Unë jam i zhgenjyer kur shoh se si dalin ca njerëz nga e majta dhe repetitojnë Berishën nëpër gazetat “e pavarura”. Është situatë e padrejtë sepse krijon mosbesim dhe zhgënjim, por shkakun nuk e mendoj njelloj me disa nga miqtë e mi debatues. Dallimi midis Ilirit dhe Rames eshte qe Iliri eshte larguar nga PS per shkaqe te konfliktimit me Nanon (te drejta sipas meje) porse Iliri nuk konkuroi siç konkuroi Rama per t’i marë partine Nanos (liberal, por dhe dembel). Iliri zgjodhi rrugen e perçarjes te se majtes duke i bere dhurata Saliut ne menyre te njepasnjeshme.
Për mua Rama e ka superuar testin. Le të luftojë deri në votën e fundit, por përsa i përket pjesës tjetër të së majtës, mendoj se tani Nano e Meta jane ne barazim midis tyre, por ai qe humbi jane aspiratat e zgjedhesve te majte.
Email nga adresa: [email protected]