Përshëndetje DITA! ‘Karrike e thyer’ u etiketua nga përkrahësit e PD-së në takimin që pati një javë para 23 Qershorit, Gjovalin Kadeli, në lagjen ‘Nënë Tereza’ të Lezhës. Z.Kadeli, në atë takim elektoral, u përpoq të mbrohej me shumë pahtos, se “mbajtëm në pushtet Berishën si verior se deshën ta rrëzonin Meta e Rama”, dhe budallallëqe të tjera si këto.
E vërteta është se Kadeli kërkon thjesht pushtet, karrike për interes personal, si shumë të tjerë. Ato që përsëriti te Ora Njuz nuk mund të bindin askënd, biles as veten e tij. Kadeli nuk është se fitoi, por mandati ju dhurua, se ishte i dyti në listë, se për elektoratin që ka si Gjovalin, nuk i mbledh as dy autobusa përkrahës. Këtë e di mirë Gjovalin Kadeli. E testoi veten kur erdhi z.Rama në mitingun përmbyllës në Lezhë para zgjedhjeve, ku në shesh e denoncoi si tradhëtar, turma e pasoi këtë fjalë goje me brohoritje e shoqëruar me ironi. Tani, ikën nga PD-ja, se nuk e gjetka veten në atë Parti.
Qesharake. Kameleon të tillë nuk i duhen për gjë asnjë partie. S’kanë asgjë për ti dhënë kësaj shoqërie përveç hipokrizisë e mediokritetit. Marku, Pukë.
SMS në DITA
Në 0689073730