Servet Pëllumbi, ish-kryetari i Kuvendit dhe njëri ndër politikanët më të vjetër e me përvojë të periudhës së pluralizmit, formulon qëndrime kritike për situatën në Shqipëri, për opozitën dhe Partinë Socialiste. Në një intervistë të gjatë për revistën “Java”, ai shprehet se maxhoranca po përpiqet të korrigjojë një kurs drejtimi të vendit, që ka lënë pas një situatë depresioni e skepticizmi të përgjithshëm. Megjithatë, duke folur për gjendjen brenda PS, ai thotë se marrëdhëniet mes forumeve, demokracia e brendshme dhe standardet e tjera statutore, kanë bërë që Partia Socialiste të duket tashmë si një fiksion. Ai thotë gjithashtu se marrëveshja mes LSI duhet të vijojë.
Profesor Pëllumbi, si e gjykoni, nga pozita e një politikani të tërhequr nga politika aktive, por edhe e një studiuesi me stazh të gjatë, situatën aktuale që kalon vendi? Ka një dilemë të përjetshme shoqëria shqiptare, mes shpresave të mëdha dhe një lloj skepticizmi endemik, sipas të cilit “ky vend nuk bëhet”. A “po bëhet” Shqipëria një vend më i mirë, sipas jush?
–Situata aktuale në Shqipëri ka të gjitha tiparet e një vendi,që pasi ka lënguar për një kohë relativisht të gjatë në krizë ekonomike, politike e sociale, po përpiqet të rikuperohet përmes vështirësish të shumta dhe hapash jo dhe aq të sigurt nga ana e qeverisë së re. Për më tepër, që garnitura e mëparshme e pushtetit të PD-së, sidomos gjatë mandatit të dytë, përmes një propagande bajate e manipuluese, u kujdes veçanërisht për të fshehur gjendjen reale, për të mbuluar dështimin e qeverisjes, dukuritë e krizës ekonomike, korrupsionin kapilar, devijimet e rrezikshme në ndarjen e funksionimin e tre pushteteve dhe të demokracisë. Madje, për të zbatuar deri dhe strategjinë e “tokës së djegur”, me shpresë se kështu u shtohen shanset për t’u rikthyer në pushtet.
Më pyetët, a po bëhet Shqipëria? Në të vërtetë këtë pyetje ma kanë bërë shumë herë në takime spontane që kam pasur anë e mbanë vendit e që nuk janë të pakta. Kuptohet, pa pasur ndonjë angazhim politik konkret. Gjithsesi, kjo pyetje dëgjohet gati në të gjitha nivelet e shoqërisë sonë, sidomos tek brezi i ri i qytetarëve shqiptarë, që ka dhe nivelin më të lartë të papunësisë. Pyetje e vështirë e komplekse. Realisht po ndodh jo vetëm shpërfytyrimi i sistemit demokratik, por dhe shpërfytyrimi i shqiptarit, i jetës dhe i shëndetit të tij mendor, bjerja e vlerave kombëtare e njerëzore, familjare, prindërore, vëllazërore e miqësore. Tragjedi e drama sociale të përditshme. Krime monstruoze, tritol dhe aksidente, humbje të shumë jetëve njerëzore. Sa shumë informacione pesimiste “bombardojnë” vetëdijen tonë çdo ditë…
Ç’po ndodh? S’po i njohim më njerëzit, rrënjët e ekzistencës sonë, historinë, traditat, moralin, se çdo gjë shahet, përdhoset, aq sa duket s’kemi më ku të mbahemi. Në nivele të larta të politikës “kundërmon era e çorbës së prishur”! Po bien “mure e tavane” të ndërtesës tonë shoqërore. Qyteza e fshatra që fshihen nga harta. Shqipëria normale, ku mund të jetohet e punohet, po shndërrohet në një ëndërr të largët. Kjo përbën një përgjegjësi të madhe për klasën e sotme politike. Ndërkohë, ky lloj degradimi kërkon një shkundje të përgjithshme, duke filluar nga partitë, nga klasa politike e më tej tek masa e qytetarëve, për të shpëtuar njeriun tonë që “vret”kohën në kafenetë e shumta të shndërruara në “institucione të thashethemeve”! Thënë ndryshe, kërkohet një rilindje mendore kombëtare.
