Keto dite me tmerr te brendshem po percjellim ngjarjen e veshtire per ta pershkruar te vrasjes e dhunimit te disa femijeve nga nje person te cilin opinioni publik dhe media me te drejte nuk vonoi ta quante “ Monster “. Degjojme ngado qe njerezit, jane shokuar. Jane shokuar gazetaret e kronikes, por qe per shkak te lajmit dhe te shokut po hyjne ne detaje akoma me shokuese. Jane shokuar opinionberesit. Por jane shokuar edhe drejtuesit e policise. Ngjarje me te vertete e rende. Krime monstruoze te kryera nga nje autor vertet “Monster”. “Monstra e Femijeve”.
Nga ana tjeter ditet kalojne, shokimi na ka leshuar dhe na kap vetem kur diskutojme per ngjarjen e rende, apo kur na e kujtojne kronikat ne media. Tek e fundit kemi edhe nje fare imuniteti ndaj shokimit. Ky “Monstra i Femijeve” ishte i fundit. Te lutemi te jete i fundit.
Vetem vitin e kaluar ”Monstra e Grave” vrau njezeteeshtate gra e vajza. Marien, lulen e bukur, akoma femije e keputi tek punonte token, njeres i preu koken, nje tjetre i nguli thiken tek i shkulte nga qafa varesen, dhe vajzes ne krah te te fejuarit i dergoi nje plumb qe e kishte devijuar nga diku gjetke. U shokuam, kohe barbarie. Por “Monstra e Grave” nuk i vrau te gjitha grate menjehere. Shokoheshim, por prape e kaluam. Eh eshte e zakonshme. Le te lutemi te mos kete vrasje te tjera. Monstra e Grave ndaloi vete tek njezeteshtata. Sigurisht nuk na degjoi as neve dhe askend tjeter te interesuar e te ngarkuar me keto pune. Por as ne nuk kundershtuam.
“Monstra e Policeve” vrau njeri pas tjetrit tre drejtues te larte policie. U tronditem, por e kaluam. Eh eshte e zakonshme kjo, do te kaloje. Le te lutemi te mos kete viktima te tjera.
E keshtu me rradhe cdo jave cdo muaj e cdo vit, monstra te tipeve dhe natyrave te ndryshme na jane bere pjese e jetes, bashkeudhetare qe ne qytetaret e ketij vendi perpiqemi ti mbajme larg por qe pikerisht athere kur ne nuk e presim mund te na afrohen afer duke na ndikuar e rrezikuar jeten e perditshme. Lutemi sepse jemi te pasigurte dhe nuk kemi ku qahemi.
Por a mund te mbrohemi ne nga Monstrat e njepasnjeshme qe na rrethojne? A duhet te mbrohemi vete? A e ka dikush detyre te siguroje mbrojtjen tone? A paguajme ne qe dikush te na mbroje?
Te gjitha keto pyetje kane nje pergjigje te thjeshte dhe te shpejte. Po, eshte shteti. Por a e kemi akoma shtetin apo shteti ka rene? Kemi vite qe analizojme shtetin dhe kapacitetet e tij per te na mbrojtur. Kemi vite qe kryejme reforma te shumeaneshme. Por nuk kemi rezultate. Jemi futur ne nje qerthull, dhe vime verdalle pa pare kerkund nje dalje.
Shteti perbehet nga pushtetet. Kemi nje pushtet legjislativ. Nese do te te prishet dita, ndiq punimet e parlamentit. Aty shfaqet “Monstra e Parlamentit” ne formen e dhunes verbale. Ne formen e instikteve shtazarake por ne kete rast te shprehura me fjale, nganjehere edhe me grushta, me liber shpije, per zhelesh, kunder opozites se pabindur, fajtores se vetme te reformave te papermbushura.
Kemi pushtetin e drejtesise i cili ka rene teresisht pre e “Monstres se Drejtesise”. “Monstra e Drejtesise” pengon hetimet, liron vrasesit, ndryshon e lehteson akuzat, vjedhjet dhe korrupsionin i fal si te pa provuara. Pas ketyre vendimeve te “Monstres se Drejtesise”, kriminelet e te korruptuarit e “pafajshem” japin mend neper tribuna, na mesojne se si duhet te sillemi, na tregojne se ç’eshte e mire dhe e keqe. I kemi pare si jane trashur e po pelcasin nga hallet e shumta, duke punuar e perpjekur per ne, duke na rrjepur perdite , duke na vjedhur e privatizuar cdo gje qe ketij vendi i ka mbetur. Te gjithe keta te babezitur kudo qe jane ne drejtim ose jo kane edhe nje tipar tjeter. Ata jane kthyer ne Monstra.
