Besnik Pani, prej 11 vitesh endet në dyert e gjykatave ku ka humbur dy banesat e tij në kryeqytet, pasi gjyqtarët i kanë dhënë të drejtë ish-bashkëshortes pas divorcit.
64-vjeçari ka patur konflikt me ish-gruan e tij Suzana Guxhollin, e cila ka qenë ish-këshilltare ekonomike e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Pani ka treguar për “Shqiptarja.com” se ish-gruaja me njohjet politike i ka marrë dy prona mjaft të vleshme në Tiranë, si dhe i ka hyrë si aksionere në ndërmarjen “Partizani”.
Kalvari i gjyqeve ka nisur në vitin 2005, kur ai ka hapur divorcin kundër saj, për shkak se zonja ka jetuar e ndarë për disa vite në Hungari.
Mirëpo pas padisë së divorcit nga ana e Besnik Panit, është kundër përgjigjur shumë fort Suzana Guxholli, e cila falë dhe njohjeve të saj në qeveri dhe gjykata, ka arritur t’i hyjë bashkëpronare në dy prona, ku në fakt sipas Panit ajo ska pasur anjë kontribut.
Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Pani ka shpjeguar se ish-gruaja Guxholli falë gjykatave ka mundur ti tjetërsojë plotësisht një banesë tre katëshe dhe i ka hyrë me 25 për qind në bashkëpronësi në një apartament, ku ai jeton aktualisht.
Konflikti mes z.Pani dhe bashkeshortes, ish-keshilltare e Berishes, eshte i hershem.
Ne 3 nentor 2012 ai botoi letren e meposhtme ne gazeten DITA:
******
Përgjigje Suzanës
Nga ing.Besnik Pani
Ish-bashkëshorti i Suzana Guxholli Pani, këshilltare ekonomike e Kryeministrit
Para një viti më 11 Qershor 2011 në shtojcën e Gazetës Shqiptare, në suplementin Blue Tooth në faqe të parë shkruhet “Këshilltarja e Berishës Zana Guxholli don pronat e ish burrit’’. Kjo shoqërohet dhe me një fotografi të bukur. Kjo gjë nuk e shqetësoi znj. Guxholli, bile pak publicitet bën mirë. Por pas një viti në përgjigjen e saj për shkrimin në gazetën “Shekulli” të datës 17 Qershor 2012, zj.Guxholli reagon ashpër dhe mw sulmon mua si ushqyes dhe nxitës i shpifjeve duke shtuar që këto shpifje janë me shkaqe politike.
Znj.Guxholli mundohet në përgjigjen e saj të prekë shumë gjëra dhe duket që ka amulli në kokën e saj. Megjithatë unë do kufizohem vetëm me atë pjesë të deklaratës ku merret me mua.
Duket ajo vazhdon të përdorë terminollogjinë e vjetër komuniste ku ai që prek Suzanën prek vijën politike të partisë. Unë di që Suzana është këshilltare ekonomike e kryeministrit dhe jo këshilltare politike. Se nga ja vë vetes atributin politik nuk e di. Këshilltarët ekonomike zgjidhen dhe nga pala e kundërshtarëve politike (bile ka dhe që i vendosin ministra kur janë njerëz të spikatur të fushës). Se pse goditet politikisht partia kur denoncohet Suzana për fshehje të pronës këtë mund ta shpjegojë Suzana.
Suzana nuk është dhe aq e moshuar sa të jetë e influencuar kaq shumë nga sistemi i kaluar. Nuk e di fushën e këshillimit të Suzanës, në është politika ekonomike apo ekonomia politike por në pozicionin që ka, ajo ka 6 vjet që abuzon me njw pushtet që nuk e di ta ketë, por që di ta përdorë shumë mirë. Unë nuk e di në marrëdhënie me të tjerë, por në marrëdhëniet me mua, (të cilin sot më gjykon se po e përdor apo më përdorin të tjerët për qëllime politike), ka përdorur pushtetin dhe vazhdon ta përdorë në mënyrë abuzive dhe të paskrupullt.
