Për luftë të vërtetë, nuk është fjala, për egërsi të pakufishme po!
Qeveria e sheh Opozitën me formatin enverian, si kontigjent armik të popullit mbarë. Është trashëgimia ogurzezë e Hoxhës, që armiqtë e brendshëm i shihte gjithmonë më të rrezikshëm se ata të jashtmit. Dhe në fakt, sa qe gjallë, ai vetëm kundër tyre luftoi.
Opozita tek ne nuk shihet si një alternativë, si një gjysmë tjetër e shoqërisë në një vend të përbashkët gjeografik, me të cilën jo domosdo je gjithmonë në harmoni. Opozita nuk është veçse një grupim shemër, me të cilën jemi në garë. Por në këtë hise të dheut, nuk na ze gjumi, si e si ta mundim atë, jo duke ia kaluar por duke e asgjësuar. Tamam sikur në një pistë vrapimi ta siguronim fitoren duke i vrarë që të shtatë atletët e tjerë që rendin bri nesh.
Opozita për ne është e rrezikshme, ngaqë përbën shpresë më shumë se ne, që tashmë e kemi shfaqur se sa të zotët dhe sa të ndershëm jemi. Dhe kur jemi kaq katran sa jemi, atëherë populli mund të shkojë me kundërshtarët tanë, jo se ata mund të jenë më të aftë, jo se ata bëjnë premtime mashtruese, më joshëse se tonat , por sepse ky popull neve nuk na duron dot më.
Atëherë ç’na mbetet? Na mbetet t’i pikturojmë politikanët kundërshtarë si djallin vetë. Krijojmë një fushë emocionale të tillë, për ca armiq të atdheut, kundër të cilëve japim kushtrimin: o burra, ta mbrojmë! Ngrehuni të gjithë, se na zaptuan!
Këtë radhë njeriu që i ka ngulur thonjtë në grykë demokracisë e ka më të vështirë garën. Duke i bërë vend Nanos, në oborrin e tij, ai ia hoqi vetes mundësitë krahasuese me qeverisjen e fundit socialiste, me atë tetëvjeçar vërtet korruptiv dhe rrënues. Tani kryeministri qan me lotë avantazhet që i jepte retorika e opozitarit, sulmet e tij breshërore kundër qeverisë në fuqi, se tani është ai vetë fuqia dhe qeveria! Tani premtimet e tij, – të cilat ai ka një huq që nuk i mban kurrë! – nuk e frymëzojnë dot as atë vetë. Ai mund të premtonte rreshje të arta kur të vinte në qeveri, por ai në qeveri është! Dhe nuk ka se qysh të vijë, pa ikur!
Atëherë Berisha shpluhuros edhe një herë gogolin e komunizmit. Nuk skuqet hiç që vitet dalëngadalë rrjedhin, dhe po e evidentojnë atë si të vetmin komunist të mbijetuar në tërë trojet e ish perandorisë lindore. Ai vuan nostalgjinë e tingujve të çjerrë, por megjithatë të bukur, të zërit të tij, kur sulmonte Bllokun dhe bllokmenët dhe populli i vuajtur, ia përpinte fjalët! Le të ishin të çjerra! Bllokut dhe bllokmenëve ai nuk u preku qimen dhe të vjen për të qeshur kur premton se do ta nxjerrë pallën tani, kundër ca njerëzve, që ai i cilëson bllokmenë, por që, gjynahqarët i kanë shkelur për herë të parë trotuarët e Bllokut aty nga fundi i vitit 91, shumë vite më vonë pasi Berisha i pat shkelur vetë ditpërditë. Dëgjoj shprehjet e përsëritura deri në mërzi të këtij njeriu dhe kam filluar vramendjen: ore, çfarë kuptojmë me fjalën Bllok? Blloku ishte i lemerishëm me ndërtesat e tij të bukura, apo me njerëzit e tij të shëmtuar me pushtet? Ndërtesat po i përjashtojmë nga fajësia. Po tani, më 2013, kush janë njerëzit e shëmtuar me pushtet, dua të them cilët bllokmenë po u marrin frymën shqiptarëve? A është më shumë bllokmen i biri i profesor Hamit Beqjes, apo ai i profesor Sali Berishës?!
