Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pranoi në një intervistë se dëshiron që në të ardhmen të trajnojë kombëtaren e Spanjës. 46-vjeçari tani po kërkon të bëjë të njëjtën gjë në Angli te Manchester City.
Sakaq, trajneri spanjoll nuk mendon të trajnoj vetëm skuadra, por dëshiron të jetë edhe trajner i kombëtareve. Guardiola ka pranuar se është gjithashtu i etur për të testuar aftësitë e tij në nivel ndërkombëtar, duke drejtuar një ekip kombëtar. Spanjolli këtë e ka treguar gjatë një interviste për mediumin e madh britanik BBC, ku ka pohuar një gjë të tillë për kombëtaren e Spanjës.
“Po, mendoj Spanjën. Dua të jem një menaxher në Kupën e Botës dhe Kupën Evropiane (Kampionatin Evropian), do të doja ta ndjeja këtë”, është përgjigjur fillimisht Guardiola për BBC, kur u pyet nëse ai do të donte të merrte përgjegjësinë për një ekip kombëtar.