Janë një lexues i rregullt i gazetës “ Dita” dhe e blej që ne orën 7 :00 në Patos. Kjo gazetë shitet më shumë në qytetin tonë. Me botimet e saj ju jep një dajak atyre qe vjedhin në mes të ditës. Në datën 15.07.2013 gazeta më kënaqi shumë me atë poezin e Arben Dukes “Kë do trembësh o i tredhur” ku kritikon dy kandidateë per lider te ardhshem te PD-së. Fushata që kanë bërë këta të dy Sokoli dhe Luli ishte e turpshme. Flisnin për qeverinë e re që ende nuk është bërë. Nga e dine këta të dy?! Ministrat nuk janë caktuar në detyrë akoma. Shajnë para kohe ministrat e pa emëruar dhe harrojnë vjedhjet dhe vrasjet që kanë bërë e për të cilat duhet të përgjigjen para drejtësisë?!
Letër e nënshkruar: Luftar Kuka, Patos