Julian Sinanaj, vrasësi me pagesë që ka fituar vëmendjen maksimale të medias në javët e fundit konsiderohet tashmë një i penduar i drejtësisë, po a është vërtet “plotësisht i tillë”? Disa informacione të siguruara nga DITA në lidhje me hetimet sugjerojnë se Julian Sinanaj ka disa ditë që heziton të flasë dhe kjo mbyllje e tij ka ardhur pas këmbënguljes së hetuesve për të dhënë hollësi mbi një deklarim të disa ditëve më parë.
Për çfarë bëhet fjalë… Disa ditë më parë, Sinanaj u lë të kuptojnë hetuesve që ngjashëm me biznesmenin Karçini, kishte takuar në kontekstin e krimeve të tij edhe një politikan. Nuk është e sigurtë se çfarë kupton Sinanaj, me “politikan” por sapo hetuesit kanë këmbëngulur në këtë pikë ai është tërhequr duke shfaqur frikë dhe konfuzion: “Nuk dua të flas për këtë”, – u ka thënë ai hetuesve në mënyrë të përsëritur. Përballë këtij refuzimi hetuesit kanë marrë një sërë masash që Sinanaj të ndihet më i qetë. Ata kanë marrë në mbrojtje të dashurën dhe familjen e tij, duke i vendosur në ruajtje me policë specialë të Reneas.
Rezervimi i tij përballë hetuesve kur vjen puna për “emrin e politikanit” të kujton marrëdhënien mes prokurorit italian Xhovani Falkone dhe të penduarit Tomazo Busheta. Kur Falkone i kërkoi Bushetës të fliste për lidhjet e mafies në rangje politike Busheta iu përgjigj menjëherë: Nëse e bëjmë këtë atëherë kemi firmosur dënimin tonë me vdekje. Por dallimi mes Bushetës dhe Sinanajt, është fakti se Busheta përfaqësonte një nivel të lartë në strukturën mafioze, një nivel Bosi, ndërsa Sinanaj përfaqëson një ekzekutor, pra hallkën e fundit të zinxhirit. A mund të dijë urdhëruesit dhe organizatorët hallka e fundit?
Kontraktorët direkt të Sinanajt dyshohen vëllezërit Mëhilli nga Vlora. Ata janë në arrati tashmë. Sinanaj i ka përshkruar ata si njerëzit që e kontaktonin atë dhe i jepnin porositë për “punët” dhe si njerëzit që qëndronin ndërmjet killerit Sinanaj dhe organizatorëve dhe porositësve të vrasjeve apo atentateve. Kjo hallkë kaq delikate dhe tejet e rëndësishme e hetimit e përfaqësuar nga kushërinjtë Mëhilli, sot është e bllokuar, Mëhillajt nuk gjenden gjëkundi, hetuesit kanë në dorë vetëm atë ç’ka di dhe atë çfarë Sinanaj përzgjedh që hetuesit të dinë.
Ndërkohë në vendstrehimin e Sinanajt, hetuesit janë treguar të kujdesshëm të mos vendosin televizor, megjithë kërkesën e vazhdueshme të të penduarit për të pasur një të tillë. Kjo është një përpjekje për të ndaluar ndikimin e medias tek ai, megjithëse aktualisht vëmendja ndaj Sinanajt, sidomos ajo mediatike, ka konsistuar në elementë të jetës së tij private apo detaje të aktivitetit të tij, siç janë ditari, aftësitë qitëse të tij apo mjeshtëria e tij në njohjen e armatimit dhe të eksplozivëve.