Atdheu në rrezik! Kjo klimë e ndihmon kryeqeveritarin të duket mbrojtës i përkushtuar i tij, dhe për këtë sajon dhe i bën tëra hilet që ka bota, vetëm e vetëm për të mbrojtur kët’ atdhe nga pushtimi që i kanoset prej Opozitës, zgjeruar tani frikshëm me partitë e reja të FRD-së dhe Kuqezinjëve. Me moton “atdheu në rrezik” ai prêt të shpërblehet me lotë mirënjohjeje për tëra hilet, të vjetrat dhe të rejat: spostimet e fallsifikuara të njerëzve, popullimin me zor të Kukësit, vërshimin e kosovarëve për të votuar e shpëtuar tokën mëmë, numërimin e shtrembëruar të votave dhe të gjitha pisllëqet. Në kushtet e reja këto janë armët. Ato duhen parë jo si hile, por si mjete të luftës patriotike! Vetëm e vetëm të mbrohet atdheu nga … Opozita!
Le të vijnë e të paralajmërojnë në foltoren e parlamentit, jo një por, dhjetë Hillarira, dhe le të japin shëmbull, se deri ku u zgjat konflikti i saj me Obamën e ku filloi bashkëpunimi i tyre luajal. Zonja Topalli nuk i ka veshët për Hillarin, se ajo e di vetë cilin profet duhet të dëgjojë! Hillarit i qoftë rruga e mbarë, Jozefina ka mësimet e Vladimir Iliçit të saj! Darka e bukur e dy kandidatëve për presidentë të Shteteve të Bashkuara në kulmin e fushatës zgjedhore, këtej nga ne merret si një mësim për t’u hedhur në kosh. Rivalët për postin më të pushtetshëm në botë, në një natë të tërë trokitën gotat, thumbuan miqësisht njëri tjetrin dhe aq. Por ky për ne, nuk është shëmbull. Në djall të venë Obama dhe Romney! Edhe Berisha do të vepronte si dy kandidatët e shquar, por mjerisht, kandidatët përballë Berishës janë armiq të kombit shqiptar.
Në djall Obamat dhe Klintonët! Ata nuk janë në të tilla gjendje lufte, prandaj kanë lluksin të emërojnë ministra nga Opozitat e tyre! I shoqi demokrat i Hillarit, kur udhëhiqte ShBA, emëroi Uilliam Kohenin republikan, ministër të tij të mbrojtjes! Jo më larg se pardje Obama caktoi dhe i miratuan një ministër tjetër mbrojtjeje, Çak Hagelin, po nga pala e Opozitës! Po a mund të përfytyrohet tek ne një lëvizje e tillë?! Rrethuar nga armiq opozitarë që i duan varrin vendit, ti veçse me njeriun tënd të besuar mundesh, fjala vjen, të ngresh fshehurazi një punishte që të zhvidhosësh predha, për skrap dhe barut. Dhe kjo, jo për të abuzuar me shitjet, por për të siguruar ca kapital financiar për partinë, e cila është e vetmja garante e lirisë së atdheut dhe e shpëtimit të tij nga … Opozita! As që bëhet fjalë ta kesh ministrin e mbrojtjes nga ajo opozitë dhe ta urdhërosh të blerë, fjala vjen, ndonjë aparaturë të sofistikuar, për të përgjuar në dobi të mbrojtjes së lirisë së nënshtetasve! Cilin të përgjosh? Ministrin vetë apo shokët e tij të partis?! Kështu ti do t’i hiqje vetes një nga bukuritë më të magjishme të sundimit: përgjimin e kundërshtarëve dhe sidomos, sidomos të bashkëpuntorëve të tu!
Jooo! Mund të thuash sa të duash që froni i Presidentit amerikan është më i larti më i çmuari, por besa jo, kurrë më i çmuar se ai froni aty, në një zyrë tetë metra për tetë metra, diku në një kat të dytë! Në fakt, për kryeministrin e sotëm ai është atdheu! Mos e ndiqni në përfytyrimet e zgjeruara, ku mundohet t’ ju tërheq ai, në Prevezë, Tetovë , Mitrovicë e gjetiu! Atdheun ai e ka aty në ato gjashtëdhjetekatër metra katrorë, në atë ndërtesën me pllaka mermeri, rrethuar me kangjella, përballë ish selisë së Komitetit Qëndror.
