Gledis Gjipali, drejtues i Lëvizjes Europiane në Shqipëri flet për rekomandimin e KE-së
Lëvizja Europiane në Shqipëri e cila merret me proceset integruese të vendit në Bashkimin Europian, e shikon si një hap pozitiv rekomandimin e Komisionit Europian për të na dhënë statusin e vendit kandidat. Gledis Gjipali, drejtues i kësaj lëvizje në një intervistë për gazetën “Dita” shprehet se vendi ynë do të ketë edhe përfitimet e veta. Se në aspektin ekonomik do të rritet besueshmëria e Shqipërisë në vlerësimin e kompanive të huaja dhe organizatave ndërkombëtare që potencialisht mund të sjellin rritje tw investimeve tw huaja. Sa i përket përfitimit nga fondet e tjera të BE që prej 2014 nuk ka më rëndësi statusi për të përfituar dhe nga komponentët e mbetur. Shqipëria ka më shumë se tre kushte të paplotësuara për marrjen e Statusit.
Çfarë ka ndryshuar në këtë vit që KE hap dritën jeshile, duke parë që për tre vjet e refuzoi?
Përmbushja e 3 kushteve formale të mbetura nga viti i kaluar dhe veçanërisht realizimi me sukses i zgjedhjeve parlamentare tw 23 qershorit janë arritjet kryesore që çuan mbas 4 vjetësh në një rekomandim pa kushte për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë. Heqja e problematikës së zgjedhjeve nga lista e kushteve për Shqipërinë është një arritje e veçantë pasi shpeshherë ka qenë pengesa kryesore për ecjen përpara në rrugën e integrimit. Dëshira për të nxitur qeverinë e re që të ecë në rrugën e reformave dhe të prodhojë rezultate luan gjithashtu një rol jo me pak rëndësi.
Cilat janë përfitimet nga Shqipëria tashmë që do të merret statusi i vendit kandidat?
Përfitimet janë më shumë të nivelit politik, tashmë do të kemi një marrëdhënie më të ngushtë me Brukselin si dhe i bashkohemi vendeve të tjera të rajonit të cilët ndonëse janë nisur më vonë e kanë kaluar Shqipërinë në garën drejt Europës. Në aspektin ekonomik do të rritet besueshmëria e Shqipërisë në vlerësimin e kompanive të huaja dhe organizatave ndërkombëtare që potencialisht mund të sjellin rritje tw investimeve tw huaja. Sa i përket përfitimit nga fondet e tjera të BE që prej 2014 nuk ka më rëndësi statusi për të përfituar dhe nga komponentët e mbetur. Shqipëria do të përfitojë këtë rritje të rëndësishme të fondeve kur të ketë ngritur dhe akredituar institucionet e posaçme të cilat do të menaxhojnë këto fonde. Për këtë arsye Qeveria e re duhet t’i kushtojw një vëmendje të veçantë institucioneve të tilla për të mos humbur kohë e për të sjellë sa më shpejt përfitimet të cilat shkojnë tek bizneset, profesionistët e rinj, fermerët, e shume grupe të tjera të rëndësishme të shoqërisë që nuk kanë vëmendjen që i takon.
Në bazë të eksperiencës së vendeve të tjera sa mund të jetë koha që i duhet vendit tonë për t’u anëtarësuar me të drejta të plota në BE?
Procesi i Anëtarësimit është i gjatë dhe në të ndikojnë shumë faktorë si të brendshëm ashtu dhe të jashtëm. Nisur nga eksperienca e vendit më të fundit të anëtarësuar, Kroacisë do duheshin minimalisht 8 vjet nga hapja e negociatave apo 10 vjet nga aplikimi për anëtarësim. Gjithsesi çdo vend ka specifikat e tij të zhvillimit e mund ta përshpejtojë apo dhe ngadalësojë më shumë procesin. Disa nga pikat e dobëta të integrimit europian të Shqipërisë janë: mungesa e kohezionit politik të brendshëm si dhe dobësia e kapaciteteve administrative për të çuar përpara reformat e nevojshme. Nëse do arrihet të përsëriten shembuj të suksesshëm nga vendet e lindjes ku gjithë spektri politik u angazhua për të mbështetur një sërë reformash kyçe dhe në të njëjtën kohë u investua vazhdimisht për kapacitetet teknike të nevojshme, pengesat do jenë lehtësisht të kapërcyeshme.
Kroacia kish probleme me nje ngrec me Slovenine pse nuk thua qe Bullgaria Hungaria e Rumania e moren per 2 vjet pasi ju dha statusi i vendit kandidat apo ti je ai zgjuari qe flet me libra hapur
po ca do marim ne mer shoku,ti ske buk me henger ..esht situate skandaloze ne qytete jo e teshkosh ne fshatra duhet te jemi realist ..Te luftojm korrupsionn edhe te punojm sa me fort nese dum me arrit gjo.
a mund te levezin shqiptaret pa afat kohor ne vendet eurpiane neqoft se marrim statusin ?