Por duket se aktualisht Sinanaj ka mbetur gojëkyçur ndoshta për aspektin më të rëndësishëm të gjithë kësaj historie: Patronazhin politik të grupit kriminal ku ai bënte pjesë. A ka të tillë? Ajo çka me siguri dihet është fakti se Sinanaj ka pranuar dhe rrëfyer implikimin e tij në dy vrasje në Vlorë, implikimin në dy atentate me eksploziv dhe implikimin në atentatin e parandaluar ndaj biznesmenit Pirro Bare në Tiranë. Pra janë në total 5 episode. Krimet e tjera për të cilat u aludua në fillim ai nuk i pranon. Nga këto 5 krime vetëm 2 janë atentate të kryera ndaj subjekteve politike. I pari është shpërthimi në derën e apartamentit të deputetit të PD-së në Vlorë Ardian Kollozi. A ka qenë ndonjë politikan i interesuar për këtë sulm? Hetimet orientojnë se ky shpërthim është porositur “vetëm për ta trembur”dhe se personat e interesuar për ti çuar mesazh Kollozit mund të kenë marrë shkas nga problemet personale me të dhe jo nga ngarkesa e tij politike (dyshohet se bëhet fjalë për disa borxhe)
Rasti i dytë është atentati i parandaluar i vendosjes së eksplozivit në automjetin e Prefektit të Vlorës Besnik Dervishi. Juliani ka dëshmuar se porositësi i tij direkt ka qenë shtetasi Marion Mitro, një ish-punonjës bashkie që njihet për miqësinë me kryebashkiakun Gjika. Ky i fundit, menjëherë pasi u mësua arrestimi i Marion Mitros si porositës tek Sinanaj, në një deklaratë deklaroi se : “Dihej se kujt klani i përket Marion Mitro”. Kësaj insinuate të Prefektit iu përgjigj disa ditë më vonë kryebashkiaku Gjika duke i bërë thirrje Prefektit Dervishi se ishte duke “e kaluar cakun me deklarata të papërgjegjshme”. Ka edhe të tjerë veç prefektit që lidhin Gjikën dhe “braktisjen” e tij nga PS në hetimet e Prokurorisë me Mitron dhe hakmarrjen e tij ndaj Prefektit Dervishi si përfaqësues i qeverisë në krye të aksionit për prishjet në bregdet (një nga objektet e prishura ishte edhe një objekt në pronësi të Mitros).
Pra, deri më sot, nga 5 episodet kriminale të rrëfyera nga Julian Sinanaj insinuatat mbi implikimet apo lidhjet politike mund të lidhen vetëm me këtë rast, pra me lidhjet e Mitros me Gjikën. Për këtë e ka fjalën Sinanaj ? Apo pretendon në mënyrë të rreme dijeninë e tij mbi “emra politikanësh” thjesht për të sugjestionuar hetuesit?
Kjo ende nuk dihet. Por nëse ai pranon vetëm 5 krimet e mësipërme, në këto 5 krime nuk ka çfarë lidhje tjetër politike të pretendojë. Burime nga Prokuroria bëjën me dije ndërkohë që hetuesit e çështjes po shqyrtojnë një seancë pyetjesh edhe për kryebashkiakun Gjika. Ata e kanë shfaqur këtë nevojë pas konferencës së fundit për shtyp të Gjikës ku ai iu përgjigj atyre që e akuzojnë për lidhje me atentatin ndaj prefektit Dervishi. Dy ishin personat kryesorë me të cilët Gjika u mor në deklaratë: prefekti dhe publicisti Lubonja. Ky i fundit në një shkrim në Panorama dhe në një intervistë në DITA ka deklaruar se prapa sulmit ndaj prefektit qëndron klani i kryebashkiakut.
* * *
Pas kapjes së Sinanajt, Mitro i çoi SMS prefektit
Artur Qoraj
Marjon Mitro, i arrestuar me cilësinë e personit që ka porositur bombën e vendosur poshtë makinës së prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, ditën e arrestimit të Julian Sinanajt, i ka dërguar mesazh telefonik prefektit duke kërkuar nje takim me te.
Nga të dhënat e grupit hetimor, prefekti Dervishi e ka vënë në dispozicion të hetimit mesazhin e dërguar nga i arrestuari Mitro, të cilit nuk i ka kthyer përgjigje. Sipas hetimeve, 42-vjeçari Mitro ia ka dërguar këtë SMS prefektit, vetëm pak orë pas arrestimit të Julian Sinanajt. Disa nga mediat dhanë dje një pjesë të këtij mesazhi. Mesazhi i plotë që Dervishi ka vënë në dispozicion të hetuesve është ky: “Dua t’ju takoj për një problemin tonë. Më gjej kohë të takoj. Marion Mitro!”
Mitro, një ish-punonjës i Bashkisë së Vlorës, që njihej për shoqërinë me kryebashkiakun Gjika u arrestua më 29 janar nga policia me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda në ambientet e brendshme të aeroportit “Nënë Tereza” duke tentuar të largohej drejt Italisë, pas arrestimit të Sinanajt. Ai akuzohet se ka ideuar dhe organizuar atentatin me bombë ndaj prefektit Dervishi.