Shqiptarët presin tani një debat televiziv, por Berisha është aq i zgjuar sa ta kuptojë se nuk ka asnjë zgjuarsi debatuese dhe nuk do të dalë kurrë të përballet me askend. Do të bënte vetvrasje. Ai del fitues vetëm në një sallë me të vetët, ku ai flet dhe të tjerat dëgjojnë. Dhe nganjëherë qeshin aty, ku u jep urdhër ai. Debat? Në asnjë mënyrë! Ky kryeministër e ka më kollaj luftën nga istikami! Dhe, bujrum! Le të vijnë armiqtë e kombit, po të duan!
* Kjo esse është e treta në një seri, që autori e ka titulluar “Aty ku sundon paraja”– Është një tufë essesh për të djelat dhe të mërkurat që vijnë në DITA.
Si do ia bëjmë për ta shporrur nga pushteti këtë monstër, këtë kriminel vrasës, këtë tradhtar të Kombit o PËLLUMB?
Monstes,i duhet prere koka,(dhe,jo vetem koka) !
Monstres,i duhet prere koka,(dhe,jo vetem koka) !
O Pellumb,po turp nuk ke?Pasi iu lepive Berishes per disa vite nga Selia e OKB,tani,o burra ne sulm
E falnderoj Pëllumbin , për këtë dhe essetë e tjera , që ka filluar të botojë në “Dita ” . Janë shumë të goditura dhe të shtjelluara me talentin e rrallë , të këtij humoristi me famë të viteve 70-80 të shekullit kaluar . Në kushtet e sotme humor në Shqipëri mund të bëjë vetëm Çakuli , askush tjetër . Pëllumbi po i qendis bukur esetë politike . Humori i ka mbetur kllounit Kryeministër . Mjafton të fotografosh përditësimin e tij dhe e ke realizuar skeçin . Këto skeçë kryeministrorë , i kushtojnë shumë vëndit dhe popullit . Kryeministri nuk është thjesht klloun , por klloun tragjik , që vret realisht me kobure , për ditë . Vret dhe ekonomikisht edhe moralisht , për ditë nga pak historinë e ketij vëndi të mbrekullushëm . Illo
KERKOJME KOSOVARE PER TE SHPETUAR FAMILJEN E KRYEMASKARAJT SALI BERISHA!
CMIMI I ARSYESHEM:
“PESE LEKE TUFA!”
I Paarritshmi z Pellumb Kulla. Dikur na mbushe boshllekun me humorin tend brilant e sot vazhdon te na serviresh me durim keto ese te mrekullueshme.E pra o njerez ky njeri nuk ishte asnje sekond mik i nomeklatures komuniste,por i persekutuar i saj. Kur krahasoj artistet “Intelektual” te Zhelefines qe si kerminj shkarravisin me jarget e tyre peticione kunder “Armiqve” opozitar,me keto brilante te z Kulla me vjen te gajasem e te pelcas. Ke do besojne njerzit normale ne Shqiperi, Tabelen e Zhelefines me klithjet-Turp Turp, apo keto analiza ese te z Kulla. Pergezime zotri,sepse jam shume i ri t’ju vlersoj,jam 35 vjec e me duhen do vite te jem bashkmoshatar,por me dukeni ma i ri dhe energjik se une Te faleminderit
Kam bindjen se Ana do te jete Lajla Pernaska, nje mantenute idiote qe PD e ka internu ne Bruksel per ta larguar nga opinioni,si mediokre dhe seksbanale imorale
po tipopo ti moj ana nuk e njokerke fare z.Pellumb ,ai lufton per drejtesi dhe demokraci dhe jo per sharlatan dhe komunist te pa ndreqshem.
Veç i zgjuar nuk ke qene kurre, ne debat askush nuk mund te matet me Berishen, harrojeni….
Ti me emrin ANA qe dukesh qe je homoseksual qe nga emri qe ke perdorur TURP te te vij ty ore morracake se me te ne fillim ishte gjithe shqiperia se menduam se ishte njeri dhe jo ARI sic na doli,po ti qeke jo vetem lepires i tij po dhe ndonje gje tjeter Pellumb Kulla eshte legjenda e penes dhe jo CUB si ti mor lapanjoz
Kjo “tradita” ne koment nuk eshte gje tjeter veçse topallica jone e kuvendit. Eshte fraze identikte e saja
Ne partine e familjes Berisha qe te gjithe deputetet shpresojne ne keto zgjedhje vetem tek energjia e liderit te tyre ( domethene, plakut te rrjedhur e te pjerdhur, shtriganit Sali)
Nje grupim hajnash qe vijne ne fushate pa asnje ide, por qe shpresojne se do te vjedhin akoma.