Jo, sepse nuk eshte e mundur. Edhe vete qytetaret e vendeve anetare te BE-se nuk kane te drejte te rrine ne periudhe kohore afatgjate me shume se tre muaj, ne rast se nuk kane nje pune apo ne rast se nuk ndjekin studime apo ne rast se nuk kane te ardhura qe provojne se ato kane mundesi financiare per qendrim, apo te dale dikush garant qe i mbulon financiarisht.
BE ka levizje te lire te punetoreve dhe jo te qytetareve, qe do te thote se qytetaret nuk mund te levizin aty ku kane deshire per te jetuar, ne rast se nuk kane arsye pune, studimi, dhe se duhet te kene mundesi fiancimi. Rregullat per qytetaret e BE-se kerkojne qe ne rast se leviz per me pak se tre muaj, nuk ke detyrim per t’u deklaruar ne shtetin perkates (kjo varet nga shteti), por ne rast se kalon tre muaj ke detyrim ligjor te deklarohesh dhe ne kete moment komuna per regjistrim te kerkon kontrate pune, studimi, burime financimi, pra me c te ardhura do jetosh, sigurim shendetesor, etj. Ne rast se nuk deklarohesh dhe qendron me shume se tre muaj ne territor rrezikon nje gjobe.
me pak fjal kur shqiperia te mar antarsimin ne be…..beja do jet drejt shkatrrimit ….
PERSHENDETJE KAM 8 MUAJ NE ITALI PA DEKOMENTA PA DEKLARUAR ASGJE SI MUND TE VEPROJ PER NJI RREGJISTRIM NE KOMUN I KAM PERSONATE QE ME PERGJIGJEN PER GJITHCKA MUND TE RREGJISTROHEM TANI…
MARJETA
Shpresoj qe kete vit te kemi nje pergjigje pozitive per marrjen e statusit si vend kandidat ne BE,dhe i,u lutemi politikaneve te bejene nje loje politike pozitive ne kete drejtim pasi jemi duke pritur me pa durim pergjigjeen PO JU E MERITONI.
Ja, keta jane djelmoshat, si ky Gledis Gjepali qe do e bejne me patjeter Shqiperine. Une nuk e njoh Gledisin. por vazhdimisht ky djale ka dhene mendime shume interesante dhe gjithnje ka mbjellur vec entusiazem real. gje per te cilen prej kohesh kishin nevoje shqiptaret. shume i pjekure jo si dis te tjere te moshes se tij qe vec rrijne duke nxire punen e Qeverise
po ne do kemi te drejte te futemi lirshem ne evrop..ju lutemi kush me jep nje lajm
Jo, asgje nuk ndryshon nga kuadri i deritanishem. Ne baze te marreveshjes se liberalizimit te vizave, do te vazhdoje e njejta situate. Edhe kur te anetaresohesh, mund te kete nje periudhe tranzitore siç u vendos per Bullgarine apo Rumanine qe nuk ke te drejte punesimi per ne BE. Kur te jesh anetar me te drejta te plota, qe te qendrosh ne nje nga vendet e BE-se me shume se tre muaj duhet te kesh nje kontrate pune, ose te punosh si i pavarur dhe te vertetosh te ardhurat pra burimet financiare per jetese, ose te dale garant nje person qe te mbulon financiarisht, ose te ndjekesh studime, etj.
“Punë, punë natë e ditë, që të shohim pakëz dritë…” .
Vetëm PUNËSIMI e bën të prekshëm për çdo qytetar shqiptar, marrjen e STATUSIT të vendit kandidat. Ndihma financiare dhe asistenca teknike e Evropës do bëhet e dukshme kur gjendja ekonomike e familjeve shqiptare, të shkojë të paktën në nivelin minimal Europian.
“Kafshatë që s’kapërdihet, është mjerimi” – dhe akoma sot tingëllojnë kaq aktuale deri në dhimbje këto fjalë të Migjenit…
A do zgjidhet PUNËSIMI? Këtë e ka në dorë aleanca PS-LSI, për të treguar se premtimet nuk ishin vetëm për fushatë, por ishin për tu vënë në jetë, Të shohim sa të lartë do e vendosin stekën dhe a do e kapërcejnë dot?
po ndalesat do te hiqen apo jo?
Po ne angli a mund te shkojm me 3 mujore si mund te shkojm ne itali apo vendet e tjera dmth jo per pun por per 3 muaj pa te drejt pune??????
ka ndo nje qe na tregon se perfitojne ndonje lehtesim emigrantet pa letra nga statusi
nuk asht bo asgjo me status dhe pa status ne shqiptaret sa te shohim policet Europian na hy frika ne palce .dhe gjithnji do ngelemi te kalu kufijte malit
PERSHENDETJE KAM 8 MUAJ NE ITALI PA DEKOMENTA PA DEKLARUAR ASGJE SI MUND TE VEPROJ PER NJI RREGJISTRIM NE KOMUN I KAM PERSONATE QE ME PERGJIGJEN PER GJITHCKA MUND TE RREGJISTROHEM TANI…
Shqiperia e ka mare apo do ta mare statusin..DHe neqoftese eka mare ca perfitojne shqiptaret nga statusi, ka ndonje dekret te aprovuar.