Më konkretisht, mendoj, se për realizimin e këtij objektivi, së pari, kërkohet reflektim, njohje e thellë e realitetit, ashtu si është në të vërtetë, sepse të vërtetat që fshihen, do të thoshte F.Niçe, transformohen në katastrofa; së dyti, shoqëria civile dhe mbarë opinioni intelektual e shoqëror, të mos lejojnë që varfërinë ideore dhe boshllëkun shpirtëror, ta mbushin neomisticizmi dhe surrogatot e “kulturës masive”; së treti, nuk mendoj se e teproj po të ritheksoja, se pa një ide të qartë kombëtare e patriotike, pa një lëvizje për emancipim mendor, filozofik, kulturor, etiko-moral, arsimor, teknologjik, ekologjik etj, shoqëria shqiptare nuk mund të reformohet e të rilindë, nuk mund të ecë përpara me ritmin që kërkohet në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe të konsolidimit të demokracisë.
Zgjedhjet e 23 qershorit krijuan një konfigurim të ri politik në vend. Si ju duket marrëdhënia mes pozitës dhe opozitës, dhjetë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve?
-Që në fillim do të theksoja një veçori karakteristike: Partitë politike tek ne i përngjasin një arkipelagu ishujsh, që as japin as marrin ndërmjet tyre. Kjo vazhdon të sjellë veçse pasoja negative, sepse demokracia është bashkëpunim, dialog, zgjidhje bashkërisht të strategjive të zhvillimit dhe të halleve të njerëzve. Tek ne paradokset zëvendësojnë njëri tjetrin. Populli me pjekuri votoi më 23 qershor 2013 për të krijuar një konfigurim të ri politik.
Po ç’po ndodh realisht? PD vërtet nga votimi kaloi në opozitë, por po sillet sikur të jetë ende në pushtet duke vazhduar,së pari,të deklarojë se elektorati u tregua mosmirënjohës ndaj saj,së dyti, që gjynahet e veta të shumta t’ia faturojë mazhorancës aktuale prandaj dhe nuk pranon asnjë lloj bashkëpunimi reformues e demokratik. Qeveria nga ana e vet 10 muaj pas zgjedhjeve duket sikur ende nuk e ka marrë pushtetin, po vepron me ngadalësi dhe e pa vendosur. Ndërkohë, fjalët vërshojnë lumë nga të dy krahët. Lufta politike njëlloj si më parë: konfliktuale, alogjike dhe banale për nga gjuha që përdor. Do të mjaftonte qoftë dhe vetëm një analizë e shpejtë e seancës skandaloze parlamentare të 20 marsit 2014 për të thënë se kështu nuk mund të të vazhdohet më tej.
Botuar sot në JAVA – Intervistoi: Skënder Minxhozi
Ke te drejte Z.Pellumbi. Fjala me e perdorur nga qeveritaret dhe deputetet e majte eshte fjala “DUHET”. Duhet bere kjo e duhet bere ajo por nderkohe po i afrohemi nje viti qe e majta mori 1 milion vota te qeverise dhe vazhdojme te qeverisemi nga Berisha dhe banda e tij. Askush nuk ka guxim te beje reformen me te rendesishme per kombin.Reformen ne drejtesi.
duhet te te fillojne reformen ne drejtesi!
KTHENI PRONEN PRONARIT, Konsiderojeni ate te shenjte ky eshte fillimi.
Z.Pellumbi ka te drejt-se mazhoranca po mendon sikur te jet ne opozit akoma.Qeveria po punon por çdo te enjte ne kuvend ajo po pret mbi “kurriz”guret,shpifjet,ofendimet e pa fre dhe po e duron opoziten per te mos vepruar si pozita paraardhese,ku Meta i ka lene shume hapsire PD dhe sidomos Sali Berishes,duke fituar pike per vete dhe elektorati i PS kete metode pune nuk e pranon,sikunder dhe “lavderimin” qe i beri Rama Saliut ne Kukes,duke indinjuar te gjith te majtet,ndofta edhe Z.Rexhep Qosen.PS siç duket pret te marr statusin..!Po pret te reformoi drejtesin e korruptuar,kur presidenti nuk po degjon nga ai vesh,prekuroria nuk po vepron,SH.I.SH po informon Berishen,etj,etj.
