tregoi veten nje politikan i pabese nje Politikani i ndyre,qe shkel kushtetuten e Shqiperise,qe perdhos ligjin qe sapo miratoi ne Parlament.
Edi Rama ti je Vrasesi i popullit qe e genjve me premtime .
Edi Rama ka vendos me kohe per ardhjen e armve kimike te shfarosjes ne mase,dhe tani po mundohet te na nxjerre si fitimtar..
Cdo gje tjeter o njerez eshte vetem Justifikim per ti hedhur trute e GOMARIT nje populli te shkatruar,ekonomikisht,moralisht dhe piqikisht.
Na i vrave shpresat more i mallkuar.
Ed DROGMENI e ka marre vendimin me kohe dhe ekspertet ameriakn,si ata qe flisnin per Gerdecin dhe 21 Janarin vetem i dalin ne mbrojtje ketij PSIKOPATI.
MJER SHQIPERIA çfare i ben keta MASKARENJE.
Ku eshte FRD ,ku eshte Bamir Topi???,
Miq te nderuar te mblidhemi te klithim,te qjajme dhe te ulerijme,se vetem kete gje ne dim ta bej me mire.
Me thene te drejten, kjo fushata kunder armeve kimike eshte nje shans i madh per pordhacet qe te shesin sa me shume pordhe, sikur jane kunder pordheve kimike.
Degjoni “andrean” dhe rrini në guackën e budallallëkut qe ju këshillon ky derdimen.
…. Ishallah ! Zoti qe thone,
Nuses do i thote ne vesh :
” Sonte,do zem nje te njome…
Qofte shqipetar,ky peshqesh…”
Me sa ju kam vëzhguar z. Andrea,në një numér rastesh komentoni negativisht? Çfarë do të thotë ajo këshilla juaj ” rri në fushën tënde ” !? A nuk është nê fund të fundit edhe vetë profesioni e shkenca ushtarake ndërthurje e shumë fushave të dijes njerëzore? Éshtë që çke me të? Po të dëgjonim këshillën tuaj as qytetarë s’duhej të ishim,as protestues,as lexues e studiues dijesh nga fushat e tjera,as të interesuar për kulturën,arsimin,artin,historinë,as për të dhënë opinione e mendime për ato që lëçisim sepse..sepse…duhet të rrimë brenda dogmës-, “… Tê mos dalim jashtë fushës tonë…”!!? Edhe kryeministri duhet të meret me pikturë ose me mjekesi dhe jo me gjithë spektrin e detyrave kryeministrore sepse…del jashte fushës se tij !!! Sa për opinionin e z. Myslim them se ka thënë atë që duhej të thoshte një ushtarak i formuar gjithanshmërisht,në të gjitha dimensionet që përfshin e përcjell profesioni ushtarak,përfshi dhe atë politik! Nderime qytetar andrea por per ju, jo për komentin tuaj!
I nderuar nuk e kuptoj kete definicionin “ushtarak i formuar gjithanshmerisht” …do te thote gje gjithollog??? E kuptoj qe jeni i irrituar por merre me shtruar…
V. R!!! Me sa ju kam vëzhguar z. Andrea,në një numér rastesh komentoni negativisht? Çfarë do të thotë ajo këshilla juaj ” rri në fushën tënde ” !? A nuk është nê fund të fundit edhe vetë profesioni e shkenca ushtarake ndërthurje e shumë fushave të dijes njerëzore? Éshtë që çke me të? Po të dëgjonim këshillën tuaj as qytetarë s’duhej të ishim,as protestues,as lexues e studiues dijesh nga fushat e tjera,as të interesuar për kulturën,arsimin,artin,historinë,as për të dhënë opinione e mendime për ato që lëçisim sepse..sepse…duhet të rrimë brenda dogmës-, “… Tê mos dalim jashtë fushës tonë…”!!? Edhe kryeministri duhet të meret me pikturë ose me mjekesi dhe jo me gjithë spektrin e detyrave kryeministrore sepse…del jashte fushës se tij !!! Sa për opinionin e z. Myslim them se ka thënë atë që duhej të thoshte një ushtarak i formuar gjithanshmërisht,në të gjitha dimensionet që përfshin e përcjell profesioni ushtarak,përfshi dhe atë politik! Nderime qytetar andrea por per ju, jo për komentin tuaj!