******
Pas përfundimit të gjyqit të divorcit me mua, znj.Guxholli përdor çdo mjet që ka në dorë për të realizuar objektivat e saj. Kësaj i thonë që ajo përdor mjete politike për qëllime ekonomike pra për të fituar proceset gjyqësore dhe për t’i marrë pronat e bashkëshortit për t’ia shtuar kanistrës së vet të pronave. Pronat e mia janë shumë të vogla në krahasim me të sajat por kjo nuk ka rëndësi. Nuk e kam kuptuar ndonjwherw mirë, nwse e bën për inat apo për makuteri. Por ajo përdor pozicionin e saj për zgjedhjen e gjykatësve, për ecurinë e proceseve gjyqësore, për provat e paraqitura, për përshpejtimin apo frenimin e proceseve gjyqësore, për marrjen e vendimeve dhe kjo në të gjitha nivelet duke filluar nga Gjykata e shkallës së parë në atë të apelit, Gjykatën e Lartë, e së fundmi dhe atë Kushtetuese. Ajo përdor pushtetin në grumbullimin e provave. Psh ka përdorur ish dekanin e Fakultetit Ekonomik për të vërtetuar si një ushtar i bindur, parate qe ka mare Suzana nga World Bank, nga UNDP, nga Fondacioni Fullbright në vitet 1992-1993. Që z. dekan i fakultetit ekonomik të Universitetit të Tiranës të vërtetojë që znj. Guxholli ka marrë kaq e aq para nga Fullbright, World Bank etj dhe që gjykatësja t’i pranojë këto tok me eksperten kontabël, këtë mund ta bëjnë vetëm njerëzit servilë ndaj pushtetit.
Znj.Guxholli është kaq e sigurtë dhe prepotente në pushtetin e saj sa nuk ka frikë të sjellë turli provash të kontestueshme dhe një pjesë të fallsifikuara keqas, sepse e di që është e pacënueshme. Po edhe në qoftë se dikush do t’i zbulojë ky nuk duhet të guxojë t’i denoncojë se përndryshe akuzohet që po shpif dhe po intrigon kundër vijës politike.
Ajo përdor linjën e kryeministrisë për të kërkuar dhe për të sjellë në gjyq dokumente nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për pagat e mia (Besnikut) për vitet 91-95. Këto janë dokumenta konfidenciale të cilat mund ti jepen vetëm Besnikut. Ky mundim bëhet për të treguar për të treguar se sa shumë ka marrë ajo dhe sa pak Besniku.
Po këtë linjë përdor kur kërkon nga Ministria Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës që marrë në rrugë zyrtare Drejtorisë së Akreditimit ku unë punoj një vërtetim që Besniku ka qenë në punë gjithë muajin janar 2010. Ky vërtetim nuk e di se në çfarë protokollesh lëviz por në fund paraqitet në gjyq nga Suzana Një dokument zyrtar që paraqitet privatisht në procesin gjyqësor. Ky rast është aq flagrant sa edhe gjykatësja nuk e pranon si provë. Përdor pushtetin për të marrë kontrata të rreme qeraje shtëpie nga biznesmene, që të duket hallexheshë për ti paraqitur si provë që është e pa strehë.
Përdor bile pushtetin për të marrë jo vetëm pronat e ish burrit por dhe pronat e ish vjehrrit. Kështu ajo tërheq nga firma Teknoprojekt, kontratën e dhurimit të shtëpisë për babain tim nga ish pronaret e truallit dhe pjesërisht nga kjo firmë. Këtë e përdor në gjyqin e pjestimit të pasurisë si provë që Besniku ka shtëpi ndërsa ajo nuk ka dhe pasi e fiton këtë gjyq si e fiton, kërkon që firma në fjalë të anullojë kontratën dhe të bëjë një të re ku të përfshihet dhe Suzana, me pretendimin se është e pastrehë, edhe pse Gjykata i jep një truall në mes të Tiranës, truall ku kam investuar unë i vetëm pa dekoratat e saj.
Suzana përdor pushtetin në çdo hap, dhe quan presion politik kur pala e cenuar kërkon të vihet drejtësia në vend.
Në deklaratën publike shënohet që ky është presion nga ish bashkëshorti duke përdorur opozitën. Në fakt nuk kuptohet mirë se kush e bën deklaratën, Znj. Guxholli, zëdhënësi zyrtar i i kryeministrisë apo është deklaratë e përbashkët. Këtë gjë ajo vetëm e merr me mend ndërkohë që ka 6 vjet që bën presion pushtetar e politik duke u implikuar personalisht dhe duke implikuar të tjerët. Unë kam menduar që këto kanë qenë abuzime të drejtëpërdrejta të Suzanës në pozicionin dhe institucionin ku punon. Dhe më vjen keq dhe çudi që zëdhënësi i këtij institucioni transmeton deklaratat personale të Znj. Guxholli nën suazën e institucionit. Këtu flitet thjesht për fshehje dhe mos deklarim pasurie.