Plotesishte dakort me analizen dhe konkluzionet e z.Pellumbi. Fajin kryesor ne shqiperi e ka njeri,njeriu ne shqiperi eshte shperfytyruar,dhe eshte ber i papergjegjshem duke filluar nga politika se ata jane shkaketaret kryesor te cilet per te keqiat qe i kane sjelle vendit nuk jane denuar,PD per te justifikuar e mbrojturr veten eshte hedhur ne sulm dhe nuk pranon asnje bashkepunim,qeveria e re nuk po mbane fjalen e dhene dhe nuk po veprone sipas votes se 23-qershorit. Gjate fushates premtuan se do bejn gjirhcka te mire per tu mbetur pozitivishte ne histori ose do ti mari lumi i historise…!!??Shqiperia kerkon reforma drastike,te shpejta dhe qofte edhe me dhimbje, qe te vendoset ligji e demokracia, qe te mbizoteroj edukimi jigjor ne te gjitha fushat,te veproj ligji e jo te mbizoteroj pandeshkushmeria.Prandaj mazhoranca te sakrifikoj cdo gje e te veproj sa me shpejte se per ndryshe situata do te preciptoj ne drejtim te kundert e te gabuar…!!??
Më pyetët, a po bëhet Shqipëria? Në të vërtetë këtë pyetje ma kanë bërë shumë herë në takime spontane që kam pasur anë e mbanë vendit e që nuk janë të pakta. Kuptohet, pa pasur ndonjë angazhim politik konkret. Gjithsesi, kjo pyetje dëgjohet gati në të gjitha nivelet e shoqërisë sonë, sidomos tek brezi i ri i qytetarëve shqiptarë, që ka dhe nivelin më të lartë të papunësisë. Pyetje e vështirë e komplekse. Realisht po ndodh jo vetëm shpërfytyrimi i sistemit demokratik, por dhe shpërfytyrimi i shqiptarit, i jetës dhe i shëndetit të tij mendor, bjerja e vlerave kombëtare e njerëzore, familjare, prindërore, vëllazërore e miqësore. Tragjedi e drama sociale të përditshme. Krime monstruoze, tritol dhe aksidente, humbje të shumë jetëve njerëzore. Sa shumë informacione pesimiste “bombardojnë” vetëdijen tonë çdo ditë… [S.P. artikulli]
Fjala kyc – shperfytyrimi.
E majta do ta marë pushtetin më 23 qershor 2014!? Data e vjetshme nuk quhet! Ajo quhet humbje e saliut,nuk quhet fitore e së majtës!? Drejt shumë drejt e kini profesor? Ja sa të konsumojë saliu hashashin lazaratas te mbjellë vjet dhe do te shihni ç’do t’i punojmë ne majtistët pastaj? Ah sali,sali do t’i themi ? Na prit se do të vijmë të të bëjmë qindin…!? Do të të lavderojmë për pavarësinë e kosovës dhe do të të bëjmë dhuratë katër kokat e 21 janarit, e kisha fjalën!? Profesor? Ato që thoni ju kanë nja 6-7 muaj që e thonë komentuesit këtu? Atë që kini thénë ju për katovicën e dinim dhe ne? Atë që nuk e kini thënë ju po e themi ne: Katovica është në tavolinën e z. Rama!? Të jeni i sigurt,-pikë për pikë po zbatohet! Prandaj nuk janë ende né pushtet majtistët profesoro? Prandaj saliut nuk po i bie “pika” profesoro? Në pushtet ,ta dini janë vetëm ata që komentojnë këtu!? Vetëm këta janë në qeverisjen e vërtetë sepse kanë vendosmërinë për të thënë të vërtetën! Atë që po thoni ju tani,ehuha kanë muaj që e thonë komentuesit!? Tung!
VR !!! E majta do ta marë pushtetin më 23 qershor 2014!? Data e vjetshme nuk quhet! Ajo quhet humbje e saliut,nuk quhet fitore e së majtës!? Drejt shumë drejt e kini profesor? Ja sa të konsumojë saliu hashashin lazaratas te mbjellë vjet dhe do te shihni ç’do t’i punojmë ne majtistët pastaj? Ah sali,sali do t’i themi ? Na prit se do të vijmë të të bëjmë qindin…!? Do të të lavderojmë për pavarësinë e kosovës dhe do të të bëjmë dhuratë katër kokat e 21 janarit, e kisha fjalën!? Profesor? Ato që thoni ju kanë nja 6-7 muaj që e thonë komentuesit këtu? Atë që kini thénë ju për katovicën e dinim dhe ne? Atë që nuk e kini thënë ju po e themi ne: Katovica është në tavolinën e z. Rama!? Të jeni i sigurt,-pikë për pikë po zbatohet! Prandaj nuk janë ende né pushtet majtistët profesoro? Prandaj saliut nuk po i bie “pika” profesoro? Në pushtet ,ta dini janë vetëm ata që komentojnë këtu!? Vetëm këta janë në qeverisjen e vërtetë sepse kanë vendosmërinë për të thënë të vërtetën! Atë që po thoni ju tani,ehuha kanë muaj që e thonë komentuesit!? Tung!
