Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi i ka bërë thirrje mazhorancës që të mbajnë duart larg nga zgjedhjet e 21 qershorit. Duke u nisur nga shenjat paraprake, Patozi thotë se situata do të vijë duke u përkeqësuar.
Gjithashtu ai akuzoi Ilir Metën se po ushtron presion tek qytetarwt e Vorës për të fituar me çdo kusht kandidati i së majtës. “Shikoj re të zeza në perspektiven e tyre dhe kam bindjen se gjithçka do të vijë duke u përkeqësuar, sepse të tilla janë shenjat. Po ju sjell disa shembuj për këtë, vetëm pak kilometra larg Tiranës, në bashkinë e Vorës.
Natyrisht, unë e di se Vora nuk është qendra e botës dhe se atje garohet për një njësi administrative relativisht të vogël, në raport me bashki të tjera të vendit që janë shumë më të mëdha. Por është aq flagrante dhuna dhe presioni i pushtetit, saqë ia vlen të ndalesh për ta paraqitur si model, ose më mirë të themi, për shëmbëlltyrën e shëmtuar të këtyre zgjedhjeve. Por këtë radhë, si asnjëherë tjetër atje mbizotëron një atmosferë lufte! Ka një ankth dhe tension të pazakontë në çdo fshat. Si ka mundësi? Sepse njerëzit janë po ata. Bandat e krimit nga Vora dhe Tirana, i kanë nxjerrë sheshit armët dhe i mbajnë lokaleve mbi tavolina.
Çfarë i bën bashkë dhe çfarë i trimëron, si policët me uniformë, ashtu edhe kontingjentet e krimit, që i kane harruar “hesapet e vjetra”, por janë të gjithë për një qëllim në Vorë? Përgjigja është – kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili është në qendër të gjithë asaj që po ndodh. “tha Patozi.
Nga foltorja ai paralajmëroi çdo oficer dhe punonjës policie ne Vorë, Tiranë dhe kudo tjetër që të qëndrojnë larg procesit zgjedhor dhe të zbatojnë ligjet e këtij vendi dhe Kodin Zgjedhor, dhe jo urdhrat politikë, qofshin këto edhe të Kryetarit të Parlamentit. “Edi Rama nuk mund të fshihet nesër, as gjoja pas kapërcimeve dhe fantazisë krijuese të LSI dhe as pas ekzagjerimeve të ndonjë kandidati që mund t’i dalë “jashtë kontrollit”.
Do të jetë bashkautor dhe bashkëpërgjegjës me çdo drejtues politik, kandidat apo nëpunës shteti që do të cenojë lirinë e zgjedhjeve më 21 qershor. Aq më pak nuk mund të fshihet pas gjoja zellit të veçantë të Ilir Metës, edhe sikur vetë të vendosë të qëndrojë jashtë skemës së deformimit të zgjedhjeve, ndërkohë që po bie erë të keqe gjithandej. Askush nuk e mban mend se kush ishte kryetar parlamenti, madje edhe ministrin e Brendshëm e kanë harruar se kush ishte më 2001, por të gjithë e kujtojnë si kryeministër të zgjedhjeve të dajakut dhe të mbushjes së kutive, Ilir Metën. Edi Rama, do të jesh ti përgjegjësi i vetëm, ndaj mbaji larg duart e pista të pushtetit nga zgjedhjet”, paralajmëroi ai.
Ju ka kapur paniku i humbjes se pashmangshme te zgjedhjeve, dhe gjeni justifikime e arsye per te mos u perballur me te verteten, qe ju s’keni cfare t’i ofroni shqiptareve dhe gjate kohes ne qeveri e keni qelbur, prandaj askush s’ju beson me dhe pastaj ia hidhni fajin qeverise qe po manipulon zgjedhjet.
S’ka nevoje fare kjo qeveri te manipuloje zgjedhjet, se i ka te sigurta qe do t’i fitoje, per me teper qe ka punuar aq ne kete dy vjet sa per te fituar besimin e popullit. Ne nuk duam ne qeverisje njerez lehaqene, qe e kalojne kohen duke gjetur alibi per humbjen e zgjedhjeve, por njerez qe merren me pune konkrete, duke iu pergjigjur interesit te qytetareve.
Ju keni degraduar komplet si parti, ju historikisht keni futur duart ne zgjedhje, ju nuk ishit ne gjendje te benit zgjedhjet te ndershme as brenda partise tuaj, e jo me te beni zgjedhje te lira e te ndershme per shqiptaret.
Po ik ore patoz se kot rri tani ne PD, nuk vlem me ti je zhvleresuar shume ore shokuuuuuu
Tashme i kane futur duart ne manipulimin e zgjedhjeve keta te Rilinjdes dhe te LSI-se ! Ka plasur leku sheshit per blerjen e votave nga kandidatet e Majte . Jo vetem qe po blejne votat por edhe po manipulojne listat e zgjedhesve si e si per te mare vota ne favorin e tyre . Zgjedhjet duhet te jene te lira dhe sa me demokratike .
Keta te zullumit Rama Meta jo vetem qe i kane futur duart ne zgjedhje por i kane perlyer aq keq sa nuk dine si te dalin tani . Turp qe manipulojne zgjedhjet dhe qe vjedhin votat .
Shko ore Patoz.
Ti je si peshku me kurriz tamam si ai.
E po kur behet muti I maces per ilac.Kjo po ndodh me ty more Patoz me qafe te gjate e pa pupula.