Janë ca gjëra për të cilat, Pandeli Majko në këtë intervistë të gjatë për DITA-n pohon se “duhet një natë dimri” dhe flet shkurt. Është ndonjë temë tjetër, si përfolja e emrit të tij si kandidat i rëndësishëm i PS-së për zgjedhjet e ardhshme lokale, që ai preferon të mos e përfshijë fare në bisedë, pasi nuk ka asgjë të re dhe çfarëdo të thuhej, do ishte spekulim. Por edhe ato që thotë, mjaftojnë që kjo intervistë e Pandeli Majkos të quhet e rëndësishme. Të parën po rendis shprehjen kuptimplote, “kur të mos ketë të pakënaqur në Partinë Socialiste besoj se ajo do të jetë dita e “vdekjes” sonë politike…”. Është në fakt, në të mira e në të këqija, esenca e ekzistencës politike të PS-së dhe elementi që e shquan nga entet e tjera politike në vend: Reagimi, shprehja e një qëndrimi alternativ nga ai zyrtar. Është elementi, mungesa e të cilit do ta bënte këtë parti një PD tjetër, fjala vjen.
Majko nuk mungon të japë edhe një portretizim të tijin për rolin dhe figurën e diktatorit komunist Enver Hoxha, duke vënë në pah ngjyrat bardhezi që rreken t’i japin sot qoftë nostalgjikët, apo kundërshtarët e tij “gjenetikë”: Jo, ai është një figurë komplekse, e zezë që ç’ke me të, por edhe me disa muanca drite. Por duke lënë dhimbjet dhe vuajtjet në dorë të historisë, Majko shton diçka shumë interesante dhe për t’u mbajtur shënim: problemi më i madh që na ka lënë Hoxha, është se atë po përpiqemi ta imitojmë edhe sot e kësaj dite.
Por për të mos dalë jashtë frymës dhe qëllimit të kësaj interviste, le të mbetemi tek dy momente shumë domethënëse: Çfarë ishte Lëvizja e Dhjetorit, dhe çfarë ndodhi paralelisht me ndryshimin e formës së regjimit në Shqipëri. Duke e justifikuar edhe një herë namin e mirë të prononcimeve të sinqerta të tijat, Majko thotë hapur: Nuk është këtu fjala për një listë emrash që kryen një sipërmarrje të rrallë politike; por për një frymë të një brezi të tërë, që kërkonte me ngulm ndryshimin. Jo vetëm studentët, por sidomos ata; jo vetëm 200 apo 300 emra, por një shumicë e asaj shoqërie. Kjo edhe falë katandisjes tragjike të një sistemi dhe përfaqësuesve të tij, që nuk kishin fuqi të pengonin më asgjë dhe, për të mirën e tyre, nuk guxuan të bënin gjakderdhjen e fundit. Por ama bënë diçka shumë të poshtër, pa gjak, por që e sheh këtë shoqëri të vjellë pasojat sot e kësaj dite: Shpërndanë dhe infiltruan bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit në majat e sistemit të ri politik. Logoja, shumë e gjetur: Lëvizja e Spiunëve të Dhjetorit. Dhe padyshim nuk është puna për ata spiunë që denoncuan humbjen e një keci të kooperativës, por për “ajkën e inteligjencës” që hyri në krye të partive politike dhe jetës institucionale, për atë “inteligjencë” që edhe sot pas 24 vitesh po e merr këtë popull për budalla. Çfarë ka qenë e tek fundit, rrjedha e ngjarjeve të 24 viteve të fundit në këtë vend? Ka qenë as më pak e as më shumë, një kushtëzim i shantazhuesve dhe të shantazhuarve me histori spiunllëqesh e dosjesh, që ka rënë mbi kurriz të të gjithëve.
mendimi i juaj nuk eshte absolut, percaktues, bile-bile me ngjan me mendime ne pergjithesi idioteske, qe ke shprehur edhe here te tjera. Kenaqesh se Dita boton edhe mendime si te tuat apo edhe te sharlataneve te tjere.
Ne dhjetor 1990 thirrej ENVER-HITLER! Majkos i kujtohen valle keto parrulla apo doli kot atehere se e kapi rryma ( apo lapsi ).
Eshtè plotèsisht e drejtè qè mbi 80% e lèvizjes studentore èshtè e spiunève brenda saj ku mè vonè filluan protagonizmin ashtu si ngeli lideri i tyre i futur direkt nga ramiz alia.Tè tjere sot jane me shmice tek p d dhe nuk mungojne edhe te p s.Keta soj kanè peshtirosur intelektualèt e vèrtetè tè vendit tonè tè cilèt nè pèrgjithesi shikohen shtrembèr.Do disa kohe qè te pastrohen keto lloj skorie tè mbetura nga e kaluara.
Levizjen studentore e bene turmat e studenteve, jo ata ne podiume, qe shumica ishin te derguar nga Ramizi. Te gjithe “pardesyte e bardha” ishin te komanduar nga Alia dhe te mbrojtur nga sigurimi. Ata i dhane asaj levizje karakterin qe donte Ramizi, si dhe teoricieni i tij Spiro Dede. Levizjet reale ne ate kohe i bente te gjitha Ramizi, duke pozicionuar Gramozin, Saliun etj djathtas, dhe Fatosin majtas. Sa per Pandin….. ai ishte dhe eshte nje debil i lindur. Ai dhe Iliri u morren me levizjen rinore te Ramizit. Njerez me te peshtire se keta te dy ne ate kohe nuk kishte. Ne ato dite te ftohta dimri qe pervelonin me ndjenja kundra rregjimit, Pandi me Ilirin se bashku hidhen ne kampin komunist/socialist. Per ne qe i njihnim qe e pabesueshme, dhe sigurisht u bene objekt talljeje mizore. Ata qe i njihnin vertet qe i konsideronin me te meta mendore. Nje gje ndodhi qe nuk e prisnin as Ramizi e as te tjeret: njerezve i iku frika!!! Ndryshimi ishte i pakthyeshem. Byroja politike dukej me anakronike, e pafuqishme dhe idiote se kurre. Gjithsesi ne shqipot jemi me mire qe ndodhi, mgjs shume vone, dhe e fundit ne gjithe vendet lindore.
Dhjetoriste e vertet,ato idéaliste nuk Jane as ne PD as ne PS qe moti’ Kane mbetur aty vetem levizja e spiuneve te dhjetorit siç u pa te qyteti studenti dje,