Cfare te shtoj me teper zoti Zaimi?, ke thene edhe ato qe mendoja te shtoja ne shkrimet e se nesermes.
Te pershendes nga zemra
Horro? Ja u rikthej konsideratën dyfish por nuk mund të pranoj që po e lë “fërnetin” të “ftohet”! Do shkoj të ankohem te socialistët se ata janë “të vendosur” e t’a mbledhin? Apo t’a bëjnë rrup-sup si i thonë. Mos i shkruaj ato që do shkruaje nesër po hajde mer fërnetin. Në shishe apo në gotë e do? Por mos mer ndonjë socialoportunist me vehte se ata i “zë dhe ujët”!? Të përqafoj!
Pellumb ta thone emrin po skfter qenke.
Dermoiji o Pellumb gjithe trockistet, revizionistet e opoortunistet. Po nuk e pastruam partine nga keta, do te gjunjezohemi para imperializmit e socialimperializmit.
PS.
Nje pyetje ashtu kot :
Kjo gazete mos eshte organ i partise komuniste ?
Te jesh i sigurte, qe kjo gazete nuk eshte e spiuneve, kush ka mizen nen kesule, te shkoje tek Fahriu, ata do te gjesh te gjitha gjellet dhe kallepin tend, te cdo ngjyre.
Ky “Petrit” në të vërtetë jam unë ” Korbi”. Jam trapkorb pëdëist. Ne,rraca e korbave, te gjitha ato që nuk i rrok dot kaplloqja jonë,që nuk arrijm me i kuptue dhe me i shijue ju vem emnin “kamuniste”! Këtë na i ka mesue sala dhe pranaj si sala bajm “krrau,krrau”!? Ene ky korbi i maskum nji kshtu ban në cdo koment. S’ja kap kaplloqja ene kaq. Kur nuk ka me ta kap kaplloqja thuj “kamuniste” ene je mrena. Vetën salës nuk i thojn “kamunist” njikto? Hajt tutjeta se mu lodh kaplloq(ç)ja dhe kur m’lodhet ene babs e nans teme ju thoj “kamunista”! Hajt merjani kangs me dyçind petrita,ah…tash desh harrova.?? Duhet me e nis “me dyçind korba…”. Kaplloçja ma ka fajin!??? Dy gram tru ka, pranaj jena me dy gishta na!
Ja u bën mirë kolegu zaimi me ironinë që përdor! Janë laraska krerët e majtë. Krerët e djathtë janë maçokë! Salut!
E MAJTA SHQIPTARE PO VAZHDON E VETEM RRUGEN E DEMOKRACISE.
(Lutemi me falni per zgjatjen e komentit)
Nuk e di se sa do ta vlersoi kete shkrim profesori I nderuar pore ne kontekste me ato qe shkruan ai ku partite politike I perngjajne nje “arkipelagu” q e ase nuk japin dhe ase nuk marrin ne mes tyre., me duket jo shume e drejte. Kete e them me plote bindje dhe per ket jame edhe ne gjendje te argumentoi:
1.Partia Demokratike me Sali Berishen ne Krye ase qe ka ne programin e saje berjen e shtetit shqiptare. Ne ter pune e saje eshte perqendruar ne te kunderta e interesave kombetare ku ato I ka rreflektuar cdo dite ketu e 23 vjet te shkera.
Besoi te gjith e mbajne mende ku vendi filloi te ngjitet ne rrugen e demokracise dhe gjendja ekonomike e shqiptarve fillimishte filloi te rritet gjat qeverisejs socialiste ku kryeminister ishte Fatos Nano dhe Presidente Ramiz Ali. Kur pa qe vendi po ecen ne rrugen e duhur dhe demokracia po konsolidohet, Kalorsi I shkatrrimit Berisha menjeher doli nga kualicioni. Ketu vendi mori tatepjete pasi Berisha do te merrte pushtetin pas nje viti dhe do te realizonte endrren e qarqeve antishqiptare te shkatrrimit total te shqiperise.
Keshtu filluan vrasjet ne Shkodes, filluan djegjet shkatrrimet, grabitjet e pasurise shterore dhe te ishekooperativave bujqesore .
Pas marrjes se pushteti ne vitin 1992 qe kjo do te ishte dita me fatkeqe e shqiptarve, Berisha me kalexhijte e vet qe e komandonin beri planin e grabitjes dhe shkatrrimit total te ekonomise.
