I dashuri Z.Adrian Thano! Të njoh figurshëm, të njoh si gazetar dhe si qytetar i denjë i kohës që jetojmë. Kam ndjekur qëndrimet e tua në kohë, që zënë vend në dosarin tënd të pranueshëm e të qëndrueshëm në fondin e gazetarisë. Ju ikët nga “Shekulli” dhe bëtë mirë, pasi ai u plak, u mpak e u zhdap, duke u rrëgjuar nga protagonizmi i makutërisë. Edhe unë e lashë lëvizjen e tij, që e kisha nisur që në gjenezën e vet dhe ndieja kënaqësi për sa bëri dhe zhgënjim gjer ku mbërriti, i qullosur e i mullosur. Shokëve të mia ua kam evidentuar një gjë të tillë, por vlerën e shtuar te ekuacioni e bëtë ju që ikët nga “Shekulli”, për ta lënë të rrëzohet shakull e për të nxjerrë një gazetë të RE me emrin kryesimbol “DITA”. Urime, i dashur mik! Mua më ke të rreshtuar në radhën e miqve të Ditës. Në këtë letër urimi nuk po zgjatem, por një hollësi të ekspozesë vijuese të gazetës, këtë do ta bëj një herë tjetër, më ngeshëm e më vëmendshëm. Gjithsesi, Dita, gjer tani, si “Ditë” jep më shumë dritë sesa homologet e tjera që nxiten, cyten e enjten nga dita e pareve kallp të pusthetit. Të përshëndes, Me respekt, Luftar Petoshati
I dashur Luftar!
Faleminderit shumë për letrën e ngrohtë. Do përpiqemi mos t’ju zhgënjejmë asnjëherë. Përqafime, Kryeredaktori dhe Stafi
urime o mik i shume shikuesve