Policia private ka rimarrë dje në orët e para të mëngjesit godinën e Pallatit të Kulturës së Përmetit, që prej vitesh ishte shndërruar në kishë me emrin “Shën Maria e Pazarit” dhe që para disa ditësh iu rikthye Bashkisë së qytetit, e cila fitoi betejën gjyqësore me kishën mbi pronësinë e objektit.
Pas rimarrjes së godinës nga policia private, Bashkia e Përmetit ka izoluar dritaret e godinës së Pallatit të Kulturës me tulla, një masë kjo e marrë me qëllim që besimatët ortodoksë por edhe priftërinjtë të mos hyjnë më në godinë.
Por priftërinjtë ortodoksë duket se nuk dorëzohen lehtë. Raportohet se që në orët e para të mëngjesit ata kanë vendosur në trotuarin para Pallatit të Kulturës ikonat dhe objektet kishtare.
Ndërkohë që pak më vonë priftërinjtë nisën të mbajnë një meshë jashtë ambienteve të Pallatit të Kulturës, në shenjë proteste për largimin e tyre nga kjo godinë.
nuk i kuptoj keta sherbetore te grekut duke lene te mbyllura dy kishat e tjera te permetit ku mund te meshohet shume mire qendrojne ne mes te rruges te shoqeruar nga vetem 10 gra dhe i bejne karshillek drejtesise kur jane te etur per te ndertuar nje kishe te re pse nuk rregullojne shen merine e fushes ku hapsira dhe vendi eshte po kaq komod sa shtepia e kultures por e lene ne meshire te fatit ku tashme bimesia ka zene vendin e mureve te renuara por fakti qendron ndryshe kishat e vjetra ne permet jane ndertuar me stil bizantin me mur guri dhe me rasa derase per ti mbuluar kurse tani kerkojne te ndertojne kisha me stil grek per te thene se ortodoksia shqiptare eshte vazhdim i kishes ortodokse greke dhe permeti eshte vorio epir pra ta shkepusin nga autoqefalia qe kane krijuar Fan Noli Papa Kristo Negovani at Stath Melani etj
-Aktore te dobet te nje kauze te madhe.Feja vete predikon durim,durim dhe vetem durim,per zgjidhjen bindshem te problemeve.Mendoj se keta talebane s’kane asnje gje te perbashket
me fene,sepse per te vjedhur nje prone kaluan ne diskret..,..nuk e di pse me barazohet rasti me krye-priftin e PD-se dhe SHQUPI-n
Dhe thone pse xhaxhi ja beri atyre ashtu po shiko se xhbejne sherbetoret e greqise.