Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Për supersticiozët, objektet që duhet të mbani në shtëpi që t’iu ecë mbarë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lifestyle > Për supersticiozët, objektet që duhet të mbani në shtëpi që t’iu ecë mbarë
Lifestyle

Për supersticiozët, objektet që duhet të mbani në shtëpi që t’iu ecë mbarë

Leda Hysa
Published December 27, 2018
Share
SHARE

Të gjithë duam që fati të na buzëqeshë, por jo gjithmonë ndodh kështu.

Shumë besojnë se ky i fundit është i shkruar në yje e askush nuk mund të bëjë asgjë për ta ndryshuar, ashtu si shumë të tjerë bëjnë ç’është e mundur t’i hapin dyert fatit e ta “ftojnë” brenda në shtëpi.

Ne do ju tregojmë të gjitha mënyrat dhe sendet që do të ndjellin fatin e mirë në shtëpinë tuaj.

Një derë e kuqe

Nëse dera është e drejtuar nga jugu, e kuqja ose ngjyra portokalli do të ishin ngjyrat që do të ftonin fatin në shtëpinë tuaj.

Sipas feng shui, një praktikë shumë e njohur kineze e cila ndihmon në tërheqjen e energjisë pozitive, dera duhet lyer në ngjyra të ndryshme. Nëse dera është e drejtuar nga veriu, ngjyra fatsjellëse është bluja dhe e zeza. Perëndimi kërkon ngjyrën e bardhë dhe gri ndërsa lindja kafe dhe jeshile.

Elefanti lodër

Këto kafshë të zgjuara e besnike shihen në kultura të ndryshme si fatsjellëse.

Ndonëse në vendin tonë këto kafshë nuk janë simbol i fatit, një elefanti të vogël në shtëpi nuk do t’ju zinte vend, por vetëm do të përçonte energji pozitive.

Lule

Sipas feng shui kultura e lashtë kineze thekson rëndësinë e harmonisë dhe energjisë pozitive në dhomën e gjumit.

Prania e luleve pa gjemba do t’ju bëjë nuk do t’ju bëjë të ndiheni më mirë, por thuhet se do t’ju sjellë gjithashtu fat.

Nusepashkë

Të gjithë emocionohemi kur në dorën tonë vendosë të ulet një nusepashkë qoftë edhe për pak sekonda.

Arsyeja: ato janë fatsjellëse dhe të jesh i zgjedhuri i nusepashkës do të thotë që fati ju ka përkëdhelur. Sigurisht kjo gjë nuk ndodh rëndomë, ndaj ju sigurohuni që ta keni çdo ditë në shtëpi.

Patkua

Patkoi i kalit nuk është një simbol i panjohur për shqiptarët, pasi dhe në kulturën tonë ky objekt shihet i fatsjellës. Ndoshta ajo që nuk dini është patkoi duhet mbajtur në këtë mënyrë që fati të mos “rrjedhë”.

l.h/ dita

Leda Hysa December 27, 2018
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • MH says:
    December 27, 2018 at 1:04 pm

    Nji koleksion patkojshe kali shto dhe te gomarit do jene vertet fatsjelles jo nji por te larmishme fatesh simbas koleksionit te patkojve.Nji fat te till gezon dhe Shqiperia qe kur erdhi kalorsi mbi 4 patkojt e kalit nga vicidoli.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?