Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Përmbytje në Azi, 12 persona humbin jetën
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Përmbytje në Azi, 12 persona humbin jetën
Bote

Përmbytje në Azi, 12 persona humbin jetën

anazapta
Published April 5, 2014
Share
SHARE

Dhjetëra persona rezultojnë të humbur pas përmbytjeve masive që kanë vrarë të paktën 12 persona dhe kanë lënë 10 mijë të tjerë të pastrehë, në ishujt Solomon, në jug-lindje të Azisë.

Mediat lokale flasin për rreth 30 persona që rezultojnë të humbur pas përmbytjeve të së enjtes, të shkaktuara nga shirat e dendura. Shumica e kryeqytetit Honiara është e përmbytur, ndërsa mijëra persona janë strehuar në çadrat e emergjencës.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur pas shqetësimeve për furnizimet me ushqim dhe ujë, si dhe për infrastrukturën e dëmtuar.

Sekretarja e përgjithshme e Kryqit të Kuq në ishujt Solomon, Joanne Zoleveke i cilësoi përmbytjet si “një tragjedi të cilën nuk e parashikoi askush”.

Lumi kryesor i kryeqytetit Honiara, Matanikau, doli nga shtrati për shkak të shirave duke vënë përpara shtëpi dhe ura, si dhe duke arritur deri në qendër.

“Ne po e mbikëqyrnim lumin, por askush nuk priste që ai të fryhej kaq shpejt. Na kapi në befasi, prej andej erdhën vdekjet”, deklaroi Zoleveke, citon TCH.

Të paktën 11 qendra evakuimi janë ngritur në shkollat dhe aeroportin ndërkombëtar të Honiaras, raporton agjencia “World Vision”.

Burimi njoftojn gjithashtu se terminali për fluturimet e brendshme të aeroportit është i mbuluar nga uji dhe ekziston frika e përhapjes së sëmundjeve për shkak të ujit të ndotur. Pjesë të tjera të provincës Guadalkanal, ku ndodhet dhe kryeqyteti, janë shpallur gjithashtu zona katastrofe, njoftojnë autoritetet.

“Burimet e ujit të pastër janë ndotur, komplekset shëndetësore janë shkatërruar dhe ka mungesë ilaçesh për të mjekuar njerëzit që sëmuren”, deklaroi Laërence Hillary, nga “World Vision”.

anazapta April 5, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?