PDIU nis negociatat për koalicion parazgjedhor me PD-në. Kryesia e PDIU-së ka mandatuar kryetarin Shpëtim Idrizi, për të negociuar me kreun PD-së, Sali Berisha, lidhur me aleancën para zgjedhjeve të 23 qershorit.
PDIU e kishte kushtëzuar aleancën e saj me miratimin e rezolutës çame, por javën e kaluar, Kuvendi njoftoi se ajo ishte miratuar në vitin 2004, por nuk ishte botuar në Fletoren Zyrtare. Kaq mjaftoi që PDIU të hapte dritën jeshile për vazhdimin e koalicionit me Berishën, për ta formalizuar këtë në ditët e ardhshme.
Një ditë më parë, kryeministri Berisha u bëri thirrje partive të djathta dhe të qendrës të bashkohen në koalicionin e tij. Kjo ftesë përfshin edhe partinë e ish-presidentit Topi, FRD, për të cilën Berisha ka kërkuar gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së që të ulen tonet e deklaratave.
Por sot FRD dha sinjale se nuk ka ndërmend t’i bashkohet PD-së. Kryetari Topi tha se nuk ka marrë asnjë ftesë nga PD-ja dhe partia e tij vijon të ketë të njëjtin qëndrim në lidhje me aleancat me partitë e mëdha: më mirë vetëm.
Çamet e PDIU-se le te bashkohen me PD-ne se mbase parlamenti ka miratuar qysh ne 1970 ndonje ligj me Greket per t’iu njohur pronat e çameve Ne Greqi …por qe ishte harruar pa zbardhur.
Biles thone qe edhe bashkimi EUropian e ka fut shqiperine gjate viteve 60-te ne Europe por ishte harruar vendimi pa u zbardh.
Beee beee , bashkohuni me delet e pd-se se ne te arushes do shkoni dhe ngjala te fresketa do hani.
kjo dihej s’ka gje te re ketu,edhe “rezoluten” qe s’uka miratuar ndonje here e “moren” ta gezojne se Saliu shiti detin me miliarda fuci nafte ne 2012-ten se Camerine e 1914-as i bije nderment.por edhe z.Idrizi me shume ka qef pushtetin e parate se me camerine do te na hedhe hi syve neve pop.te thjeshte.
Nese vertet camet deshirojne te cojne perpara ceshtjen e tyre shpetim doganier drejtor idrizi eshte njeriu me i papershtatshem per kete detyre te shenjte…ta gezoni idrizin dhe “rezoluten”…
Idrizi mendon se vetem Sali Berisha mund te ktheje Camerine Shqiperise,pervec detit qe Baca ja shiti Greqise.Idrizit i interesojne pronat e Camerise qe duhet te marrim,jo pronat qe shet Shqiperia.Ai ka ne program ceshtjen Came,nuk i duhet gja,per ceshtjen Shqiptare.
Iblizi… Shikon punen e vet qe te prishi punen e te gjitheve…
Shpetim Idrizi nuk mund te jete nje politikan normal. Ka shume muaj qe kerkon te kaloje ne kuvendt rezoluten per camerine dhe ben lobim brenda partive parlamentare. Tani qe po afrohen zgjedhjet Saliu si mashtrues veteren e njofton se kjo rezolute ka kaluar ne vitin 2004 dhe nis bisedimet me PD per koalicion parazgjedhor. Zoti apo shoku Idrizi m.q.s rezoluta eshte miratuar ne vitin 2004, kohe kur ka qene ne pushtet PS dhe me kete te fundit duhet te beni koalicion se per ceshtjen qe ti “mbron”, PS eshte 8 vite para PD. Te jesh 4 vite deputet i arratisur nga PS ne preherin e Saliut per dorovitjen e disa drejtorive dhe te mos dish gjera kaq themelore per kauzen qe “mbron” ti qofsh qe ke sy e faqe e del.