Partia Demokratike ka deklaruar mesditën e hënës se kryeministri Rama jeton mes luksit në një shtëpi prej gati 400 milionë lekëshe, ndaj nuk mendon për studentët ose 290 mijë fëmijë që ushqehen vetëm 1 herë në ditë.
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa akuzon se Rama ka vendosur që për të gjitha akuzat mbi pasurinë e tij marramendëse, të përdorë gruan si mburojë.
“Edi Rama e nisi karrierën me 10 milionë lekë dhe sot, vetëm vlera e shtëpisë superluksoze në Surrel është deklaruar 400 milionë lekë. Ai thotë se tokën ku është ndërtuar shtëpia ia ka blerë gruaja. Dasmën e bën me kursimet e gruas, shtëpinë superluksoze e paska ndërtuar me kursimet e gruas. Madje edhe në bankën me pronarë fantazëm në parajsa fiskale e ka vënë në emër të gruas. Edi Rama ka bërë zgjedhjen më burracake, duke vendosur që për të gjitha akuzat mbi pasurinë e tij marramendëse, të përdorë gruan si mburojë. Kryeministri ka detyrimin të shpjegojë pse luksi real dhe pasuria e tij nuk përputhen me deklaratën e pasurisë”, deklaroi Zhupa.
Zhupa ka vijuar më tej duke deklaruar se sipas një dokumenti të brendshëm te OSBE-së, Edi Rama, për 11 vjet kryetar i Bashkisë së Tiranës, zotëronte në vitin 2015 një pasuri të fshehur 200 milionë euro.
“Shqiptarët duan të dinë pse ata kanë fëmijët pa ngrohje në shkolla dhe konvikte, ndërsa Edi Rama ngrohet në oxhak 18 mijë euro. Shqiptarët duan të dinë pse 290 mijë fëmijë ushqehen vetëm 1 herë në ditë, ndërsa kryeministri i tyre jeton si sulltan mes luksit, në një shtëpi që profesionistët e llogarisin me vlerë 2 milionë euro. Fshehja e pasurisë marramendëse është arsyeja përse Edi Rama votoi kundër vettingut të politikanëve”, tha Zhupa, e cila thekson se “Është koha që Edi Rama të mos fshihet me pas gruas, por t’i dale për zot dhe të japë llogari për luksin e paturpshëm në të cilin jeton!”
o.j/dita
e kuptoni ku jini katandisur PD vetëm me trrillime dhe shpifje kini humbur besimin dhe të njerrëzve tuaj kini aritur deri atje sa dhe të vërtetën të thoni sju besojnë më më vjen keq por ju shoh po i shtoni jetë gjatësinë pushtetit të ramës dh shkatërimin tuaj
Pd genjen , Rama nuk banon ne Surrel !!!!!!! Atje banon Linda qe ska lidhje me Ramen!!!!!! Ore keta trushpelaret e rilindjes e kuptojne, a kane pak dinjitet apo jo?????
Moj cupulinke ,mjaft na mbushet mendjen qe ini ne opozite pa kompromis me PS e ripjelljes..
A e dini kur do jeni ju ,per tju besuar serjozisht ,vetem atehere kur te ::::::::????:Ka plot ,por vetem dy gjera , do ja u permend sot .
1 KUR TE DILNI E TE THONI SE KETU NE SHQIPERI;NUK KA TREG TE LIRE ;MONOPOLET ;JANE TE KAPURA ;ME DHUNE ;NEPERMJET NESH PS , LSI dhe PD: Dhe zhvillimi ekonomik do vije kur te kem treg te lire ,dhe te shkulen me rrenje monopolet e mafjes politike ..
2 KUR TJA HIQNI “ISHI” ;PRONAREVE REALE DHE TE KERKONI FALJE ;PER VJEDHJEN ;DHE MOS ZBATIMIN E KUSHTETUTES posacerisht per pronat , nga ne te gjithe politikanete ketyre 27 viteve ,post komuniste ,pardesy bardhet e katovices .
I more vesh moj cupulinke keto ,dhe po ta zgjasesh ,ja u nxora te gjitha pronat qe kini ju te opozites ,me troje me hektare ,e vila e hotele me pishina e mos u merr gjoja me kete shtepi ne Surrel se kjo eshte nje fije floku ne kokat tuaja ,por ta leme ndonje here tjeter , se eshte me mire per ju ..Prandaj moj cupke ,mos u bej leve qorre e ketyre katovicareve , se eshte shume turp personalisht per ty .Dhe me beso ,po te kishja cupen time ty ,nuk do te linja te beje ketu ne gazeten e nderuar DITA
,Teater majmunash .?????? Raliteti i shefave te tu moj vajze eshte halli i SPAK qe po formohet ,hiq dore ,moj mashe e vockel ,ne dore te mafjozeve ,qe i ka ardhur mortja .