Partia Demokratike ka hedhur akuza mbi qeverinë dhe kryeministrin Rama se po bën propagandë me uljen e çmimit të naftës.
Sipas deputetit Florion Mima, Rama i bëhet krah tregtarëve të tij që blejnë më lirë në tregjet ndërkombëtare dhe ia shesin shumë më shtrenjtë qytetarëve tanë.
Deputeti Mima duke iu referuar “Global Petrol Prices”, tha se çmimi i naftës në botë është ulur dyfishë.
“Duke iu referuar burimit prestigjioz “Global Petrol Prices”, sipas të cilit vetëm në tremujorin e fundit:
Ne Greqi, çmimi ka rene me 9%, dhe jo 5.3% sic deklaron Kryeministri, ose 70% më shumë
Në Itali, çmimi ka rënë me 6.7%, dhe jo 4.8% sic deklaron Kryeministri, ose 40% më shumë.
Në Francë, çmimi ka rënë me 7.4%, dhe jo 4% sic deklaron Kryeministri, ose 85% më shumë.
Në Maqedoni, çmimi ka rënë me 10%, dhe jo 4.8% sic deklaron Kryeministri, pra mbi dy herë më shumë.
Në Hollandë, çmimi ka rënë me 8.8% dhe jo 4.4% që deklaron Kryeministri, pra rënie dy herë më shumë.
Në shkalle globale, cmimet e shitjes me pakicë të diezelit, vetëm gjatë tremujorit të fundit, kanë rënë mesatarisht me 16.2%, pa përmendur këtu që vetëm në SHBA cmimi ka rënë nga 3 dollarë galloni në rreth 2 dollarë galloni, pra ka rënë rreth 50%” u shpreh Mima.
Gjylameti: PD ka probleme me shifrat
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i PS. Nga selia rozë, deputetja Blerina Gjylameti tha se Mima përgënjeshtroi vetë kryetarin e PD i cili vetëm disa ditë më parë tha se çmimi i naftës në Europë ka rënë 40% në tre muaj.
Gjylameti tha se PD dhe opozita kanë probleme me shifrat.
“Sot deputeti i Partisë Demokratike gjeti më se fundi kurajon të përgënjeshtronte kryetarin e tij, i cili vetëm disa ditë më parë tha se çmimi i naftës në Europë ka rënë 40% në tre muaj.
Sigurisht që PD ka ende probleme me shifrat, njësoj si në opozitë, por fakti që deputeti Mima flet për ulje në shkallen mesatare 6,5%, vlerë e përafërt me uljen e çmimit edhe në Shqipëri, tregon se Kryetari Basha gënjente kur thoshte se çmimi në Europë u ul me 40%.
I kërkuam Partisë Demokratike të na tregonte një vend në Europë ku çmimi kishte rënë 40% në tre muaj. Pas shumë ditësh përpjekje, me shifra të gabuara arritën të na tregonin disa vende ku çmimi është ulur 6-8%, por sërish shumë larg uljes 40% për të cilën gënjente Basha.
Sot çmimi i naftës është një debat global, por e rëndësishme për Shqipërinë është se impakti mbi vendin tonë përputhet me vendet e rajonit, jo siç gënjente Lulzim Basha.”
Keta janè tamam si tè verbuarit e Saramangos (romani) por na vjen keq pèr personat specialist te fushès ekonomike qè duhet tè jenè tè sinqert me shifrat pavarsisht pozicioneve ku jane si z.Mima.Kultura profesionale kètè nuk e lejon por zoti Mima e tè tjere kane rènè shumè poshtè.
Kur shteti merret me cmimin e naftes ne treg kjo tregon ashiqare se Koha e Qepes e Enver Hoxhes dhe MURTAJA bolshevike qe solli 29 nentori i ZI jugosllav ne vendin tone jane akoma aktuale ne trojet shqyptare ku dora e hekurt e BOSIT te shtetit komunist vendoste per cmimet ne treg. Prandaj nuk ka pse te cuditet politika jone kombetare dhe kryeministri zemerak Edi Rama qe BE-ja nuk ngutet te na ftoje ne gjirin e vet.
Sulo Kapedani,
nuk e ka fajin Mima por genjeshtrat e Rames qe ekonomine dhe matematiken i ka pasur gjithmone problem:
http://www.lapsi.al/lajme/2014/12/09/economist-b%C3%ABn-arbitrin-mes-ps-e-pd-lidhur-me-%C3%A7mimin-e-naft%C3%ABs#.VIf4M3vpzyM