Lidhja e Gjikës me Mitron dhe armiqësia e tyre e përbashkët me Dervishin, si përfaqësues i qeverisë në krye të prishjeve të fundit në Vlorë, është bërë disa herë temë debati ditët e fundit.
Në një intervistë në DITA, publicisti Lubonja tha se prapa sulmit ndaj prefektit qëndron klani i kryebashkiakut. “Leximi im për këtë ngjarje është ky: aksionet e qeverisë me shembjet e ndërtimeve të kundërligjshme (ku fus edhe atë të pallatit me pronar vjehrrin e kryetarit të PD-së, Basha) kanë prishur ekuilibrat e sistemit të ngrënies nga ujku dhe me ujkun në Vlorë. Nuk do shumë mend për të kuptuar se “klani” për të cilin foli Dervishi është klani i kryetarit të Bashkisë që, sipas meje, i ka lejuar ato ndërtime me parimin “të hash nga ujku”. Prandaj dhe lëshimi para disa kohësh i Gjikës në duart e drejtësisë nga ana e socialistëve nuk mund të jetë pa lidhje, direkte apo indirekte, me këtë kërcënim. Kemi të bëjmë me mesazhin e krimit të organizuar e të lidhur me politikën që kërcënon qeveritarët e rinj të mos u prekin interesat sepse, përndryshe, i presin bombat – ishte shprehur më herët analisti i njohur.
Tritoli ndaj Andon Mëhillaj
Sulmi me tritol ndaj banesës së Andon (Erjon) Mëhillaj po hetohet në tre pista nga policia e Vlorës. E para është ajo e hakmarrjes për shkak të daljes së emrit si një porositës i ekzekutimeve tek killeri Julian Sinanaj, ky i penduar i drejtësisë. Pista e dytë është atentati si mesazh dhe shantazh nga persona që nuk duan t’ju dalin emrat, duke lënë të kuptohet se Mëhillaj si ndërmjetës që kishte njohjet dhe lidhjet politike nuk duhet të flasë. Kurse e treta është një vendosje e lëndës eksplozive nga vetë njerëzit e afërm apo të njohur të Mëhillajt, me qëllim humbjen e gjurmëve dhe për të dhënë mesazhin se ndihet i pasigurt dhe po sulmohet.
Kushërinjtë Andon dhe Genis Mëhillaj, janë dy njerëzit më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, të identifikuar si porositës dhe ndërmjetës të të paktën 5 atentateve, dy që përfunduan me të vdekur për hesap të punëve të tyre, konflikte pronësie me Sokol Veizin dhe Agron Çelën, kurse tre të tjera ndaj ish-deputetit Kollozi, një biznesmeni ndërtimi në Vlorë dhe biznesmenit të gazit Piro bare në Tiranë.
Policia ka bërë dje shumë shoqërime të dyshuarish për vendosjen e tritolit në banesën e Andon Mëhillaj, ku nuk jeton më njeri. Familja ishte larguar menjëherë për shkaqe sigurie sapo doli lajmi për kërkimin e tyre. Dëmet e shkaktuara ishin materiale, në dyer dhe dritare. Ngjarja ndodhi orët e vona të së dielës në lagjen “28 nëntori”, ku gjendet edhe banesa. Ekspertët konstatuan se ka qenë një sasi prej 100 gramësh eksploziv me fitil zjarrpërcjellës.
Babai i Ndriçim Gjokonës: Djali më tha se kërcënohej dhe prefekti i Fierit e ndihmoi, s’ka qenë komisioner
Babai i të penduarit të drejtësisë, Ndriçim Gjokona, që ishte i pari që denoncoi në polici grupin e tritolit me ekzekutues Julian Sinanaj, tregon për frikën e të birit gjatë muajit janar, telefonata me të, interesimi te prefekti i Fierit, ndihma që i dhanë dhe hedh poshtë pretendimet se Ndriçimi ka qenë komisioner i PS-së në zgjedhje apo se denoncimi nuk i është marrë nga policia. Në një deklaratë për një media vizive ditën e djeshme, pas dëshmisë së vëllait të të penduarit, Kapo Gjokona, babai i tyre, Ramazani, shpjegon nga Italia me detaje se çfarë kishte ndodhur.
