Sigurimet shoqërore shënuan në fund të 6-mujorit tejkalim me 1.8%, krahasuar me planin e vitit 2015 dhe në vlerë neto u mblodhën 29.1 miliardë lekë, nga 28.6 që ishte planifikimi.
Sipas burimeve nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, ky rezultat pozitiv lidhet me nxitjen e arkëtimeve nga falja e gjobave dhe kamat-vonesave për detyrimet e sigurimeve shoqërore të papaguara në kohë nga biznesi dhe me zbatimin e reformës së re të pensioneve.
Nga viti 2015 e në vazhdim, kontributet po derdhen duke llogaritur vetëm një kategori të pagës minimale, ndryshe nga viti 2014, ku efektet e derdhjes së kontributeve ishin të ndryshme nga paga minimale në shkallë vendi dhe për shkak të defekteve të formulës së pensionit, përfitimi është i njëjtë.
Reforma e re e pensioneve ka sjellë automatikisht rritje të pagës minimale për të vetëpunësuarit. Nga 19,406 lekë që ishte e barazuar me pagën minimale në shkallë vendi për të punësuarit dhe punëdhënësit, sivjet ka arritur në 22 mijë lekë.
Për pasojë, sipas formulës së re të pensioneve, automatikisht është rritur paga maksimale, që nga janari 2015 llogaritet 22 mijë lekë dhe jo më si 5-fishi i pagës minimale për të vetëpunësuarit me 19,406 lekë. Ndërkaq, janë dyfishuar sigurimet shoqërore për fshatin.
REDAKSI KETO LLOJ ‘KONTRIBUTESH’ KUSH I PAGUAN DHE E QUANI ARRITJE APO SKLLAVERI!?Sa i kane pensionet ish deputetet dhe agjentet presidentet kryetaret dhe gomaret?