Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
DITA! Kësaj qeverie i dha populli një milion vota për të justifikuar besimin e tij. Çuditem pse s’po e kupton kjo pozitë se popullit po i soset durimi. Çuditem, gjithashtu, që vetëm qeveria nuk fiton gjyqet! Ne, qytetarët e thjeshtë edhe e kemi fituar ndonjë, ndonëse gjendja në drejtësi është alarmante. Zgjohu, o qeveri, se po vete vonë, ç’të bën specialisti s’ta bën dot as ministri. Pastroni administratën nga militantët e servilët, akoma ju duhen vite për t’i peshuar, se ua pinë lëngun. Ditës i uroj të jetë në sulm të rreptë! Më bëjnë shumë përshtypje disa media që mbushin faqet vetëm me materiale pa vlerë, fare kashte pa kokrra, kur shumica e popullit të thjeshtë po përjeton varfëri të skajshme, kurse pakica noton në luks që as në ëndërr nuk i ka shkuar. Hallall ta kishte me punë, por e ka vënë me korrupsion të hapur sa të bën edhe karshillëk. Respekt, Dita!