Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Pekini sfidon Obamën: “Mjaft me diktat, ose do ketë luftë!”
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Pekini sfidon Obamën: “Mjaft me diktat, ose do ketë luftë!”
BoteLajme Flash

Pekini sfidon Obamën: “Mjaft me diktat, ose do ketë luftë!”

Dita
Published June 1, 2015
Share
SHARE

“Nëse linja e SHBA është që Kina duhet të ndalet dhe të bindet, atëherë një luftë në Detin kinez jugor është e pashmangshme”.

Në qendër të kësaj përplasjeje është kontrolli i Oqeanit Paqësor. Në ato ujëra luhet supremacia mbi një zonë tregtare, energjetike dhe strategjike me rëndësi parësore në nivel botëror. Deri tani, përplasja ka qenë vetëm në rafshin diplomatik. Pekini do të donte të kishte kontroll të plotë të arkipelagëve që janë të pranishëm në Detin kinez jugor dhe në atë lindor. Përplasja kryesore është për ishujt e Spratly dhe ata të Diaoyu-Senkaku. Këta territore pretendohen edhe nga Filipinet, Taivani dhe Brunei, por edhe nga Japonia.

Kina, përmes operacioneve ushtarakë, ka provokuar disa herë fqinjët e vet dhe në këtë mënyrë, kanë ndërhyrë Shtetet e Bashkuara. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter i ka kërkuar Kinës “që të ndalë në mënyrë të menjëhershme ndërtimet dhe pretendimet që bien ndesh si me të drejtën, ashtu edhe me normat ndërkombëtare”.

Por përgjigja e Pekinit ka qenë e ftohtë: “Askush nuk ka të drejtë t’i thotë Kinës se cfarë duhet të bëjë – është përgjigjur zëdhënësi i ministrit të Jashtëm, Hua Chunying. SHBA heshtin në mënyrë selektive dhe përdorin dy lloj metrash për t’i hedhur benzinë zjarrit në Paqësor, në tentativën për të frenuar Kinën”.

Sipas kolonelit Zhao Xiaozhuo, Pekini nuk ka aspak ndërmend “t’u bindet urdhërave të SHBA, që janë të vendosura të zhysin në kaos Azinë, me qëllim për të mbrojtur interesat e tyre”./Bota.al

Dita June 1, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
7 Comments
  • Arben says:
    June 1, 2015 at 5:28 pm

    PO VJEN RROTULL ME DUKET.

    Reply
  • LABI says:
    June 1, 2015 at 6:29 pm

    T GJITHE PO VENDOSIN DYERT E SHTEPIVE TE TYRE QE I “HOQEN” NE 1990.
    PO SHQIPARIA A DO TI VENDOSE DYERT E SAJ. SE KETEJ ME GREKET NUK KA……DHE ME SERBET I HOQI FARE…..NUK PO MERET VESH SE PU PO SHKONE KJO BOTE!!!!

    Reply
  • Dajvrana says:
    June 1, 2015 at 6:37 pm

    Ska Shaka me keta kinezet jan superfuqi edhe vete NATO e di qe jan te pathyeshem , nejse do zoti mos te kercas se vendet si ne do te zhduken fare nga harta…..

    Reply
    • KORÇARI says:
      June 1, 2015 at 11:50 pm

      Superfuqi e bythës janë, këta i vuri përpara Japonia dhe i bëri fërtele, ti më thua Superfuqi.

      Reply
  • cuci says:
    June 1, 2015 at 7:05 pm

    qofte per hajer

    Reply
  • "Horri i Bulevardit" says:
    June 1, 2015 at 10:51 pm

    Azia dhe ne vecanti Kina dhe India, ndoshta e mendojne seriozisht nje lufte, se vete mbipopullimi, eshte nje problem, qe asnje strategji ekonomike, nuk mund ta zgjidhe.
    Luftrat e se ardhmes, do te jene per ujin dhe mbipopullimin.

    Reply
  • lato says:
    June 2, 2015 at 7:18 am

    Kam respekt per popullin e urte dhe punetor kinez,por qeveria po e fut ne nje aventure.Ne nje lufte keta do te pesojne me keq se Japonia.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?