Ti Lymo, ne kete prononcim nuk ke thene asgje, vecse me shume ke bere nje esse si ato hartimet e shkollave fillore ne fshatra, me teme: ” Toka jone e dlire, toka e jone e begat, atdheu yne i bukur”. ne kleta rast, une mendoj se duhet thene qart dhe prere me mendim specialisti e jo militantesh apo ambjentalistesh qe vetshpallen te tille per donacione: A demtohet apo jo mjedisi shqiptar, ujrat, pyjet, jeta e gjalle, produktet qe prodhohen nga toka, ajri, flora, fauna dhe sa cili eshte ndikimi konkret i ketij asgjesimi kimik (me tregues kimiko-fizik e jo me parulla)? duhen argumente ndershteterore e global-politike, ushtrake, sigurie etj, nese duhen lejuar te asgjesohen dhe perse duhen lejuar? Dhe nese nuk duhen lejuar, perse nuk duhen lejuar, pra me argumente e jo analiste mediatik, por me specilaist te fushes, madje edhe me prononcime nga eksperte nderkombetare? duhet shpjeguar prej qeverise, nese duhet ta zbatojme urdherin e NATO si vend i NATO, po ose jo dhe pse? Nuk flitet me mitingje per kete ceshtje, por me komunikim te hapur publik ne media, nga ata qe marrin vesh e jo nga gjoja aktivist te OJF qe na fakt jane organizata te sponsorizuara te quajtura IALMP (Individe aktiviste te listave mitingashe te partive) qe nuk dine as tabelen e mendelejevit te kimise.
Armet, helmet kimike vrasin, se ato per Te vrare jane shpikur dh Kush thote Te kunderten, genjen.
Sot ne Bote ka miljona tonelata Arsenal kimik e berthamor, Por ruajtja e tyre nen nje rregjim Te rrepte me profesionistet perkates, ben Qe Te Mos Kemi tragjedi.
Tragjedite ndodhin, kur keto arme Dhe lende helmuese, shkojne ne duar Te gabuara, Ku Edhe nje aeroplan civil kthehet ne nje arme, per terrorizmin, Por Kjo sdo Te na ndaloje ne Te udhetojme me avion.
Kemi Shume raste tragjedie Dhe Te gjitha kane si shkak, ose luftrat, ose lidhjet mafioze e terroriste, sic ishte rasti i Gerdecit, sic ishte Edhe rasti i vitit 97 Ku armet dolen ne rruge nga nje türme apokaliptike e cakerdisur, duke vrare cdo kend Qe i dilte perpara.
Preferoj referendumin, Por insinuatat Qe hidhen me qellim, tek nje popull i semure menderisht, nga Trauma berishiane, jane dashakeqese Dhe me qitje Te larget, Qe vjen nga qeveria e katastrofave shqiptare e Berishes.
Ne kohen e diktatures ka patur plot arme Dhe Helme, Por skishte njeribythe Te shkonte Dhe Te bente dicka Te jashtligjshme, skishte as bar miu, kur Sot rastet e vethelmimeve me lende helmuese jane alarmante, se ato lende helmuese i blen Edhe tek farmacia Edhe Te dyqani i bukes Dhe i fruta perimeve.
Natyrisht Kjo ishte ndoshta Edhe nje Test amerikan, per Te provuar proamerikanizmin e trumbetuar me Te madhe nga shqiptarhonja, e duan ameriken vetem per ti dhene viza me shumice, Por Dhe kosovaret Qe sduan Te vijne me Ne bregdet Dhe Ne na u haop barku, Natyrisht keta jane qente e ministrit Te Rrahman Morines, Isa Mustafa Qe eshte martuar me Sali Berishen.
Kjo eshte rilindja e Edi Rames.
Asgje nuk ndoth, edhe specialistet e kesaj fushe kane femije,por nuk kane vene kujen,ndersa vetem ne injorantet po ulerasim. T’i marim ato para, se na la byroja e partise”Demokratike”bakerr, ne te kater anet… Popull! Kujdes,Saliu eshte me i helmte dhe vret per dita…