Vaçe Zela mbylli sytë përgjithmonë. Ajo nuk është më mes nesh. Iku në botën tjetër, atje ku shkojnë të gjithë, kur mbyllin llogaritë me këtë botë. Në botën ku sovraniteti i qënies së ndryshuar bëhet i paprekshëm nga të gjallët grindavecë. Vaçe Zela, si çdo ikonë është tashmë lart në qiell, sa ç’është e qetë dhe ë pacënueshme dhe në tokë.
Ceremonia e homazheve për të ishte një ceremoni e përmortshme që nuk kishte mort. Një arkivol dhe një mal me lule si mirënjohje për atë që nuk do të shuhet kurrë. Ajo lindi për të mos vdekur, siç lindin të mëdhenjtë eçdo gjëje. Ajo lindi për të mbetur përjetësisht këtu, nën këtë qiell e në këtë qiell, si frymë ë transformuar në këngë,
Vaçe Zela ishte e tëra një këngë madhështore, një jehonë gjigande, që do të ushtojë në përjetësi, herë e butë dhe delikate si flladi i pranverës, kur i këndon dashurisë, herë e rëndë dhe epike, kur i këndon atdheut, revolucionit, socializmit. Zëri i saj jehoi nga marshet revolucionare te kantatat dhe himnet që i ngre Shqipërisë, sidoqofyë ajo, e lirë apo e izoluar, sepse është përherë atdheu i saj, shpirti i saj. Vaçe Zela i këndoi me një zë dhe pasion të rrallë a thua Shqipëria ishte vendi më i madh dhe më i bukuri botës. Dhe jo se nuk e kuptonte ku jetonte, por se me instinktin ë artistes së madhe ë dinte mirëfilli se kënga ishte balsam për shpirtin, se kënga thoshte shpesh atë që nuk e thotë dot thjesht fjala, se ajo ësht mjeti që zbut, zbukuron e shëron plagët e shpirtit.
Ka në këngët ë Vaçe Zelës dlirësi, dhembje, dinjitet, solemnitet. Ka shumë dashuri. Dhe të gjitha këto i mbështjell me një autoritet të padiskutueshëm profesional. Ka mbi të gjitha një dritë që buron së,brendshmi, ka vrull që të jep krahë dhe forcë që të mos biesh, të mos jepesh, që vjen si drithërimë dhe valë-valë si një vals madhështor, që të pushton shpirtin, të ngroh zemrën dhe të bën më të mirë. Ajo ceremoni mortore ngjante më tepër me një koncert me këngë, ku e vdekura ë pavdekshme këndonte e dëgjonte edhe vet efektet e zërit të saj. Zëri i saj i magjishëm në sfond çuditërisht nuk të bënte të përloteshe, gati harroje se ishe në mort. Duke dëgjuar këngët ë saj, me siguri të gjithë këndonin nën zë bashkë me të. Kishte vetëm lule dhe muzikë.Tamam si një koncert. Ndërsa proza “poetike” e politikës as u ndie fare, ashtu si prezenca e politikanëve, që dukej krejt e huaj dhe artificiale. Dhe s’ka vdekje më “të bukur” (meqë ajo është ë paevitueshme) se vdekja ë një këngëtari të madh (këngëtareje të madhe), që përcillet në banesën e fundit me këngët e saj. Është një përqeshje e vdekjes, një mundje e saj. Është privilegj i madh të jesh artist ( i madh), sidomos këngëtar, pasi vdekja bëhet më ë lehtë, bile “harrohet” nën zërin dhe tingujt magjepsës.
Dhe vërtet kjo vdekje pati shumë pak zi, një zi të ndritshme si drita e diamantëve të zinj, diskrete, delikate, të kristaltë, qetësuese , melankolike. Por jo dëshpëruese. Kishte më tepër një trishtim të lehtë, gati aristokratik, sepse kënga, edhe kur është elegjiake, është ngritje mbi dhembjen, mbi të keqen. Është supremaci dhe dominim mbi ligështimin, mbi thyerjen, mbi deshpërimin. Kënga është në fund të fundit një triumf. Dhe këngëtari i madh një triumfator, një fitimtar i përjetshëm. Siç ishte dhe Vaçja jonë, siç është dhe Vaçja jonë, siç do të jetë dhe Vaçja jonë. Vaçja e madhe e një vendi të vogël, Vaçja e lirë e një vendi të izoluar. Por ajo bëri mëë të mirën ë mundhme për kohën dhe vendin e saj. Këndoi me gjithë fuqinë e shpirtit për gjithçka: për dashurinë, për femjën ë parë, për gjyshen, për motrat ilegale, për partizanët çlirimtarë, për atdheun e dashur, për “Lulëkuqen” dhe i këdoi të gjitha këto me art të madh.
