Partia Social Demokrate në Përrenjas dhe Partia Demokratike në Rrëshen kanë çuar në Kolegjin Zgjedhor ankesat për vendimet për kandidatët e tyre.
Kandidati i Partisë Social Demokrate në Perrenjas, Artur Topi ka ankimuar KQZ-në në Kolegjin Zgjedhor, pasi sipas tij KQZ vendosi ta çregjistrojë me pretendimin se firmat e mbledhura ishin të falsifikuara.
Kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi, braktisi mbledhjen e KQZ-së e cila u shoqërua me debate të forta për kandidatin e PSD-së për mos regjistrimin e Topit.
Dje në KQZ kishte mbërritur edhe përgjigja e aktekspertimit e policisë shkencore e cila verifikonte falsifikimin e firmave. KQZ votoi që të mos regjistrojë kandidatin e PSD-së për Përrenjasin, pas kërkesës të PS-së.
Ndërkohë edhe PD ka bërë kërkesën e saj të parë ankimore kundër KQZ-së në kolegj. Ajo ka kërkuar të anulohet vendimi i KQZ-së, i cili refuzoi regjistrimin e vëllait të deputetit Mhill Fufit, Ilir Pjetraj si kandidat për Bashkinë e Kurbinit, pasi u regjistrua 10 ditë me vonesë.