PD ka reaguar me një deklaratë pas menjëherë pasi kryesocialisti Rama prezantoi Ilirian Celibashin si kandidat për deputet në qarkun e Fierit.
Zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi, tha se Rama zvëndësoi Gramoz Ruçin me Celibashin, të cilin e akuzoi për vjedhjen e votave të Spartak Ngjelës gjatë kohës kur ky kandidonte përballë Ramës për Bashkinë e Tiranës.
“Doli para mediave dhe njoftoi zëvendësimin e Gramoz Ruçit si kryelistë në qarkun e Fierit me ish- kryetarin e KQZ-së, famozin Ilirjan Celibashi, me të cilin i vodhi mandatin Spartak Ngjelës, si rival që e kishte për kryetar bashkie. Burime nga selia “mavi” e partisë së re të Ramës bëjnë të ditur se këto ditë, Rama do të paraqesë kandidatë për deputete ish-kryeprokuren e Përgjithshme, Ina Rama, e cila e mbrojti atë si avokate, nga hetimi si kryeorganizatori i puçit të 21 janarit. Listës së kandidatëve do t’i shtohet Dhori Sollaku me urdhër të prerë të organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” që sundon mbi z. Rama. Kështu, mesa duket, partia e re e Edi Ramës përveç 99-shave dhe Mjaftucëve do përfaqësohet më shumë se kurrë nga bota e krimit dhe mbrojtësit e saj”, u shpreh Vorpsi.
Tju rroje bukuria trupore se mendja ju paska ik per lesh bubi te gjithve ju te pd-s.
Nuk e kuptoj keto femra apo meshkuj qofshi qe flasin ne emer te PD??!! Gjuha qe perdorin eshte nje gjuhe banale qe vetem nje e[ i] paedukuar apo qe ka shitur shpirtin dhe trupin bashke per nje vend pune.Kjo eshte arritje e Berishes..?!
Ndihmoi Berishen te vjedhi mandatin e Makbule Cecos e tja jepte Genc rulit. Ndihmoi dhe kunatin e tij Mediun te shpetonte nga Gerdeci. Ky eshte Celibashi i Fatmir Xhafes. Rama u dhi tu fut ne lista emrat e Metes dhe Mediut. Ndonje nga PS-ja do fusesh o Edo? apo ci do…
Akoma ste ka lene burri moj idjote, se edhe megjithese je yll, perseri gjithe ato qe thuhen per ty, ska burre qe te mbaje, vetem po ishte edhe ai ndonje zagar materniteti, qe si ben aspak pershtypje.
e kapi nje vend per deputete kjo ne zgjedhjet e ardhshme
Kjo Lolita vetem sa lexon idiotlleqet qe shkruan Sali Mesjeta. Po ketije i ka hik truni,ose nuk ka pase kurr tru. Mendon se Ngjela asht 8 vjec dhe do ta mesoje sot se ky Celibashi dhe Rama i paskan vjedh votat,prandaj do largohet nga koalicioni. Hajde diversion shpellaresh hajde. Mos te ishte vjedhja e hapun e votave me 8 Maj,per 100 vjet nuk e rrezonin Ramen nga Bashkia,sepse ka punu nen terror qeveritar per disa vjet,per te ndertuar Tiranen qe po e shkatrrojne jotiransit.
hajduti bertet! kapeni hajdutin.