Ngjarjet , fjalët , veprat , spërdredhjet pas 23 qershorit po kthehen në humor të zi. Një pjesë e njerëzisë tanimë ka filluar të mendojë se duhet të gjejë strehë te Partia Socialiste , pasi përvoja e hidhur e qeverisjes së PD-së tregoi që , kush kishte bindje të majta politike , largohej dhunshëm nga puna , pavarësisht se mund të ishte qindra herë më i aftë se “titullari” me pantollona të shkurtëra që firmoste largimin.
Kjo mani e frikë ka bërë që disa njerëz, që zakonisht “ kanë defekt” në shtyllë kurrizore e përdridhen si ngjalë rreth partive politike, pas zgjedhjeve ta kthejnë pllakën e të propogandojnë për veten e tyre se janë të majtë “ në gen” , se janë lodhur për të arritur ditë të mirë , se meritojnë të jenë atje ku i ka lënë PD-ja. Ka prej atyre të cilët opinioni i njeh mirë që kanë sënduqe me flamuj që nga koha e Princ Vidit e valixhe me tesera partie, që partitë politike i kanë konsideruar si lopë e majmë e kanë futur turinjtë e tyre në thithkat e secilës ngjyrë dhe të përzien kur i dëgjon të thonë me mburrje “ne socialistët…” duke futur veten në radhën e fituesve e “ harruar” se deri dje u ishin bërë supet plagë nga mbajtja e flamujve ët PD-së.
Por le t’i përmbahemi temës së shkrimit , betimit të çupave “për kokën e mamit”.
Na është një mama , që na ka dhe ca çupa. Çupat i ka shpërndarë si zogjtë e korbit në parti të djathta , në të madhen e në të voglat dhe ato , partitë , “ kanë vënë dorën në zemër” dhe kanë punësuar në punë të mira çupkat e mamit, pavarësisht në janë apo jo të zonjat për të kryer punën për të cilën paguhen.
Në prag të 23 qershorit çupkat u paraqitën një nga një në zyrat e eprorëve të vendit të punës dhe u kërkuan atyre që të caktonin shenjën për ta vënë në fletën e votimit që PD ta kuptonte se kishin votuar për të.
Ndonëse me të njëtin mendim dhe bindje me çupat , mamaja përdori skenar tjetër për të qenë e garantuar në të dy krahët, majtas e djathtas , pasi mamasë ia rrokte mendja që pushteti i PD-së mund të skadonte. Ajo takoi njërin nga kandidatët e PS-së dhe i premtoi se votat e saj , të vajzave dhe të burrit do të ishin për PS-në.
Kandidati e njihte mirë mamanë së bashku me çupat, prirjet e tyre për të votuar sipas interesit personal të momentit , ndaj dhe gjeti “ një zgjidhje të artë”.
Unë vota kërkoj , tha ai , por që të më bindësh se vërtet bashkë me familjen ke votuar për PS- në e për mua , votat tuaja do t’i hidhni te “X” parti , e cila bën pjesë në partitë e koalicionit “ Për Shqipërinë Evropiane”. Po qe se në këtë subjekt do të ketë aq vota sa më premtoni , dihet që ato janë tuajat.
U mbyll votimi. Në partinë e propozuar nga kandidati nuk rezultoi asnjë votë. Pra mami dhe çupat kishin votuar partinë e zemrës , atë për të cilën kishin dhënë votat në secilën palë zgjedhje, partinë demoktratike , që u kishte hapur dyert e punës në një kohë që të tjerë shumë herë më të arsimuar numërojnë pllakat e bulevardit , të papunë.
Por çupat nuk e lanë me kaq. Në çdo ambient publik , përveç zyrës ku ka kolegë të PD-së , betohen e stërbetohen se kanë votuar për partinë socialiste. Ne kemi qenë të majta gjithmonë , për kokë të mamit, kemi votuar për partinë socialiste. Partia demokratike na ka marrë shpirtin , na ka keqtrajtuar familjarisht ( nga pesë vetë në familje , katër janë në punë të shtetit) , na kanë parë si të majtë dhe zemra na e di se ç’kemi hequr sa qenë ata në pushtet. Nuk mund të bëzajshim se merrnim një çikë rrogë , por për të vuajtur kemi vuajtur shumë , për kokë të mamit. Ua , moj gra , pse qeshni?! Nuk na besoni ?! Po ne po bëjmë be për kokë të mamit.
E , nga ana tjetër , mami vazhdon refrenin “ Për kokë të çupave kemi votuar për PS-në” .
Përzihen keqas koka e mamit me të çupave në përbetimin rrejshëm se kanë votuar për PS-në. Çupkat e mamit nuk janë të vetme . Si këto ka dhe djem të mamit , vetë mama e burra të tyre që nuk rreshtin “së betuari” se kanë votuar për PS-në. Ata qindra mijëra që vërtet kanë votuar nuk bëzojnë , nuk betohen se nuk kanë arsye. Kalliri me kokrra e mban kokën poshtë,kallinjtë bosh ngrefosen.