Ti shkon me kostum sportiv te marresh pjese ne maratone, te vraposh. Plot qytetare te mbledhur. Te bardhe, te zinj, te kuq, blu e te verdhe.Te gjitha moshat, te rinj e te reja, burra e gra, shkollare e student, por edhe shume femije. Pa ngarkesa te panevojshme fizike e mendore, vetem me nje qellim te marin pjese ne maratone, te heqin stresin, te harrojne per nje moment te perditeshmen dhe te vrapojne. Te gjithe presin shenjen te filloje gara. Ne vend te shenjes ngado bucasin bokset. Degjohet nje ze, ulerime e njohur. Ka ardhur e po bertet “Monstra e Mitingjeve”.
Keshtu ne kete rradhe te gjate Monstrash, mund te permendim Monstrat e debateve televizive dhe sidomos interesant behen debatet politike, ku shfaqet “Monstra Minister”. Ndonjeri syresh arrogant, me gjuhe rrugaçi, i gatshem te rrihet ne studio, me nje fjalor qe ja kane zili edhe halabaket me te spikatur. I versulet viktimes perballe duke ia perplasur ne fytyre te gjitha gabimet qe ka bere duke qene ne opozite. I ben fet e fet llogarite, ku del se te gjitha fajet e qeverisjes i kane keta “pisat” perballe, i kercenon shtate breza qe te mos hapin me gojen. Sheh qe ai ka epersi mbi njerezit normale e me parime, shtriqet ne kolltuk pas cdo sharje e shantazhi, i vetekenaqur, dhe mendon se ai mund te fitoje cdo debat me keta “ plehra “. Ai fiton sepse eshte jo normal, ai nuk ka parime, nuk ka nder, nuk skuqet e zverdhet, nuk ka ndjenja, ai eshte nje Monster. Te gjithe pyesim kush e ka vene ne krye kete Monster?
Mund te vazhdojme keshtu me kete shoqeri Monstrash. Mund te permendim “Monstrat Opinioniste”, “Monstrat e Korrupsionit” masiv e galopant, Monstrat e shoqerise civile qe marrin parate per te ngritur zerin kundra Monstrave, por qe ata nuk e bejne se jane vete Monstra. Sistemi i Monstrave lind monstra e monstruozitete te reja. Nuk duhet menduar se kemi te bejme me Monstra te mira e te keqija. Se gjoja Monstra e krimeve eshte me e keqe se Monstrat e tjera. E keqja e perbashket e te gjitha tMonstrave eshte se sipas fushes ku veprojne kane deformuar e kane kriminalizuar standardet, dhe pikerish per kete arsye jane njesoj te rreziksheme.
Duhet te vendosim do te qendrojme nen pushtetin e Monstrave, apo do ta bejme vendin tone nje vend me shtet, me drejtesi e me standarde, ku qytetari te mos kete frike te dale ne rruge se e kap nje plumb qorr, ku te veproje drejtesia e jo vetegjyqesia, ku krimi e korrupsioni te ndeshkohen, ku policia te sherbeje e jo te sherbehet, ku te kete punesim e ekonomia te zhvillohet.
Para disa ditesh nje aktvist me nje ze te mekur tha se do te dilte te bente nje xhiro andej nga sheshi, per te protestuar. Mendoj se zeri ishte i mekur jo per faktin se kish frike se do te protestonte, por per faktin se ish i pasigurte nese do ta ndiqte njeri dhe do te dilte bashke me te ne shesh. Ne fakt aktiviteti u be dhe me modesti njerez te civilizuar dolen ne shesh per te mbeshtetur aktivistin. Keta njerez qe protestojne hapur dhe qe do te duken pak fillimisht, shume shpejt do te pasohen nga te tjere. Ne jemi shume jemi kudo, por duhet te ngrihemi kunder Monstrave, pasi ne jemi shumica, dhe jemi ne anen e drejte dhe te duhur. Ne duhet te bejme ndryshimin e kesaj katrahure ku vendi po bie perdite, me shpejtesi. Ne po presim ndryshimin e afert.
Nese Monstrat do te perpiqen te pengojne ndryshimin, ne te gjithe bashke me fuqine me te madhe, me ate te popullit do t’i mposhtim.
Ai zeri i aktivistit nuk do te jete me nje ze i mekur por nje ze i temershem i qindra mijra aktivisteve. Nuk do te jete nje film kunder Monstrave. Do te jete realitet.
Anila Basha dhe Shqiptarja.com kane te drejte! Absolutisht.Kjo polici e Berishes eshte kriminale.Ne bote ,une jetoj prej 23 vjetesh ne amerike,media ka detyre dhe te drejte te informoje publikun,policia dhe sistemi i drejtesise berishian eshte nje skandal i vertete!Kete ka dashur te thote Anila,per te cilen kam respect , e vleresoj per guximin e saj per te kritikuar Berishen,e cila ka te drejten e Zotit te na tregoje mendimin e saj.Po kjo eshte loje e poshter e kriminelit Berisha njelloj si me Top Chnnel.Perdirisa Berisha do te jete ne pushtet do te prisni gjera me te tmershme.Good Luck Albania po te votoni prape Berishen apo po ta lini te vjedhe perseri zgjedhjet!