Keshtu ngriti skemat piramidale ku vodhi pa mase popullin shqiptare.
U be penges kryesore per pajtimin kombetar ku si ateher edhe sote vazhdon ta mbaj shqiperin ne gjendje te tendosur te ashpersimit klasore.
Asnjeher nuk ka pranuar, konsensuesin e opozites socialiste madje deri sa ne vitin 1996 Berisha perdori grushtin e hekurt kunder Deputetve socialiste ne sheshin Skenderbeu. Pra vodhi votat diten per dielle dhe e mbajti pushtetin me dhune.
Pushteti vendore edhe perse ishte socialiste ndaj tij u perdore terro I vazhdueshe,
Keshtu vjen viti 1997 dhe u shpartallua shteti dhe ne ket kohe krize Berisha vetzegjidhet president.
Perfundimishte Berisha largohet nga revoltat popullore . Pore ai rikthehet ne politike po nga vet socialistet.
Pra socialistet falin edhe perse viti 1997 I kushtoi shqiperise shume jete njerzore dhe nje grabitje marramendese e pasuris se popullit shqiptar.
Berisha rikthehet ne politik dhe nga I akuzuar ai akuzon socialiste per shkatrrimin e shteti.Kete edhe sote pa frik e thote.
Pra Socialiste duke u nisur nga parim teper universal te demokracise vazhdojne te jen leshues ndaj Berishes edhe perse ky vazhdon ti fute thell e me thelle thiken pas shpine Atedheut te tije.
2. Partia socialist I Dashur Pellumbi ne periudhen 1997-2005 perballoi dy kriza te fuqishme.
a) Ringritjen e shtetit te shkatrruar nga falangat e Sali Berishes, duke evituar edhe luften civile qe Berisha e kishte projektuar bashke me kalemxhijte e tyre prapa kuicave dhe juve z.Pellumbi asnjeher nuk ja keni then. Pore jo vetem ju pore ase Partia Socialiste.
b) Perballoi edhe krizen kosovare te shkaktuar nga lufta ne Kosove. Ku Berisha dihet nga te gjith qe kishte furnizuar maqinerin e Serbise me nafte shqiptare dhe nafta jovne vriste vellejzerit tane Kosovar po ashtu po te mose ishte NATOJ, kjo nafte do ta pushtonte edhe shqiparin. A Ika thene kushe gje deri me sot Sali Berishes per keto. Asnjeher ndofta si per muhabet ne parlament pore per ta ven para pergjegjesi ligjore per tredheti kombetar asnjeri nuk e kane bee kete pune.
Pra Partia socialiste fale dhe vazhdon te fale edhe perse kjo forc politik po mbane mbi supe pasoja te rend te ketyre leshimeve.
3.Pas kthimit te Berishes ne vitin 2005 te gjith e hengren sapunin per djath duke menduar se tani Berish ishte bere qengje Me sa duket keta shifnin gezofin e berishes prej qengji pore kishin harruar veset e Berishe prej Ujkut.
Me te ardhur ne pushte Berisha filloi si zakonishte luften e klasave.Akoma edhe sot e kesaj dite jane mijra mesues, specialist te te gjith fushave te hqure nga puna qe ne vitin 2005-se dhe ases Partia socialiste nuk merakoset per ti kthyer ne pun se Berisha I mori firman Rames per nepunesin civile ku nepermes kesaj firme Berish per mrekulli vazhdon te ruaj klasen e korruptuar deri ne infinite. Kater pushtet I ka edhe konsensuesin e rammes e mori dhe keshtu korrupsionistet do te hejdhi valle pa asnje problem. Vetem Ministri Tahiri bei reform ndersa ministrant e tjer vazhdojne te jen nen hyqmin e Pushtetit te PD-se.
Berisha vazhdon rrugen e vet.
Beri Gerdecin shkatrroi tre fshatra,dogji 27 vet ne flake te barotit, plagosi 355 te tjer dh ease qe tuned.Rama I rrah shpatullan ne sheje rrespekti per kapercimin e veshtersive, pore Ujku Berisha I gllabroi jo vetem krahun pore edhe ter trupin Ramas dhe Partise socialiste. Grava e demonstrate deri edhe sa na vrau dhe Berish nuk u tune nga istikami I krimi ai ecen pa frige ne rrugen e krimin po perse se shrfytezon me mjeshtri te madhe leshimet dinjitoze qe Partia Socialiste I ben Ujkute Berisha.