“Ndriçimi që në muajin janar më ka shprehur shqetësim se; Nuk mund të rri dot në Vlorë, sepse kam kontradikta me disa persona. Por personat me emra nuk m’i ka thënë. Thoshte se kam bërë punën dhe nuk më kanë paguar. Kam telefonatat këtu dhe kur të vij në Shqipëri, do jua tregoj”, thotë Ramazani. Kurse takimi me prefektin e Fierit, Xhevit Bushi, është bërë për çështje pune dhe jo denoncimi. “Në kërkim të një pune për vete dhe gruan, Ndriçimi më tha se ka takuar edhe prefektin e qytetit të Fierit, ku krahas kërkesës për punë, i ka shprehur atij edhe shqetësimet e tij, si edhe faktin se ndihej i kërcënuar. Ai e ka dërguar tek disa shokë të tij në Durrës, ku djali shkoi me gjithë familjen”, vijon rrëfimin ai. Babai shton se Ndriçimi është usta ndërtimi dhe nuk e di si mund të jetë ngatërruar në këto punë. “Kam dëgjuar të thuhet se ka qenë komisioner i PS-së në zgjedhje. Im bir nuk ka as arsimin përkatës për këto punë dhe as është marrë me politikë. Le të merret drejtësia me këto dhe jo politika. Nëse im bir ato që thotë i ka bërë, le të dënohet, por nëse nuk i ka pranuar por kërkojnë ta modifikojnë, unë do tentoj ta ndihmoj. Kërkoj vetëm drejtësi”, e mbyll ai deklaratën.
ESHTE AI POLITIKAN QE HODHI BOMBEN DJE TEK SHTEPIA E MEHILLAJVE.
ME ANE TE ASAJ BOME ATA JANE KERCENUAR E JO PER HAKMARRJE SIC U SHPREH POLICIA.
E para, Mitroja eshte pushuar nga puna para 7 muajsh nga Gjika,
E dyta,prefekti ska lidhje fare me ndertimet pa leje,thjesht shkon per servilizem pas Rames,per tu dukur\
e treta, prefekti te thote te verteten ne prokurori,se ka ngrene dreke me Mitron ne llogora,e te mos genjeje se nuk e njeh ate. Ka njerez qe e kane pare .
O bubi o motra, mos ke qene gje edhe ti me Peton e Julianin bashke gjate fushates? Julka i ka thene te gjitha…
ne vlore …u ulen malet dhe u ngriten halet …..tipa si marjoni ,juljani eandoni …e nje sere evgjiterish qe jane ber te pasur me pislleqe ,,,menduaan se vlenin shume …por vjen nje dite ….zooti ka percaktuar vetemm djersen per tu pasuruar …kush pasurohet me pune ..ja shtofte zoti …ata qe pasurohen me pislleqe …vjen momenti qe ajo pasuria i ngec ne gryke …..
Perpara se te shkohet te mehillet do te ishte me e udhes te shkermoqet BANDA E POLICISE qe i lajmeroi mehillet te largohen.
Keta police bandite jane KYCI qe e zgjidh hapjen mire te kutise se pandores,,,,,pra te krimit politik dhe shteteror te organizuar.Keta jane kriminelet qe hane taksat tona dhe punojne per krimin;tash e 23 vjet.TUNG.
kjo eshte me se e vertet krimi politik po i mer frymen shqiperis dhe shqiptareve , kush e perkrah fshatin lazarat ne shqiperi dhe eshte lene ne harres me dashje , pra keto parti politike si majtas dhe djathas jane te kriminalizuara dhe kan te gjitha pasurit e keti vndi ne pron te tyre ne bashkpunim me ambasadoret e koruptuar dhe te kriminalizuar bashke me vendoret prandaj eshte shqiperia mizerabel nga te gjitha drejtimet , pa u larguar ps dhe pd dhe keputja e zinxhirit te ambasadorve nga ky vend do shkoje dhe me keq se ne nikaragua ku keta ambasadore benin ligjin , vetem me revolte popullore ndryshe nuk ka shpetim .
Komentet jane te bera dhe aq te sterbera sa s’ka nevoje te ster ster behen.
111111111111111111
kpmentet jane te plota,mjere shqiperia e shqiptaret.
Keto jane cironkat ! Ku jane peshkaqenet e mafies zoti K/minister ?
