Deputetët demokratë kanë dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Fidel Ylli. Në kërkesën e tyre drejtuar Kuvendit, demokratët i kërkojnë institucionit ligjvënës që ta çojë çështjen e papajtueshmërisë me detyrën në Gjykatën Kushtetuese.
PD kërkon t’i heqë mandatin Fidel Yllit, deputeti: Është luftë politike
Partia Demokratike vë në shënjestër deputetin Fidel Ylli. Një grup deputetësh demokratë kanë kërkuar heqjen e mandatit të deputetit për Yllin, me pretendimin se ka shkelur ligjin.
Sipas deputetëve të PD-së, deputeti socialist ka rezultuar të jetë ortaku i vetëm i një radioje, në dhjetor të vitit 2009, ndërkohë që ai ishte shpallur deputet, me vendim të KQZ-së, që në gusht të këtij viti. Siç dihet, dhe siç përcakton ligji, frekuencat e radiove dhe televizioneve janë pasuri publike dhe një pronësi e tillë përbën konflikt interesi.
Deputetët e PD-së i kërkojnë Kuvendit që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese këtë çështje. “Kushtetuta thotë se deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse, që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre. Pas katër muajve, në shkelje të hapur me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, zoti Ylli rezulton të ketë bërë një shitje fiktive të radios, duke e kaluar atë në pronësi të së motrës, në fund të dhjetorit 2009”, thuhet në kërkesën drejtuar Kuvendit.
Vetë deputeti socialist e ka cilësuar këtë nismë të demokratëve si një luftë politike. Në një reagim të dhënë televizionit News 24, Ylli shprehet se me këtë lëvizje, qeveria përpiqet ta zhvendosë vëmendjen e publikut nga problemet reale. “Nuk ka pasur asnjë konflikt interesi dhe në asnjë moment nuk është shkelur ligji. Kjo është një luftë politike dhe qeveria përmes akuzave të pabaza kërkon të tërheqë vëmendjen nga problemet reale. ILDKP dhe gjykata kanë konfirmuar që nuk ka pasur konflikt interesi. Unë nuk kam qenë administrator, por pronar i radios”, u shpreh deputeti socialist.
Mire ua bejne. Kur nuk sulmon por rri vazhdimisht en mbrojtje, keto te gjejne. PD-ja e ka bere mutin mullar, e PS-ja rri i ben fresk. Keshtu shpjegohet agresiviteti i Berishes