Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: PD: Veliaj mashtroi personat me aftësi të kufizuara
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajm i fundit cicerr > PD: Veliaj mashtroi personat me aftësi të kufizuara
Lajm i fundit cicerrLajme FlashPolitike

PD: Veliaj mashtroi personat me aftësi të kufizuara

redaktor
Published May 16, 2015
Share
SHARE

Partia Demokratike ka akuzuar sërish kandidatin e majtë për Tiranën, Erjon Veliaj se vazhdon me mashtrimet e tij.

Duke iu referuar premtimeve të Veliaj për personat me aftësi të kufizuara, PD ka deklaruar se ish-ministri i Mirëqënies Sociale u ka mohuar të drejtën e pagesës mbi 5 mijë personave nga kjo kategori.

“Sot jemi këtu për të demaskuar mashtrimet e Erionit. Në vetëm një vit, në 2014-n, plotë 5.153 personave me aftësi të kufizuar, Erioni iu ka mohuar të drejtën e pagesës së invaliditetit dhe më shumë se gjysma e tyre ishin përfitues të mbi 10 viteve në këtë skemë. Vetëm në Tiranë Erioni ka larguar nga skema e invaliditetit mbi 520 përfitues dhe më shumë se gjysma e tyre e gëzonin pagesën e invaliditetit prej më shumë se 10 viteve. Ngjashëm, ai premtoi në 2013-n se legalizimet do të ishin falas për personat me aftësi të kufizuara, se çmimi i energjisë elektrike do të ulej dhe se ai do t’i kompensonte ato plotësisht. Por të gjitha këto premtime rezultuan mashtrime”, ka deklaruar deputetja Albana Vokshi.

Sipas Vokshit, personat me aftësi të kufizuara po përballen me vështirësi të shumta dhe nuk i pranojnë më premtimet boshe të Erion Veliajt, pasi në 2 vite në pushtet ai nuk mbajti asnjë premtim, por vetëm mashtroi.

“Ngjashëm, ai premtoi përmirësim të legjislacionit të personave me aftësi të kufizuar, gjë që do të rezultonte në përmirësim të kushteve dhe të jetesës së tyre. Por sot, pas 2 vitesh në Ministrinë e Mirëqënies, jo vetëm që nuk ka asnjë përmirësim të legjislacionit, por përkundrazi ai është pjesërisht i përkeqësuar dhe pjesa më e madhe është e pezulluar, gjë që rrjedhimisht rezulton në përfitime të pezulluara për shumicën e personave me aftësi të kufizuar”, ka vijuar deputetja e PD.

redaktor May 16, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • superman says:
    May 16, 2015 at 2:24 pm

    kur shof keta njerez te cilet kan pase fatkesi ne jeten e tyre, me dhimbsen shume, por kur shof se politika e rilindjes tallet me dinjitetin e tyre duke i perbuzur a thua sikur ky pederasti erjoni a thuapo i nxjerr leket na xhepi i vet, jo more zoteri me ke tallesh ti, leket jane te taksave tona dhe je i detyruar me ligj tua japesh. paranojak-psikoskizofren

    Reply
  • oni says:
    May 17, 2015 at 2:21 pm

    Jo vetem me ata me aftesi te kufizuar por eshte duke mashtruar te gjithe qytetaret sepse motoja e tij eshte perca e sundo , mashtro e kritiko Bashen, ky nuk duhet te jete profili i vertete i nje politikani dhe per me teper te atij qe kerkon te menaxhoje Bashkine Tirane.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?