Qe më ë madhja midis të mëdhenjve të tjerë, sepse i këdoi të gjitha zhanret ë gjinisë së këngës, që nga këngët mirëfilli të lehta, xhazi, baladat,,këngët popullore, kantatat solemne e deri te marshet revolucionare,duke iu vënë vulën ë personalitetit të saj. Dhe, pavarësisht tematikës dhe ideve, i këndoi me dinjitet profesional, duke ua shtuar vlerat. Këndoi dhe për Partinë ë Punës, për socializmin, sepse arti ësht ë i pandarë nga koha . Dhe kjo duhet thënë, por nuk e cenon aspak talentin e rrallë të saj.
Zëri i saj delikat, drithërues e lirik në këngët e dashurisë befas monumentalizohet në kantatat revolucionare, në baladat e ndryshme. Në zë i madh tregohet pikërisht te kontrastet.dhe shkalla e regjistrit. Te ëmbëlsia e timbrit. Dhe ajo i kishte të gjitha. Pikërisht këndimi i një spektri kaq të gjerë këngësh nga muzika ë lehtë ritmike te marshet luftarake tregon potencën vokale të saj, magjinë e zërit,vibrimin e rrallë, ngrohtësinë dhe gjerësinë e të kënduarit me gjoks dhe kthjelltësinë e kristaltë të zërit të impostuar. Kjo ishte Vaçja jonë e madhe, ë cila, po të ishte lindur dhe rritur në një kontekst tjetër politik dhe shoqëror, do të ishte me famë botërore. Por ky ishte fati i saj, siç ishte dhe fati ynë, i ne të gjithëve. Prandaj shpesh fatet e artistëve të mëdhenj janë të njëjtë me fatet e popullit të tyre. Prandaj ata i do populli, prandaj ata janë të pavdekshëm. Sepse i pavdekshëm është populli në gjirin e të cilëve ata lindin, rriten dhe lulëzojnë.
Vaçja ishte dhe mbeti një legjendë. Ajo kishte fituar me meritë me kohë statusin ë artistes së madhe dhe vlerësimet e merituara. Me sa duket regjimi dhe talenti dinë të bëjnë edhe kompromise. Por Vaçe Zela nuk bëri kurrë lëshime në kurriz të talentit. Le të kujtojmë se nuk do të guxonte sakush të linte këngën në mes dhe të dilte në mënyrë demostrative nga skena, siç bëri ajo për një pasaktësi teknike, duke sugjestionuar sallën ë mbushur plot. Dhe ku? Në aktivitetin më të rëndësishëm muzikor në RTSH! Dhe kur? Në Diktaturë! Kjo dëshmon se ajo ishte nga të rrallët artistë, në mos ë vetmja, që kishte fituar lirinë, kur të tjerëve iu qe refuzuar. Faleminderit Vaçe Zela që na e zbukurove dhe ëmbëlsove jetë tonë në çaste të hidhura, që na bëre të ëndërrojmë dhe të harrojmë shpesh realitetin, të cilit i mungonte drita e këngëve të tua! Që na ndihmove të zbehej dëshpërimi dhe rënia morale.
Ti ishe një institucion i madh shpirtëror për ne. Kaq ë vërtetë është kjo, saqë vdekja jote i errësoi të gjithë politikanët, që u munduan të të bëjnë homazh me fjalë të kërkuara, por të zbehta para teje dhe emrit tënd.
Ishte hera e parë që politikanët u dukën aq të vegjël, aq të pavlerë, aq të shpërfillur nga populli. Ti i çvlerësove ata edhe duke ikur…Dhe mendoj se ndoshta për herë të parë e kanë ndjerë veten të vegjël dhe kanë imagjinuar për disa caste se sa e vogël do jetë vdekja e tyre, se sa pak popullore do te jetë ajo. Dhe duhet të jenë treguar edhe “xhelozë” për madhështinë e vdekjes tënde. Dhe ndoshta për pak çaste e kanë kuptuar se pushteti politik, që përgjithësisht është një pushtet i imponuar, është shumë më jetëshkurtër se pushteti i fituar nga epërsia shpirtërore, nga talenti dhe nga e mira…Sepse për politikanët nuk do të ketë dhembje dhe respekt të përmasave të tilla. Ata mund të kenë shumë njerëz të rreshtuar, protokoll pompoz me policë e ushtarë, do të vendosen në shtrat topi me shirita kuq e blu, me dekorata e urdhëra të vendosura në jastëkë, me shirita të zinj , me zi kombëtare, me të shtëna topi apo batare automatikësh. Por gjithë kjo rekuizitë protokollare dhe këto gjëmime armësh do të jenë një hiç para këngëve të tua, para “Valsit “tënd”të lumturisë”. Sepse ti i takon gjithë popullit. U prehsh në paqe Vace Zela!
