Anëtarët e kryesisë së PD-së në rrethe duhet të japin nga 1 milion lekë të vjetra në muaj për llogari të selisë blu, fond që do të përdoret për fushatën elektorale. Urdhri ka të bëjë me periudhën janar-qershor, pra do të paguhen edhe paratë e muajit të shkuar. Lajmi botohet sot në të përditshmen Shqiptarja.com, e cila i referohet një anëtari kryesie në një nga degët e Partisë Demokratike në Jug.
“Urdhri na është komunikuar dje nga kryetari i PD-së së rrethit deri në zgjedhje, secili nga ne duhet të japë për llogari të partisë 600 mijë lekë të reja”, thotë për gazetën anëtari i PD-së, i cili dëshiron të mbetet anonim.
Pagesat do të bëhen në rrugë informale dhe shumat do të dorëzohen te kryetarët e degëve të PD-së në rreth. Sipas një përllogaritjeje, me një kontribut të tillë, në arkën e selisë blu mblidhen të paktën 54 milionë lekë të reja.
Saliu do leke “qe te kerceje qeni i kallaixhiut” gjate fushates se zgjedhjeve…do te paguaj Podesten,ahengxhinjte,çingijet,hafijet..e per kete duhen shume pare.Po kete gje bejne edhe aleatet e tij te qeverisjes me Ilir Florirrin sepse floriri nuk i mjafton as per Moniken…
Po perveç presjonit per “te dhuruar per qeverine” ajo ne kundershtim me vendimet e “Gjykates Kushtetuese” (qe nuk e pyet asnjeri ne Salbani!!)po nxjerr nje dore te mire paresh edhe nga pensionet e ish ushtarakeve te cilat i ka shkurtuar por edhe i ka detyruar ata tu kthejne nje sasi paresh si “debitor” ndaj administrates idiote e te korruptuar qe nuk dij as tabelen e shumezimit…por mjafton qe te mbushen xhepat e partive ne pushtet!
Por vjedhjet nuk mbarojne ketu…shqiptaret po ndjejne tu futen neper xhepat e tyre duart e Saliut,Ilirit e te maskarenjve te tjere….