Shkrim qe prek nje plage jo te vogel ne shoqerine shqiptare,hipokrizinë. Kini bere nje zgjedhje te bukur per titullin dhe pérmbajtjen z. Zili. Sa shume mami dhe goca mami të tilla që kemi…!? Mund ta quaj pa frike “moda me e ndjekur e pluralizmit”. Na i la trashegim enveri thone disa,na i la turku thone ca te tjere! Nuk jam sociolog qe te gjej rrenjet e kesaj te keqeje por di te them vetem se ky fenomen eshte shume i perhapur. Dhe fenomene negative si ky gjejne perhapje ne nje popull me kulture jo te mire,te dobet do té thosha. Ne kemi duartrokitur te gjitha pushtetet qe kane sunduar shqiperine. Ne kemi dashur te jemi njekohesisht me te gjithe dhe me asnjérin. Kur jemi para iksit ne i themi jemi me ty ” pér kokë të mamit ose te babit…ose për ideal të partise…”. S’leme gje pa thëne per kundershtaret e atij qé kemi perpara..! Kur jemi me kundershtaret e iksit behemi me ata dhe shajme e pergojojme iksin. Nuk e di por keshtu nuk krijojme dot nje kulture qytetare solide dhe pa kete kulture nuk mund te ndertosh demokraci. Demokracia ështe parasegjithash produkt i kultures qytetare,juridike,morale dhe familjare do te thosha. Ne nje mjedis familjar ku ka mami e goca si ato te llojit te analizës tuaj ,ku edukohet hipokrizia e kameleonizmi njerëzor e politik s’ka gjasa te formohen celulat e nje shoqerie demokratike… Kini prekur nje prej temave te rendesishme per te cilat ka nevoje opinioni shqiptar me plot ngarkesa negative ne formimin e vet. Ju duhet ta vazhdoni kéte teme te rëndesishme. Pergezime autor!
sipas arsyetimit tend te gjithe kreret e partive politike sot jane “pa shtylle kurrizore”…………
Shkrimi eshte pak tymnaje. Perpiqet te analizoje vajzen e mamit dhe mamin e vajzes, por si padashje prek edhe deputetin… Cpune ka deputeti me vendet e punes? Pse u dashka krijuar nje klime qe te mbash vendin e punes u dashka votuar PS? Nqs PS do vazhdoje me kete fryme plotesimin e administrates, pas kater vitesh mbi koke do ti bjere. Cdo njeri e ka nje nene, nje baba, nje moter a nje vella, por kjo nuk duhet te jete kriter per punesimin. Ne qofte se Edi Rama e ka me te vertete endrren qe partia qe ai drejton te beje historine ne kete vend, PS duhet t’ua heqe me urdher deputeteve te saj marrjen e detyrave qe su takojne lidhur me punesimet ne administrate.
Po, more z. Bujar ashtu eshte e verteta, po, ku ta marre vesh Edi se ka deputet qe futin hundet kudo?! Me thoshte nje shoku im, qe punonte ne zyren e kuadrit ” Per arsimin” dhe qe pas 6-muajsh ne ate detyre, dha doreheqjen: ” E dhashe doreheqjen me ndergjegje, sepse me vinin shkresa nga filan deputet se duhej t’i gjeja vend pune filanit/ es pa tjeter e po nuk pati te largoja nje “x” individ duke i gjetur ndonje klecke p. sh Ke notat u uleta per ate vend ne gjimnaz a shkolle 8-vjecare e keshtu me radhe. Pra DEPUT(A)ETI asht ai qe te ben gjemen, pavaresisht se nuk e njeh fare zanatin, por ka marre mandatin. Nderrimi i Partive eshte bere e modes, duke filluar qe ne komision , ku ndonji anetar qe eshte ne pune shtetrore luan me dy karta, pavaresisht i ciles parti eshte perfaqesues, leshon “PÉ” majtas e djathtas.
Tregojne se ne kohen e Turqise myslimanet kishin me shume favore se te krishteret. Nje i krishtere, duke menduar se do ta favorizonte nepunesi i shtetit kur do te shlyente taksat, meqe Ai e pyeti nese ishte mysliman a i krishtere, ky, pa u menduar u betua: ” PASHA KRISHTIN JAM MYSLIMAN!” Shkrimi i mesiperm ka prekur nje plage mbareshqiptare, por eshte veshtire te sherohet. Per mua nuk ka rendesi partia, po njeriu nese e ben ajo punen ku eshte dhe t’mos i gjejme pune njeriut, po t’i gjejme PUNES NJERIUN, se mjaft kemi notuar ne ujra te turbullta…
Ne kete rast jodomosdoshmerisht deputet por sekretaret e njesive vendore,apo sekretare organizash partie ku mund te jene paraqitur.
me vjen ne tavoline nje i PD E ME THOTE KETE RADHE VOTOVA PS.Po rri i them se boll hengre 8 vjet e me ke dhe tre pune,ler dhe per te tjeret,por problem a do kete gje per ne qe PS gjithe kohes,greva e demotrata e iken 8 vjet u plakem tani me merite te vendit te punes ,ku nqs une do zevendesoj nje qe ka 8 vjet ne ate pune sigurisht qe eshte me e afte,gjithsesi te presim e te shpresojme.