Suzana më akuzon mua për denoncim a thua që po bëj ndonjë denoncim në organet e diktaturës së proletariatit.
Në website-n e Inspektoriartit të Deklarimit të Pasurisë është një shkrim ndër shumë të tjerë ku evidentohet thirrja që u bëhet qytetarëve për të denoncuar shfaqjet e korrupsionit, ku lihet një numër telefoni dhe një adresë email, nr. është 0800-999 dhe email: [email protected] . Është shumë e vërtetë që unë e kam bërë këtë që në tetorin e vitit të kaluar, por kjo të paktën nuk duhet përmendur në deklaratë si akt i dënueshëm ku unë i jap material politik opozitës, por si akt qytetar. Në se këto ftesa janë sa për sy e faqe kjo është tjetër çështje por që të shikoj që zëdhënësi i kryeministrisë deklaron se unë kam bërë denoncim në Inspektoriat kjo është shumë e çuditshme. Unë kam tetë muaj që e kam bërë këtë denoncim dhe nuk ka patur ndonjë reagim nga inspektoriati. Në se dhe inspektoriati ka frikë që çdo veprim mund të konsiderohet si aksion politik atëhere paska të drejtë. Një akt që bëhet brenda normave dhe kërkesave antikoruptive i firmosur personalisht nga unë nuk merr asnjë përgjigje dhe kur kjo punë del në shtyp atëhere qenka një komplot i madh i organizuar për qëllime politike. dhe një akt shpifje, intrige dhe denoncimi i turpshëm anti –Suzanë.
Unë nuk kam asgjë me institucionin e kryeministrisë por më vjen keq kur emri i institucionit përdoret për qëllime personale.
Unë po e konsideroj deklaratën për shtyp të zëdhënësit të kryeministrisë thjesht si një ritrasmetim se nuk besoj që kryeministria ka të dhëna që Suzana ka ikur në Hungari që të më mbajë mua dhe fëmijët me bukë. Edhe sikur kjo të ishte e vërtetë nuk është justifikim për të fshehur pasuritë e saj. Unë dal si mosmirnjohës ndaj sakrificës së gruas e cila iku në emigracion për hatër të familjes. Kur ka ikur Suzana në vitin 1997 unë kam qenë koordinator në një projekt ndërkombëtar pranë METE ku kam vazhduar deri në vitin 2005, me pagë 490 dollare qe ishte ne ate kohe e barazvlefshme me 70.000 leke të reja. Kjo ishte nga rrogat më të mira në atë kohë bile më shumë se një rrogë ministri dhe nuk kisha nevojë që të më mbante Suzana dhe ikja e saj ishte thjesht e njëanshme dhe me pretendimin e përkohshme.
Ajo përmend dhe fëmijët në deklaratë por e vërteta është që unë i kërkova që të kthejë vajzën në shtëpi kur fillonte viti i dytë i gjimnazit. Kjo është aq e vërtetë sa që unë nuk pranova të firmos deklaratën që kërkonte gjimnazi ku ishte vajza. (Gjimnazi Ndërkombëtar Amerikan i Budapestit). Suzana fallsifikoi firmën time në formular dhe e mbajti vajzën me mashtrim. Nëse i ruajnë në arshivë ndoshta dhe mund të gjëndet ky dokument.
Çfarë shpifje dhe intriga shikon znj. Guxholli kur ajo pranon çfarë thuhet në shkrim? Mos vallë aludohet si shpifje shtëpia në Budapest? Fakti që ajo e paska bërë dhuratë vajzës nuk ndryshon gjë. E vetmja pyetje që lind këtu është që pse ajo e bën këtë akt dhurimi. Ajo deklaron që e ka blerë shtëpinë në vitin 1998, sa e çuditshme kur mua më numërohen qindarkat nga viti 1977 e këtej ajo nuk deklaron për milionat e vitit 1998, mos vallë kanë qenë edhe lekë të miat në atë blerje? Mos vallë do të duhej të më pyesje edhe mua në momentin e dhurimit? Apo mos vallë harrove ta deklarosh këtë detaj shumë të vogël në Gjykatë kur babëzia për prona të errësojë sytë edhe ja fshehe ligjës!? Vajza jeton në Kanada dhe punon si inxhiniere në një firmë të teknologjisë së lartë celulare me pagë shumë më të mirë se ajo vetë. E çfarë arsye apo shkaku na paska per dhurim kur vetë deklarohet në gjygj si e pastrehë dhe sjell dhe një kontratë qeraje si provë që është e pastrehë. Arsyeja është veçse mashtrim.
