Partia Demokratike i përgjigjet një ditë me vonesë deklaratës së Ramës për “Shqipërinë e vërtetë”. Selia blu lëshon një tjetër koment në lidhje me Konventën dyditore që mbajti PS-ja. Pavarësisht se deklaratat e Ramës u komentuan një ditë më parë nga PD-ja, duket se selisë blu i ka “mbetur merak” ose ka harruar të lexojë nga fillimi në fund deklaratën e Ramës, të cilës i është rikthyer sot për herë të dytë. Një ditë më parë, kreu i PS-së tha se e filloi bashkëbisedimin me publikun me “pyetjen se në çfarë Shqipërie duam të jetojmë: në të vërtetën apo në atë të gënjeshtërt? Sot ne jemi si popull, të imponuar të jetojmë në një Shqipëri të gënjeshtërt. Ne duam ta zhbëjmë këtë imponim dhe të jetojmë në Shqipërinë e vërtetë, që di të thotë të vërtetën që di të dëgjojë e të jetojë me të vërtetën”.
Në reagimin e saj zyrtar, Partia Demokratike thotë se Shqipëria e gënjeshtërt jeton vetëm në paranojën politike të Ramës.
“Partia Demokratike i rikujton z.Rama se: Shqiptarët sot jetojnë në Shqipërinë anëtare të NATOS dhe Shqipëria e tyre është aq e vërtetë sa c’ është e vërtetë Aleanca më e fuqishme e lirisë së të gjithë kohërave. Shqipëria e gënjeshtërt ekziston vetëm në paranojën tuaj politike. Shqiptarët sot jetojnë në një Shqipëri me halle por jetojnë në një Shqipëri ku qytetarët e së cilës lëvizin të Lirë në mbarë Europën, arritje historike kjo, për të cilën Edi Rama bëri gjithçka që të ua mohonte atyre. Kështu që për çdo shqiptar, Shqipëria pa viza është Shqipëria e vërtetë kurse Shqipëria e gënjeshtërt ekziston vetëm në psikologjinë e Sëmurë të njeriut që jeton në një botë tjetër halucinante, larg botës reale. Shqiptarët z. Rama, jetojnë sot në Shqipërinë e vërtetë e cila me gjithë vështirësitë reale me të cilat përballet nga kriza, me suksesin e reformave të saj sipas Komisionit Europian ka një rritje ekonomike katër herë më të madhe se rajoni, ka ndërtuar rrugë, ura, autostrada, superstrada, më shumë se të gjitha vendet e rajonit të marra së bashku. Shqipëria e vërtetë në të cilën jetojnë Shqiptarët me gjithë varfërinë, papunësinë etj. ka sot rroga dhe pensione më të larta edhe se disa vende të Bashkimit Europian. Ajo ka mbi 3-fishuar eksportet dhe investimet e huaja, ka rritur punësimin dhe sipas grupeve më serioze të konsulencës në Botë renditet e 4-ta për shndërrimin e rritjes në mirëqenien ekonomike. Shqipëria e gënjeshtërt ekziston vetëm në mendjen e atyre që me injorancë të plotë deklarojnë se Shqipëria ka rritje por nuk ka punësim, se borxhi publik duhet të matet nga banka si përqindje e GDP-së”, tha zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.
o Laura po pse nuk pyet ato debilat qe te nxjerrin: Njerzit po vriten nga bolleku apo mirqenia?
dhe sa ka Rama dore ne kto gjera qe po ndodhin perdite
… dhe te pakten beji floket bjonde se nuk dime asnje barsalete me brune
Sa here qe del kjo femer per ndonje lajm e vetmja gje qe me vjen ne mendje eshte “shume p.th kjo vajza” dhe nuk degjoj asgje qe thote.Keto te bukurat vetem nje gje e bejne mire”krevatin”.
Jete berishiane shqiptare me Vorpsin.Une e kuptoj qe bukuria,e jashtme,nuk shkon me zgjuarsine por femra te tilla injorante ne pak vende te ze syri.Eshte mos respect te gjinise femerore te lexosh ate qe ta ka shkrojtur Sala por edhe nje tregues se kush e ndjek Salen sot,kujtoni palmen e Mersiles ,qe Keli hiqet si i pavarur apo idiotizmat e Topallit apo te gjite femrave te PD.
Nje çorolinke qe keqperdoret me dashje.
bjeri bjeri se i bje bukur.per cdo gjo e ka fajin rama.
Jo se i ka mbetur merak PD-se per Konventen e PS-se,por i eshte kthyer ne ves Laures: Cdo dite duhet te dale para kamerave patjeter ,i duket se te gjithe e degjojne, te gjithe e shikojne me respekt.Harron Laura se ne kete menyre i nxjerr bojen vehtes. Te gjithe thone: -Doli dhe kjo Erla e dyte.Ajo na u hoq nga syte si Genti dhe Silvi !