Edhe pak ditë dhe Greqia do të njohë fatin e saj. Të enjten, në 9 prill skadon edhe afati i huasë prej 450 milionë Eurosh të dhënë prej Fondit Monetar Ndërkombëtar. Hesht kryeministri Alexis Tsipras, pasi “burime të qeverisë” kanë dhënë siguri për respektim të angazhimeve.
Ndërkohë që këtë të dielë Pashkësh është nisur drejt Uashingtonit Ministri i Financave, Janis Varoufakis, për t’u takuar me Numrin NJë të FMN-së, Christine Lagarde. Sipas Reuters, takimi i paparashikuar për Pashkë përshkruhet në Athinë si një “bisedë joformale për të folur në lidhje me planin grek të reformave”.
Qeveria bën të ditur se ka besim se do të përballojë të gjithë detyrimet e saj financiare që skadojnë të enjten e ardhshme, duke nisur nga pensionet dhe pagat e deri tek punonjësit publikë. “Gjithca që do të duhet të paguhet javën e ardhshme, do të paguhet”, ka pohuar një burim qeveritar për agjencinë ndërkombëtare. Gjë që konfirmohet edhe nga zëvendësi i Varoufakisit, Dimitris Mardas, në një intervistë për Mega TV. Përvec huasë së FMN-së, janë për t’u paguar edhe pensionet dhe pagat e punonjësve publikë. Dhe ka një transh prej 250 milionë Eurosh interesa që skadojnë në fund të muajit, përvec rifinancimit të bonove që skadojnë në 13 dhe 17 prill, në një total prej 2.4 miliardë Euro. /Bota.al
Bankat dhe politikanet po u marrin
leket dhe jetet tuaja.
Nje gje e tille nuk ka ndodhur Kurre me pare
ne historine e botes .
Perpar Syve te te Gjitheve ,
me Shpenzimet e te Gjitheve ,
Shtetet vazhdojne Bastisjen masive te pasurive ,
duke Pasuruar ata qe shkaktuan krimin me Mizor
Ekonomik e Finanziar .
Tani banka Europiane ka filluar nje program [ Jo per greqine…….. ,]]
QE — qe do te injektoje 1.300 miliard dollar
ne 16 muajt e ardheshm – e ndoshta me gjate po te jete Nevoja .
Taksat e ineresave ne minimum Historik
dhe fluksi i lekeve te ”””””’ LEHTE ”””””””’
do Ngrene perkohesisht Tregun Aksioner ,
Ndersa ekonomia e EUROZONES , do te eci
ndermjet RRitjes se moderuar dhe nje REçESIONI TE RI .
Ata qe do te humbasin do te jene qytetaret normal ,
te cilet nuk do te kene nje vende te sigurt ku te vendosin
kursimet e tyre ,
Injektimi i Shume- trilionave dollare nga ana e bankave qendrore
Politika me taksa o ,
me taksa interesi negativ ,
dhe rendimenti i Oblikacioneve negativ , dhe LUMI i dollarve me çmim te ulet
do te Fry artificialisht Tregun aksioner
duke ushqyer lojen e Ndyre te investimeve Kapitale /
private equity / Hedge fund ,
Dhe kur te shperthej Kjo fluske e madhe spekulative
Shperthimi dhe zhurma qe do te beje do te degjohet ne te gjithe Boten ,–
dhe per te Ardhmen .
Greqia ka gati Monedhen e saj te Re Dhramin .
ka nje menyre shume te thjeshte per te dale nga kjo kasaphane finaciare, nese behet nje pakt finaciar mes te gjitha vendeve te botes ose te pakten te bashkimit europian.
Menyra eshte:1- Te ulet çmimi i naftes me pakice, nga 170 në 60-leke.
2-të ulet çmimi i enrgjise nga 140 në 40 leke
3-te ulet ineteresi bankar nga 15%, në 2 %.
4-te pergjysmohen te gjitha taksat nga 120% në 60 %.
5-të ulet detyrimisht çmimi i bukes nga 100 leke në 20-leke.
6- Në bote te ket vetem 3 monedha ne qarkullim , Dollar, Euro, Paund.
Kjo te behet per 10 vitet e ardhshme.