Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: PD nxjerr humbës me sondazhe Agron Dukën. Igli Cara rezulton fitues, por nuk kandidohet
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > PD nxjerr humbës me sondazhe Agron Dukën. Igli Cara rezulton fitues, por nuk kandidohet
AktualitetLajme FlashLajmi i fundit

PD nxjerr humbës me sondazhe Agron Dukën. Igli Cara rezulton fitues, por nuk kandidohet

Dita
Published April 14, 2015
Share
SHARE

Për të bindur Fatmir Mediun dhe Agron Dukën, PD ka tentuar që të zhvillojë një sondazh ku sipas saj më i votuari rezulton Igli Cara.

Por pikëpyetja më e madhe është nëse këto sondazhe janë reale apo të dhënat janë të porositura direkt nga Basha dhe Berisha.

Ajo që dihet me siguri është se ish-kreu i PD-së, Sali Berisha është kundër kandidimit për Bashkinë e Durrësit të Agron Dukës.

Deputeti demokrat i Qarkut të Durrësit Igli Cara rezulton fitues në të gjitha sondazhet e organizuara apo porositura nga Partia Demokratike. Cara rezultoi disa pikë përpara dy kandidatëve të përzgjedhur nga selia blu, Arqile Gorea dhe Ardian Muka, si dhe Agron Duka të propozuar nga Partia Republikane.

Cara ishte një nga deputetët dhe drejtuesit e degës së PD që u rreshtua në krah të kandidatit të ndjerë Sokol Olldashi, në garën që ai pati me Lulzim Bashën për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, raporton Tema.

Gjithsesi selia blu duket se do të mbajë peng edhe për disa ditë përcaktimin e kandidaturës për Durrësin, i cili duket se do të jetë mes Arqile Goresë dhe Ardian Muka.

Dita April 14, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • gjeni dicituren says:
    April 14, 2015 at 3:45 pm

    Edhe Rama njelloj beri me Pandeli Majkon. Porositi sondazhe dhe kur pa qe dilte Majko fitues e hoqi fare si kandidate. Pse e gjykoni ndryshe Bashen dhe ndryshe Ramen? Keta njelloj po bejne si diktatore.

    Reply
  • Kseanela says:
    April 15, 2015 at 6:31 am

    Igli Cara, njeriu me i korruptuar i PD ne Durres, dallkauk, pa asnje vlere.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?