Deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso, Ervin Minarolli janë kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nga Partia Demokratike.
Mësohet se të kallëzuarit akuzohen se kanë falsifikuar vulën e Partisë Demokratike e simbole të tjera zyrtare të selisë blu pasi janë bërë pjesë e lëvizjes s ëish-kryeministrit Sali Berisha, i cili mbajti edhe Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në stadiumin “Air Albania” më 11 dhjetor.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ka qenë edhe personi që ka dorëzuar padinë në SPAK, deputetët akuzohen për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.
Në kallëzim drejtuar SPAK-ut thuhet se këta janë përsona që kane patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore.
“Këta janë përsona që kane patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore”, thuhet në kallëzimin e SPAK të PD.
Logoja e PD-së ishte kudo e vendosur në ‘Air Albania’ aty dhe ku u mbaj Kuvendi i 11 dhjetorit të Sali Berishës, që nga podiumi ku ishin vendosur folësit, flamujt që valëviteshin në tribunë, fletët e votimit e deri tek shajet që iu dhuruan delegatëve për shkak të temperaturave të ulëta. Megjithatë, në Kuvend u miratua një “logo” e re, e “modelit të vjetër”.
Berisha riktheu logon e vjetër të demokratëve, duke ndryshuar llojin e shkrimit, ngjyrë blu të theksuar, vizat e ndara te shkronja “D”.
Kjo bëri që PD-ja zyrtare t’i akuzojë “për falsifikim të vulave, stampave ose i formularëve kryer në bashkëpunim”.
j.l./ dita
Me vjen keq, por ne SPAK duhej te dergohej Dosja e Tmerrit Kriptokomunist 30-vjecar e Perbindeshit Serbo-Rus te Vicidolit
SPAK pike se pari , dhe me urgjence te shikoje ,trojet e pronareve legjitime te truallit ,qofte edhe troje shteterore , qe jane fallsifikuar ,dhe te vene perballe ligjit te ” fortet ” qofshin politikane ,kryeministra e ish kryeministra, pamvaresisht me emra te te treteve dhe oligarkeve te tyre ,qe i ndajne llogarite bashke ne te zeze . .Pastaj kur ti dali koha SPAK ,te meret me fallsifikimin e ketyre vulave te neokomunisteve te PD .
Ikini që aty se do ju vinë e do ju nxjerrin koqet nga fyti po ikni sa më shpejt se nuk ju mbron dot as Sorra as Kimetja e kapterr Ramiu
Të kallëzoj edhe 4934 delegatët
nuk esht spaku per ket pune
statutet e partive s’jan detyre e spakut
kan ngaterru adres