Nje ze,nje talent i madh,lindur ne nje vend te gabuar dhe ne nje kohe te mbrapshte.
Na mallengjeve shume me kete DACIBAO te Kohes se Qepes o Qejaan Hajvani, sa filluam te qajme dhe te derdhim plot lot per Vace Zelen qe kendoi tollovane e saj per Partine e Punes:
VALSI I LUMTURISE NE KOHEN E KOLERES
me kompozitor spiunin e Sigurimit te Shtetit Avni Mula. Por ki meshire per ata mekatare qe nuk e deshen Partine e Punes, sepse nuk ju nenshtruan si skllever debile si puna jote enver Hoxhes dhe bandes se tij gjakatare dhe qe kenga tollova e Vace Zeles i ngjasonte si VALSI i Lumturise i Hitlerit qe luhej ne portat e Kampit te Auschwitzit ne Gjermani para se te conin cifutet ne dhomat e gazit dhe t’i digjnin me pas ne krematoriumet fashiste.
Bukur ,shume bukur dhe me vlera reale .
SHKRIM SHUME I BUKUR,I GODITUR,KENGETARE E PAVDEKSHME QE I KENDOI ME DASHURI VENDIT TE SAJ, IKU E NDERUAR DHE E RESPEKTUAR NGA I GJITHE POPULLI SHQIPTAR.MUND TE KETE DHE NDONJE QE SE PELQEN,VLEREN TA JEP SHUMICA DO S DO AI ASKUSHI QE SE NJEH NJERI.
Kengetarja tollova e Beqir Ballukut, Vace Zela sa ishte gjalle nuk u kujtua kush per te ne Kohe Demokracie, nderkohe qe enveristet me ne krye kriminelen Nexhmije Hoxhen po e vajtojne pas vdekjes me lote krokodili si kukumjacka pylli. Kjo eshte ceshtja qe duhet te zhvillonte dhe zhbirilonte Qejavan-Hajvani ne shrkimin e tij dhe jo te shpaloste DACIBAON e Kohes se Qepes per te perlotur debilet, sic ben edhe ti o nastradini fallco qe vjedh emerin e tjetrit pa te keq. Prandaj mbetet qe te pyesim politiken tone kombetare dhe hipokrite, si edhe popullin tend shqyptar qe e respektoi kaq shume Vace Zelen “postmortium’, pse nuk e ndihmoi me ndonje LEK kur ishte gjalle dhe e semure ne spitalet super te shtrenjta te Zvicres?
Ne vitet 90-te nga burgjet dhe internimet e Enver Gjakatarit dolen mbi 30 mije shqyptare mjerane. Me shume se kaq kishin vdekur ose ishin likuiduar nga banda vrastare profesioniste e Enver Sadistit. Familjet e tyre sa degjonin VALSIN E LUMTURISE te Vace Zeles me kompozitor spiunin e Sigurimit te Shtetit Avni Mula futeshin poshte krevatit dhe mbyllnin veshet me tapa, sepse makthi i burgjeve u kthehej para syve te tyre me kete kenge qe fillonte sa here vdiste ndonje i burgosur ne keto therrtore komuniste.
nasrudin kokloqja( e meriton kete thenie) kur te flasesh per Vace Zelen duhet te lash gojen morre funderrine balliste,sharlatan , hale , zagar bulevardesh .malok mi malesh.Ik futu ne zgavren nga dole nga malet. Sa per Enverin ti edhe sot ke frike nga hija e tij, dhe jam kurioz te di pse nuk te futi ndonje plumb bytheve se e meritoje. Kurse shkrimtari Qejvani eshte nje njeri i nderuar qe ti nuk i arrin as deri te ko… more derdiment.Ti dhe fara jote duhet tju djegim me benzine qe mos te ngelet asnje gjurme
O koqe nasirudini. Mjaft hodhe balte mbi gjithca o qenie inferiore e shpellave te erreta. Yjet si Vacja nuk perbalten dot nga lakuriqet e nates e urithet e nentokes. Haleeeeee!
Dita, ndoshta do bente mire te hapte nje Rubrike – Obituari per personat e njohur. Ku nje gazetar profesionist do fliste qarte, me pa-anesi per aktivitetin e tyre. Nga Lindja deri ne vdekje, me 1-2 histori te njohura, shkollimin, punen e ”bemat” per te cilin u be i/e njohur.
Nen kete shkrim asnje nuk do kishte arsye te zemerohej a ta merrte personalisht; per me teper ka shume lexues qe duan te dine per jeten e nje personi qe i jep dicka shoqerise.
Ve re: Ne 101 shkrime per Vacen, akoma nuk ka ”rradhe te qarte” nese dikush do info fillim-e-fund.
—
Pra larg pathosit, drejt informimit.
(flm gazetes / respekt per autorin)