Sote vjen dita dhe I rikthehemi retrospectives. Eksodit te Kosovarve, Ne kete ngjarje jane bashke edhe ujqerit, edhe viktimat, pore jo me falni Ujqerit edhe perse jane ftuar te marrin pjes ne ket date perkujtimore ne Kukes ata refuzojne se keta ujqer kishin refuzuar edhe UCK e cila u solli lirin Kosovarve, kishin refuzuar edhe sulmet e NATOS mbi Serbin dhe keshtu keta ujqer perseri refuzuan dhe jen kryeneq ne rrugen e tyre te tradheti kombetar. Megjithate Nena Parti Socialist ka zemer te madhe .Ajo vazhdon tu bej leshime ujqerave dhe ata nga keto leshime vecse I heqin copa atdheut tone te dhashur sice ishte edhe dhenja e355 mije dete pa ju dridhur fare cerpiku.!
Duke analizuar mbi keto fakte qe jene shume pake nga c`far kan ndodhur ne shqiperi me vjen keqe per Profesore PELLUMBIN I cili me shprehjen ne shumes te partive “arkipelagu” sikure e rendon se tepermi Partin e vet Socialist e cile vcese ti leje tere pushtet se leshime dhe konsensues I ka dhen Berishes te pa kufizuera. Pra Partin socialiste duhet te vecojsh nga kjo shprehje I dashur Profesore,!
Pushtetin e kane akoma Sali Berisha + Ilir Blloku Floriri. Rama po ben gabimet parimore qe beri ne vitin 2008, kur miratoi deformimet e Sali Berishes ne Kushtetuten e RSH. Ne vitin 2017 pushtetin e merr dyshja: Meta + Basha. Rama eshte qen i rrahur, akoma i dhemb koka nga druri i Berishes dhe ben servilin e peshtire. Tupr!
I nderuar Pellumb Zaimi.
Po thoni nje te vertete qe profesori e meson shume vone,sepse ai nuk lexon keto komente qe bejne njerezit e thjeshte dhe qe japin nje realitet qe eshte dhene ne 1 Prill 2013.Edhe keta profesore e dine mire ku fle lepuri,por kane frike te flasin ate realitet qe po shkateron te majten.Edhe profesori i nderuar e di se reformat behen dhe duhet te ishin bere para disa muajsh,mbasi PS dhe aleatet e saj kane patur kohe te mjaftushme,per te bere planet dhe programet e tyre po qe se do kuptonin ate vote te te gjithe shqiptareve(mos harojme edhe 500 mije vota te emigranteve,qe e urenin pushtetin feudal te Salit),por lodhja dhe pagjumesia e tyre ne pushimet verore shkoi,per te caktuar njerezit qe do emeroheshin,duke shmangur meritokracine,duke vendosur njerez qe para par viteve na kane sulmuar nen siglen e PD dhe duke haruar njerezit dhe figurat e verteta te PS,duke i shmangur,duke i larguar dhe ne raste te tjera edhe duke i sulmuar.Kete kane bere,dhe rezultati po ç’faqet sot ne dhenien e mundesise PD te demaskoje nje numur te madh te emeruarish,ne administrate me probleme te tilla qe nxjerin zbuluar edhe vete deputetet dhe PS.Duke mos kaluar pastaj ne skandale konkursesh te bera ne rrethe nga ministria e arsimit(si ky i fundit,per punen e drejtorive arsimore)ku ka qeshur dhe gomari me kete lloj votimi,e duke kaluar ne emerime drejtoresh shkollash qe nuk kane punuar asnje muaj mesues,apo drejtore ne DRA rretheve,pa kushtet qe vete ministria ka vendosur.Pra keto emerime i ka bere kjo qeveri dhe keta deputete.Dhe sarkazme vjen kur Edi Rama kerkon qe te verifikohen te gjithe te dhenat e te emeruareve nga deputetet;asnje nuk hiqet,te gjithe ne regull,POR PAS PAK DITESH PD NXJER EMERA TE NJEREZVE ME PROBLEME E VAZHDON TE NXJERE PERDITE.
A THUA DHE KY EDI RAMA BEN SHOU MEDIATIKE DHE DEPUTETET NUK JA VERSHELLEJNE? A THUA KY ESHTE SHKAKU QE NUK MUND TE BEHEN REFORMAT SE NUK BEHEN BASHKE 84 DEPUTETE? A THUA SE LSI NUK DO SE ILIRI DUHET DENUAR?
