Pavarësisht deklaratave të Berishës për mospërdorjen e administratës dhe mjeteve shtetërore për fushatë, realiteti është krejt tjetër. Në faqen e tij në Facebook, deputeti socialist, Ervin Koçi, ka postuar një e-mail, me anë të të cilit Drejtoria Arsimore e Fierit urdhëron drejtorët e shkollave të sigurojnë pjesëmarrjen në mitingun e PD-së të stafit të tyre. Koçi e konsideron këtë një fakt të turpshëm, për të cilin Drejtoria Arsimore e Fierit duhet të mbajë përgjegjësi penale.
From: Drejtoria Arsimore Fier <[email protected]>
To:
Përshëndetje
Nesër, ditën e mërkurë, data 15 maj, ora 18.30, në sheshin përballë universitetit Kristal në Fier organizohet hapja e fushatës elektorale të Partisë Demokratike.
Drejtorët e shkollave të sigurojnë pjesëmarrjen në këtë miting së bashku me stafin e tyre.
Brenda ditës së sotme konfirmoni marrjen e këtij e-maili dhe pjesëmarrjen.