Për të bindur Fatmir Mediun dhe Agron Dukën, PD ka tentuar që të zhvillojë një sondazh ku sipas saj më i votuari rezulton Igli Cara.
Por pikëpyetja më e madhe është nëse këto sondazhe janë reale apo të dhënat janë të porositura direkt nga Basha dhe Berisha.
Ajo që dihet me siguri është se ish-kreu i PD-së, Sali Berisha është kundër kandidimit për Bashkinë e Durrësit të Agron Dukës.
Deputeti demokrat i Qarkut të Durrësit Igli Cara rezulton fitues në të gjitha sondazhet e organizuara apo porositura nga Partia Demokratike. Cara rezultoi disa pikë përpara dy kandidatëve të përzgjedhur nga selia blu, Arqile Gorea dhe Ardian Muka, si dhe Agron Duka të propozuar nga Partia Republikane.
Cara ishte një nga deputetët dhe drejtuesit e degës së PD që u rreshtua në krah të kandidatit të ndjerë Sokol Olldashi, në garën që ai pati me Lulzim Bashën për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, raporton Tema.
Gjithsesi selia blu duket se do të mbajë peng edhe për disa ditë përcaktimin e kandidaturës për Durrësin, i cili duket se do të jetë mes Arqile Goresë dhe Ardian Muka.
Edhe Rama njelloj beri me Pandeli Majkon. Porositi sondazhe dhe kur pa qe dilte Majko fitues e hoqi fare si kandidate. Pse e gjykoni ndryshe Bashen dhe ndryshe Ramen? Keta njelloj po bejne si diktatore.
Igli Cara, njeriu me i korruptuar i PD ne Durres, dallkauk, pa asnje vlere.