Ketyre pyetjeve le ti pergjigjet me filozofine e tij profesori,me ate filozofi qe te tregoje si funsionon kapitalizmi,si ngrihet kapitali,si eshte ngritur ne shqiperi ky kapital dhe a mund te vihet drejtesia mbi kete grabitje,mbi kete sistem gjyqesor? Edhe pergjigjet i ka ne maje te gjuhes,profesori,por e di se duhet te mos flasi me mire e ben deklarata te cilat,mund ti mare Skender Minxhozi edhe te Ushtari i pa njohur,edhe ne Kamez,adhe ne ndonje firme private,edhe ne nje shkolle te mesme kudo ne shqiperi.
@ Troja ? Faleminderit për konsideratat. Jam në një mendje me ju për të gjitha pikat e komentit në vazhdim. Shoh shumë dukuri nga ato që thoni ju. Shoh dhe zemërimin e socialistëve… I kam provuar pacifisto-oportunistet më 1997 kur nuk u morën me kontribuesit por ju dhanë pushtet edhe atyre që na braktisën gjate shkatërrimit te ushtrise!? Histori e gjatë. Sëmundja socialiste vijon. Më e keqja është se askush nuk meret me kurimin…! Mua më vjen mirë të më thonë majtist por e quaj fyerje të më thonë socialist pacifisto-oportunist. Barin e keq dua t’a shkul,socialistët duan t’a prashitin !??? Nejse. E kini drejt trojan? Nderime!
Qe eshte burre i zgjuar Profesori kete nuk e ve ne dyshim .Ajo qe po ndodh sote qe, me te drejte cfaqim dyshime per te ardhmen , me ardhjen ne pushtet te se majtes konflikti nuk eshte zbutur sic pretendonim por eshte rritur dhe shume agresiv .
Te mos harrojme se sic thote dhe Profesori ne 4 vjete e fundit Saliu hapi gropat qe do te zhysnin cdo parti apo koalicjon qe do te merrte pushtetin.Ata edhe sot kesaj teorie po i shkojne.A i degjoni se cbejne ne parlament !!.Duke i qendruar besnik skenarit grek presin qe populli i zemeruar te rrezoje te majten dhe keta si Nea Demokratia greke te vijne ne pushtet. Por harrojne pinjollet e Saliut se populli shqiptare i di se nga i ka ardhur e keqja .Kete e dine dhe Aleatet se ne keto kushte gjeja e pare qe duan te bejne eshte te shpetojne ekonomine shqiptare nga gropat e Saliut .
Te para ne komples problemet aktuale qe ka vendi eshte llogjike qe ngadalsia e Mazhorances per te vepruar energjikishte eshte dobsi qe bie ne sy te shqiptarve .Kete une nuk e shikoje si dobesi por si nje kushte per te kaperxyer ate qe pergatiti Berisha .Ka dhe nje situate qe nuk e favorizon te Majten te ndihet e sigurt per reforma te thella qe na pelqejne te ndodhin .Monitorimi nga Evropa per te marre statusin kandidat .Po te vini re Evropjanet ngulin kembe tek dialogu dhe konsensusi me opoziten .Kjo na duket dicka e pa nevojshme kur kjo opozite e ka humbur sensin e bashkpunimit per statusin kandidat.Kundershton cdo gje qe ngre Mazhoranca .Rastet e fundit jane aq banale sa mendoje se dhe Evropa do te ndryshoje qendrimin .Ndoshta gjejne ndonje formule qe Shqiperise ti hapet drita jeshile .
Nese ne Qershor nuk merret statusi atehere do te duket Mazhoranca a ka vullnet te drejtoje pa opoziten apo jemi akoma ne shtratin e Katovices.Kjo do te jete nje katastrofe e pa riparushme per popullin shqiptare .Nese merret statusi do te shohim qarte forcen e te Majtes. Une kam shume besim se e Majta sote nuk ka asnjer ngjashmeri me te Nanos .
Faleminderit Profesor, mesova sot ne fare pak kohe shume gjera konkrete per jeten time, vendin tim, demokracine shqiptare, mazhorancat, opozitat, partite politike etj, edhe nje here shume faleminderit. Ju lutem ne emer te shume e shume shqiptarve te beni here pas here analiza te tilla per probleme te vecanta, sepse ne kemi shume nevoje per te kuptuar veten tone,sic nenvizovi Ju, ne radhe te pare dhe c’duet te bejme individualisht dhe kolektivisht qe te arrijme nivelin e qenieve njerezore sipas koncepteve evropiane dhe pastaj te luftojme te behemi evropian.
