20 vjet më pas Ruanda përkujton atë që njihet edhe si holokausti afrikan. 20 vjet më parë në Ruandë ndodhi një prej masakrave më të këqija që historia bashkëkohore mund të mbajë mend. Rrëzimi i avionit të presidentit të atëhershëm Juvénal Habiarimana në 6 prill të 1994-ës dhe ajo që bëri të niste genocidin ndaj minorancës Tutsi nga ana e ekstremistëve Hutu të cilët u sulën dhe kundrejt përfaqësuesve politikë të moderuar dhe të etnisë së tyre. Janë 800 mijë viktimat e masakrave që u konsumuan në një hark kohor prej 100 ditësh. Ende sot viktimat vuajnë pasojat e atij që njihet si holokausti afrikan.
Gjatë ditëve të genocidit, mes prillit dhe fillimit të korrikut, kishat, ku shumë persona kërkonin strehim dhe mbrojtje u kthyen në thertore. Njëra sidomos ajo në Niarubuie, në komunën e Kivumus, ku u vranë me granata, pistoleta dhe hanxharë plot 1.500 persone. Komuniteti ndërkombëtar e braktisi Tuandën në Fatin e saj. Trupat ushtarake të organizatës së kombeve të bashkuara, pas vrasjes së 10 ushtarëve belgë, vazhduan të qëndronin në terren por me një mandat të kushtëzuar që i bënte ata të pafuqishëm për të ndërhyrë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Belgjika kërkuan ndjesë publike menjëherë për mosndërhyrjen, ndërsa në Francë do të ndodhte vetëm në 2010-ën me anë të presidentit Nikola Sarkozi. Pasi në kohën e genocidit presidenti i atëherëshëm francez Fransua Miterand e kishte konsideruar si një gjë jo të rralë një genocid në zona të tilla. Në vitin 1994 Ruanda kishte humbur 1/5 e popullsisë së saj. Deri trani vetëm 93 prej përgjegjësve të masakrave janë dënuar nga gjykata ndërkombëtare për Ruandën, ndërsa mijëra të tjerë janë ende të lirë.