Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, thotë se qeveria “Rama” është një kabinet i ndërtuar me kujdes, në të cilën ndërthuret profesionalizmi me përvoja në administratë dhe energjia e një brezi të ri.
“Unë i uroj sukses të plotë qeverisë së re që doli nga vota plebishitare e 23 qershorit. Do ta cilësoja si një qeveri e menduar dhe e ndërtuar me kujdes për të arritur sukses në punën e saj, përmes kombinimit të profesionalizmit, ndërthurjes së përvojave në administratë, por edhe kombinim brezash, edhe pse mosha mesatare e saj është nën të 50-tat. E shoh si një kabinet me energji dhe potencial, të bazuar në përvojë për të përballuar sfidat e vështira që do të gjejë në ringritjen e vendit dhe të ekonomisë”, shprehet ai.
Në një intervistë për “Panoramën”, Pëllumbi shprehet se prania e femrave në qeverisje do të sjellë më pak tensione.
“Në konceptin tim kjo lidhet me një përpjekje për të emancipuar sa më shumë politikën shqiptare , e cila besoj se do të sjellë një qeverisje më pozitive, më me pak tensione dhe më të paqtë, dhe një shembull që duhet ndjekur edhe nga kundërshtarët politik tashmë në opozitë”, thotë ai.
Pëllumbi komenton edhe qëndrimet e Berishës ndaj qeverisë së re. Sipas tij, Berisha duhej fillimisht ta uronte kabinetin e ri.
Për sa i përket Berishës ,Pëllumbi shprehet: ”Unë do ta cilësoja zotin Berisha, sidomos në këto moment, një politikan keqdashës. Ai duhet ta uronte qeverinë e re, dhe jo ta anatemonte dhe të priste ta gjykonte atë nga punët që do të bëjë. Prandaj është edhe në opozitë, të gjykojë dhe të bëjë oponencën e qeverisë së vendit të tij , por duke gjykuar punën. Por Berisha tregon se nuk është politikan, por vijon të mbajë një qëndrim dashakeq”, shprehet Pëllumbi.
Po ku e mesoji politiken Berisha !!!Ju keni nje prerje me te , keni bere te njejten shkolle , vetem se ai ishte specialist i “inxheksionit “pa shiringe…i politikes pa politike apo politikes se vjedhjes te grabitjes e te vrasjes …!Profesor i nderuar eshte me mire edhe per ju te luani ndonje loje ne internet me “gogla”e ti mbanit keshillat per monologun shtepiak…
Pa i pare punen qeveris se re,nuk mundet te flasim si kopili per te Atin,kur ai vete nuk e dinte se kush ish i ati i tij!
Di te them se pa para,nuk ka cfar te beje cfardo qeveri qofte e majte apo e djathte!
Ky e di qe Kasa e shtetit esht e mbytur ne borxhe,dhe ja hedh fain ktyre te rinjve qe do te vijne ne pushtet!