Avdjol Dobi, administratori i kompanisë shqiptare “DH-Albania”, e cila rezultoi fituese e dy tenderave 18 milionë dhe 12 milionë eure, për ndërtimin e mbikalimit tek sheshi “Shqiponja” dhe ndërtimin e linjës së tensionit të lartë nga Burreli në Peshkopi, rezulton i zhdukur.
Momentalisht prokuroria e Tiranës nuk ka asnjë dijeni se ku fshihet ky person, i cili është thirrur nga prokuroria tre herë dhe në asnjë rast, Dobi nuk i është përgjigjur, kërkesës së hetuesve për tu paraqitur dhe dëshmuar në prokurori.
Prokuroria thotë se ka urdhëruar policinë e Tiranës që ta shoqërojë forcërisht Dobin në polici. Por kontrolli policor nga policia e Tiranës është realizuar por pa rezultat. Me sa duket ngadalësia e prokurorisë së Tiranës për të kryer hetime të shpejta dhe vonesa e nxjerrjes së urdhërit të menjëhershëm për ndalimin e 26-vjeçarit Dobi, e ka ndihmuar këtë të fundit të fshihet.
Një burim pranë prokurorisë tha për “shqiptarja.com” se nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se Dobi nuk ka dalë nga Shqipëria, – raporton kjo media.
Por ai mund ta jetë larguar pa u regjistruar në sistem.
Dobi është personi kryesor që duhet të arrestohet fillimisht për megaskandalin e Unazës dhe OST.
Sipas Zërit të Amerikës dhe agjencisë BIRN, pas recepsionistit 26 vjeçar fshihet biznesmeni Bashkim Ulaj, i afërt me familjen Berisha dhe fitues i disa tenderave në shuma të mëdha me administratën e Rilindjes.
l.h/ dita
Po CNN shqiptar si e jep kete lajm? Se gazetaria eshte fryme e zotit. Keta nuk genjejne besoj, se helbete CNN.
mazhorance e opozite jane pjese e ketij skandalit me miliona euro ne kurriz te popullit te varfer.
Ne kete superskandal duhet te ishin minimumi 20-30 pesona ne burg deri tani
O Z Prokuror ,ky 26 vjecari ka hikur per gjah ,tamam si i ndjeri KOSTA TREBICKA Seshte as hera e pare , e as hera e fundit , qe kane ndodhur keto pislleqe ne shqiperi.
E thjeshte ,peshku qelbet nga koka ,mafja e larte ka dale jashte kontrollit. :Duhet mbyllur pislleku .
Hahaha, kerkojeni te bunkeri I Ramutit, se kushedi cfare fsheh aty brenda
Keto ndodhin ne cdo shtet te botes
Rilinda
Pse nuk arrestojne Bashkim Ulajn.Po prokuroria ndjek pordhen e ti per ta kapur.S ka problem pasurite publike le te vidhen.Vetem hajduteve te ketyre fondeve ne detyre akoma.Bejne mire te futin koken ne mut e mos na cajne trapin por ti ngrene nje monument te madh Kryeprokurores dhe Ministrit te brendshem qe nuk zbaton ligjen e i le te lire akoma.
Qeveria e llumit Rama ti jape tender 40 milion Euro nje 26 vjecari??? Dhe ky u fshihka pas nje miku te Berishes??? Sinqerisht o njerez te gazetes Dita, kete zor se e beson njeri! Ne kete qeverine Rama nuk merr kush tender pervec se vete pjestaret e saj. Aty eshte dhe perfituesi i atyre 40 milioneve Euro, kot kerkojne ate capaculin 26-vjecar. Zaten prandaj eshte rrenuar ekonomia se po e rrjepin nga gjithe anet cakejte e Rames me ato tendera e koncesione.