Qesharake ! K/ministri mbledh ne tryeze ”luftetaret e devotshem te korrupsionit :
1.Llalla
2.Lleshi
3. Xhuka, kjo sikur u shkarkue sepse meshihte pasurite e pushtetareve . Merrte udhezime nga
Jozi ! Mos , zoti K/minister do t’me kerkosh edhe mua t’i kerkoj te falur pse i therres Jozi,sic
vepruat me Markun ?!
Po kjo Lleshi mos eshte ajo e zgjedhjeve qe zbatonte qorrazi e vazhdon te zbatoje verberisht
porosite e ”godfather,,-rit ?!
Sa per Lallen dihet . Ky gjoja sikur leshon ”urdhera arresti ,, per hajdutet e kriminelet dhe nga
ana tjeter me porosit te padronit ia ben me sy gjykatave qe t’i leshoi sic vepruan me Mziun, etj.
E cfare mund te presesh nga keta qe jane agjente te mafias shqiptare dhe anetare me pergje-
gjesi . Sapo dalin nga takimi me te nderuarin K/minister , keta sejmene shkojne me njehere e
informojne ”padronin,, . Kjo histori po perserite qe nga koha e Nanushit , ku mbledhjet e tij
”sekrete,, , ”godfather,,-ri i merrte vesht pa mbaruar mbledhja ”sekrete ,, e socialisteve ?!
”Nga Janina e tatepjete, sic ka qene do te jete,, ! Nuk behetbstan me lepuj . Zhgenimi me i madh
i popullit tone do te jete ”nje marreveshje e fshehte midis atyre qe iken dhe ketyre qe erdhen,, ,
Idem si ne kohen e Tosit me Salen qe ne fund dolibqe ata ishin bashkepunetore dhe qe populli
yne profan en”hengri sapune per djathe ,, ne lojen teatrale qe bene keta antikombetar te regjur
Berisha-Nano, nje binom i urryer nga i gjithe kombi shqiptar !
Ky krim e te tjera qe futen ne krimin e organizuar nuk besoj se jane krijuar kohet e fundit, pra pas 20 shtatorit 2013. Hetimi duhet te jete rigoroz, i shpejte dhe rezultativ.
Veprime te dobeta te Policise se Shtetit dhe Prokurorise. U dekonspirua i gjithe hetimi dhe çdo gje doli ne media. Nuk mund te zbardhen ngjarjet keshtu. Nuk kishte asnje arsye qe pa u informuar si duhet, Policia dhe sidomos Ministri i Brendeshem, ( teresisht i papjekur ) nxorri ne media kapjen e Sinanajt, dhe perveç kesaj pa degjuar akoma gjithe historine, i renditi ketij te fundit nje sere veprash penale te renda te cilat duhet te provohen.
Hetimet jane demtuar rende. Suksesi do te ishte shume me i madh nese do te ruhej konfidencialiteti.
Pune amatoresh, mungese eksperience dhe papergjegjshmeri.
Nga kjo pune e dobet perfituan nje pjese e madhe e te dyshuarve dhe ose u larguan, ose humben gjurmet, e po prishin provat.
PER EDI RAMEN! JANE DY NJEREZIT E RAMES ATA QE ZIHEN, JO ESHTE BANDA IME JO E JOTJA
do ia veshin Olldashit,i vdekuri qeras gjithmone
Perveç budallejve dhe budallaleqeve, seriozishte duhte pare puna e policise: si ka mundesi qe pa arritur ne komisarjat i arrestuari, medja jep lajmin. Si ka mundesi qe medja jep edhe emera. Kjo per mendimin e nje polici te vjeter ka dy mundesi: e para, kreret e policise jane duke “fluturuar” duke filluar qe te ministri dhe vuajne nga euforia e pa vend. Se dyti, midis policeve ka nje mori personash qe keto te dhena i nxjerin me qellim sipas porosise se plakut te Vuçidolit. Prandaj SHKBja duhet te beje punen qe i takon. Megjithate policia meriton te vleresohet per raste e fundit.
POLITIKANET E BARDERRAVE DO SHIHNI JU Q FAR DO NDODH PAS PAK DITESH KUSH FSHIHET BARONI I PALLATIT TE VLORES VRASESI I 21 JANARIT LULUSHI BIRI I SALUSH HALLDUMIT PREJ VUQIDOLIT ME BANDEN E TRITOLIT
nuk po flasim per drejtorit neper rrethe “ku hiku gomari dhe futen mushken”
o njere neve, si kemi ra ne duart e kalamajve te sigurimit te shtetit antik.