Me respekt dhe mirenjohje V.Duka
Ky ka qene ai qe i bente te dridheshin studentat kur jepte marksizem ne fakultet, per dicka fare te vogel, floke pak te gjata te punonte qindin ne emer te partise, vdiste per PPSH-ne dhe e mbante ne goje gjithe diten.
Profesori ka qene nje nga agjitatoret me te mire te PPSH atehere, por tani na hiqet demokrat dhe ka nderruar lekuren……..
Per cfare reforme ne drejtesi e keni fjalen kur PS qeveris bashke me te korruptuarin e bllokut 700 mije Euro
Edhe une pajtohem me kete shkrim PS nuk po ben asgje,kurse LSI ka arritje.Perderi sa Ps ka ne pune po ata kuadro as mos te presim ndryshim,ata jane pengues per cdo gje se keshtu i kane udhezimet nga partia e tyre.Para disa ditesh pashe nje proteste te njerezve te larguar nga puna,aty njoha dy njerez qe ishin tmerri i socialiste ne Librazhd dhe thashe shyqyr paskan marre zemer i kane hequr.Kur pyeta per ta me thane ata punojne ne ministri Tirane dhe ketu asnje nuk eshte hequr nga puna,shikoni cfare demagogjije.Mesova per ndarjen teritoriale dhe Librazhdit i eshte lene vetem Cermenika,kur te kalohet ne ndarja e pushteteve me cfare do te mbahet kjo bashki,apo me minierat e( arit )qe ka Cermenika.Ndarja me e mire eshte ne baze rrethi e me gjere.Po ketyre rilindasve u ka dhj… Sala penen si u psh… Vlonjateve ne 1997 barutin.Kot ja levdon allatet Sala ketij Edit . Une uroj te shkohet ne zgjedhje te parakohshme e shuhet kjo rrace qe kane frike nga hija e vet.E dini si veprojne Socialistet kur vijne ne pushtet,zevendesojne ndonje qe vdes,ose qe iken vete,ose shtojne ndonje pozicion pune.po hekuri rrihet me te nxehte,tani vetem ua krihni qe te mos i lendoni.populli e beri te veten moret 80% e votave po ju keni frike edhe 100% ju prap keshtu do veproni.
FATKEQESIJA NUK ESHTE SALIU POR…….
Tere sorrat mender socialiste te veshur si ‘pellumba’ qe bashke me Neron Berishen i kane nxjerre uje te zi ketij vendi e mbasi u bene miliardare tani flasin per Katovice apo kur ishim njehere ne Dardanele.Keta DUN BI U duhet te izolohen e tu jepet te hane nje here ne dite si po hane per 23 vjet femijet shqipetare se ua kane marre buken nga goja ‘sorrat’ e politiqise.Keta jane kaqe antishqipetare qe duke e ditur qe nuk egziston shteti qe vete e shkaterruan tani gjejne idjote e ‘komentues’ tu mbushin mendjen me konceptin ‘salisjan se shteti eshte qeverrija e aqe me teper Rama si dikur Salija.
Per mua komenti i musait i ka rene 100% pikes per situaten sot
shefi pasokut shqiptar edvin kristaq rama premtoi ne fushate elektorale se kur rilindja mavi te vinte ne pushtet allvania do rilindete,se da bente shqiperine det e termet qe te vinte ne vete mileti, por ce do drejtesi per krimet qe ka bere berishovici me banden e tij PD sbehet llaf te kete,per detin qe salehu e basha i falen gerqise edvini spo ndihet fare,e shume poshtersira te tjera qe jane bere kuriz te popullit gjate 23vjeteve ,drejtesine kur da coj ne vend piktori,apo mendon se me veterjedhje gjerat do regulloen.
Marksist-Profesori Servet ecen me parimin komunist ” Te gjithe pushtetin sovjeteve “. Por ngaterrohet Servet-kuqi ( apo koqja ) me LSI ne kete rast se ajo ishte dhe eshte ne qeveri e prandaj Profesorit i del gabim hesapi i pushtetit. Ne do more dhaskal-profesor te besh nderrim 100% te pushtetit kerko qe LSI qe ishte ne qeveri te dale tani ne opozite dhe e ke hesapin tamam pastaj.
Zani jam. Zani i komenteve dhe i këngëve te kukuvajkës. Zani jam. Dygishtak dhe pseudonims. Zani jam. Jo zani i çausheve mor ti. Zani i çaushëve te del përballe,jo si ky ketu që më del natën e bën si mua. Si kukuvajka katërdhet kordëshe e joz leshit.