Në deklaratë thotë që paratë i ka përdorur për të blerë ndër të tjera pasuri të patundshme. Në gjygj nuk ka paraqitur as dhe një pasuri të patundshme të blerë. Edhe tapinë e Budapestit e kam dorëzuar unë në gjykatë. Por Gjykata nuk e di pse nuk e pa!! Pyetni Suzanën, ajo e ka fshehur dhe për të humbur gjurmët duke bërë një dhuratë fiktive. Kjo shtëpi, sipas pretendimeve të paraqitura nga Suzana për pronat e blera nga ana ime po në të njejtën periudhë kohore, i takon të jetë pronë e përbashkët dhe ajo nuk ka të drejtë ta dhurojë. Pra dhe intrigat dhe mashtrimet që më akuzon mua i bën Suzana. Denoncimi që akuzohem unë bashkohet me shprehjen shpifje dhe intriga për t’i dhënë ngjyra pexhorative/ përkeqësuese.
Suzana deklaron në 2006 që ka një shtëpi 100 m2 e cila pas një viti avullon dhe nuk figuron më në deklaratat e pasurisë. Dhe pas dy viteve Suzana vetëdeklarohet e pastrehë. Me qenë se në deklaratën e pasurisë së 2007 nuk kemi ndonjë rritje të pjesës së parave, duket që dhe këtë shtëpi do ta ketë dhuruar duke mbetur e pastrehë vetë. Në fakt është gjynah të pretendohet të ketë prona kur kjo zonjë bën kaq shumë dhurata.
Dhe si përfundim dua t’i kujtoj znj. Guxholli se ndoshta e ka haruar ose nuk ka dashur ta përmendi në deklaratë që përveç shpifjeve, intrigave dhe denoncimeve kam bërë edhe kallzim penal në Prokurorinë e Tiranës kundër Suzana Guxhollit për fallsifikim dokumentash. Dhe ky kuptohet është i bllokuar si praktikë duke përdorur pushtetin e saj okult dhe njerzit e ngarkuar me shqyrtimin e dosjes duket kanë frikë se mos bëjnë ndonjë gabim politik.
Një ankesë më formë, përmbajtje dhë bashkëlidhur vendime vasale të Gjykatave shqiptare i është dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministit të Drejtësisë.
Besoj shumë pak në Drejtësinë Shqiptare por kam besim në moralin e njerëzve të ndershëm.
Botuar në DITA, 3 nëntor 2012
Kur ka ditur ta dredhi ne diktature Zana Guxholli si mos ta dredhi ne demokrature nen hyqmin e salehut?
Mos u lodh or mik se nuk e mund dot ti kete monster. Gabimi yt ka qene kur je martuar me te, tashti mbaje me shendet.
Vetem nje mrekulli te shpeton.
Z. Besnik Pani si ke jetuar me nje femer te tille per kaq vite dhe nuk kishe kuptuar asgje nga morali i kesaj femre te perdale dhe ajo Zana nuk te pordhi fare kur iku ne Budapest per te punuar, t’a kishte pire lengun me kohe si koqe qe je. Ti me te drejte permend shume fakte por ke harruar nja dy gjera “fare” te vogla, Zana kas qene dhe eshte dashnorja e deklaruar e Kuqit Pollo. Ti nuk flet fare per “miqesine” e pakufishme qe ajo ka per familjen BISHA dhe ne menyre te vecante per Shkerdhenin e Saliut, ajo ka qene PRONARJA e te gjithe tenderave ne SHQIPERI qe percaktonte fituesit e saj dhe derdhte milionat per llogari te familjes KRIMINALE Berisha.
Nuk e kuptoj cfare interesi publik paraqit ky konflikt pronesor midis dy personash private, pavaresisht se kush e ka fajin dhe pavaresisht se kush ia fut tjetrit.
Nje pyetje dija ti beja Gazetarit ; Cdo te thote i eshte pergjigjur shume fort?