Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Përgjimet, janë vërtetë “militantë të PS” ata për të cilët është ndërhyrë?
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Përgjimet, janë vërtetë “militantë të PS” ata për të cilët është ndërhyrë?
AktualitetKronikeKryesorePolitikeRubrika

Përgjimet, janë vërtetë “militantë të PS” ata për të cilët është ndërhyrë?

redaktor
Published January 14, 2019
Share
SHARE

Ka disa situata që duhen verifikuar me imtësi nga përgjimet e telefonatave të ish-drejtorit Arben Çuko.

E para, Çuko i flet një telefonuesi duke i thënë që “më kanë ardhur të gjithë me listë partie”.

Në mungesë të detajeve shtesë, është e pamundur të kuptohet saktësisht nëse ky është një shfajësim i Çukos kundrejt mikut të vet telefonues, të cilit për arsye të panjohura nuk i mbaronte dot punë, apo është vërtet kështu.

Duke u nisur nga ky pohim i ish-drejtorit, flitet për “punësime militantësh të PS-së”.

Në fakt nga verifikimet e rasteve del se në shumë prej tyre nuk bëhet fjalë për militantë të PS-së, por për njohje personale, shpesh pa lidhje me PS. Madje në një rast, edhe për ndërhyrje për të punësuar të partive opozitare, sic pohon Paulin Stërkaj.

“Eshtë çështje e institucioneve nëse veprojnë ose jo. Punonjësja në fjalë ishte edhe “e djathtë” – i tha Stërkaj Zërit të Amerikës.

As rasti i vajzës për të cilën ka ndërhyrë shefja e kabinetit të Ramës nuk ka lidhje me PS.

Rama nga baza e PS akuzohet për të kundërtën:  Që nuk ka përfaqësuar në administratë  socialistët megjithëse mes tyre ka shumë të aftë të dëbuar dhe të zëvendësuar me militantë të PD dhe LSI para ardhjes së Rilindjes në pushtet.

Në burgje, shumica e të punësuarve janë të PD dhe LSI, sidomos punonjës nga zonat e bastioneve elektorale të PD në verI të vendit.

Ky është një fakt që konfirmohet lehtë. Edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve me përjashtim të drejtuesit, Çuko më parë dhe Çipa tani, shumica e zyrtarëve në poste kyçe janë emëruar aty me lidhjet partiake të PD dhe vecanërisht të LSI para emërimit të dy drejtorëve në fjalë.

Nëse shumë prej tyre kanë paguar apo kanë shfrytëzuar lidhjet politike për të qëndruar në ato poste, kjo është një temë tjetër, por “punësime masive miltantësh socialistë” nuk ka patur as në burgje dhe as në institucione të tjerë.

k.a. / dita

redaktor January 14, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
4 Comments
  • Ilir says:
    January 14, 2019 at 10:56 pm

    Rilindja e Trap Edwinit

    Reply
  • mirel says:
    January 16, 2019 at 2:28 am

    Kjo eshte me e bukura, nuk ankohet baza e PS pse Ramuti po fut ne te gjithe instancat e shtetit bazen e PD dhe LSI, por ankohet PD-LSI se Ramuti po ben partizanizem me bazen e tyre.. Rrini militante socialiste hani bajga duke u marre me Ramen. Ashtu jua futi si Berisha, por Berisha e kish drejteperdrejte, ndersa Ramuti jua fut nga mbrapa

    Reply
  • Peza says:
    January 16, 2019 at 4:25 am

    Cfare te ankohemi kur nuk te degjon njeri ne PS?
    Nuk ekziston me PS per antaresine,vecse ne koken e Rames!
    Ajo qe quhet sot PS jane vetem nje grusht sahanlepiresisht te zgjedhur nga Rama per t’i sherbyer vetem atij per konsum mediatik!
    Antaret e thjeshte te PS u duhen vetem per votime,ndersa kur ke nje hall asnje nga partia apo shteti nuk te degjon!
    PS-ja eshte privatizuar nga Rama!

    Reply
  • Babalja says:
    January 16, 2019 at 2:34 pm

    Ps eshte e gjitha me Ramen. Mos hani mut kot. Kush flet per punesime!? Pd e Lsi. Po ato skane lene pastrus pa hequr nga puna kur kanr qene e pushtet. Po Lsi i ktheu burrgjet ne dhoma kavalishence ku te burrgosurit hynin e dilini si i donte qejfi ne kembim te votes per Lsi. Lsi parti pune militantesh ishte sa here ka qene ne pushtwt. Lsi e leshit hajdute muti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?