Dy mjekët e QSUT-së, të cilët morën para për operacionin e Elmidin Dylit, Gjykata Shkodër janë lënë në burg.
Ka qënë babai i Elmidin Dylit, i riu i cili u plagos në ‘Masakrën e Velipojës’ i cili i dha para mjekut kirurg ortoped Serdi Meminit, dhe mjekut anestezist reanimator, Ervin Sulaj.
Ai iu dha para mjekëve për operimin e djalit. Përpos dy mjekëve të cilët u lanë në burg, Gjykata e Shkodrës caktoi detyrim paraqitje për Fatbardh Dylin, babai i Elmidin Dylit.
Si u zbulua korrupsioni i mjekëve?
Ka qenë bashkëshortja e Fatbardh Dyli ajo e cila ka zhvilluar një bisedë telefonike me infermieren në Shkodër, Diellë Macaj duke i thënë asaj se do t’i çojnë dhuratë 500 mijë lekë të vjetër doktorit por pa përmendur emrin se cilit prej tyre.
Infermierja e ka mbështetur në atë bisedë duke i thënë se “është mirë t’ia dërgosh dhuratën”.
Policia ka lënë në burg dy mjekët dhe ka dhënë masën e sigurisë për infermieren në Shkodër Diellë Macaj që është një e njohur e familjes Dyli si dhe babait Fatbardh Dyli i cili u lirua me masën “detyrim paraqitje” për shkak se nuk rezulton të ketë element të veprës penale.
Çfarë ndodhi më 27 qershor në Velipojë?
Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit, pas një konflikti mes dy familjeve për vendin e disa shezlongëve shkaktoi 4 viktima dhe 2 të plagosur. Në vend ndërruan jetë: Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracakut dhe Elmilind Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte filluar vetëm dy ditë më parë punë si kamerier në hotelin Gocaj për të ndihmuar familjen, të cilën e kishte në gjendje jo të mirë ekonomike.
j.l./ dita