E gjithe shpura saliiste eshte shperndare sot ne shtypin qe ben opozite dhe shfaqen me pseudonime. Kjo eshte detyra e shtepise qe u ka lene komunisti e stalinisti i fundit ne Europe, Berisha
Sa per Pellumb Kullen, moj “tradite”, duhet te kuptosh mire, se me pene e mendje te shendoshe kurdohere, ai ka bere pozite te mirfillte. Do ta konsideroja si opozita e vetme e asaj kohe, qe me ane te trupes se estrades se Fierit, mundi qe te na mbaje gjalle shpresen edhe at’here kur ajo duket se nuk do te rringrihej ne ate hon diktatorial.
Rrespekte per penen qe na ka bere te qeshim nen diktature.
Eshte vertete i papare ky Pllumb Kulla. Nje here i persekutuar, pastaj bashkepuntor i sigurimit dhe militant vrastar i propagandes komuniste…me vone “demokrat” dhe aq proBerishe, sa ky i fundit e “beri” Kullen brenda nates jo vetem diplomat por edhe perfaqesues ne OKB. Ne vitin 1997 Kulla mori azil politik ne SHBA nga “frika” e rebeluesve komunist, ndekohe qe tani i bekon ata si yje aq sa i krahason me Barak Obamen…Nese socialistet shqiptare jane si Barak Obama, atehere ju z. Kulla keni genjyer per azil politik dhe si i tille duhet te hiqni dore nga shtetesia e vjedhur amerikane. Por, tani ju po i beni elozhe Edi Rames per te ju hedhur ndonje kocke krrupsioni, pasi jeni vertete keq ekonomikisht, aq keq sa bashkeshorten e dergoni si pastruese neper Bronx. Kjo eshte Amerika, si ke koken te ve festen…
More ti Sokol Halili qe me paske vene dhe nje PHD mbrapa qe sigurisht eshte nga ato PHD e Kristalit! Se me qe ra fjala ai Saliu burri Sllobodankes e dhenderri Serbes megjthe vjerrin rekrutuar qekur ishte student ne Jugosllavi, sot na tha se Shqiperia ka sistemin me te mire shkollor dhe ti sigurisht dukesh qe je nga shkollat e Sali Serbit,meqe emrin e paske nga ato zona, dhe ti e pake gelltitur corben me fqinjet, se ndryshe nuk ka si spjegohet mbrojtaj qe i ben Sali Serbit nen hyqmin e Sllobodankes emri i pagzimit Liries vajzes Milices dhe Rexhepit te dy te perpunuar…. Ne qofte se gruaja e P.Kulles ka pastruar shtepi, puna nuk eshte turp more zoteri, po te vjedhesh, te jeshe spiune e serbeve si puna e Sllobodankes. Argites, Shkelzenit, e Kriminelit Berisha, kjo esht4e ju vetem turp por tradheti kombetare e kjo familje duhet te shkoj ne litar dhe nipat dhe mbesat ne Serbi ke dajat!
Ore Sokol me titull, qe ne mes te germave te medha qe tregojne titullin ke harruar nje i te madhe (I)! Ne cilin vend te shkrimit shikon qe socialistet lavderohen per burra te mire? Nga shenimi yt kuptohet qe je i afert me P. Kullen dhe ia di te gjitha, po a eshte budalla ai qe kerkon ndonje kocke? Pa mish fare?
Po njerezit jo vetem qe jane injorante si ky Halil Faqeziu qe pa piken e turpit sulmon nje njeri te nderuar si P.Kulla jo vetem si satirristi me i madh shqipetar mbas Fishtes, jo vetem si njeriu qe beri fierin te njohur jo nga superfosfati, po nga Estrada Kulles, jo vetem si diplomat dhe ambasador jo i Sali Berishes por perfaqsues i shtetit shqipetar, e te kish qenne njeri kockash ky P.Kulla skish nevoje ta linte per sot po kish ngrene llokmat me socialistet qe mbas 97. Nuk mendoj qe P’Kulla dekurajohet nga keta halle te FB qe kane si qellim ti mbyllin gojen njerezve! Me fort P.Kullla se shume po i djegin shkrimet e tua banditeve te Berishes si ky Sokoli qe i ka leshuar si qente qe sillen neper kazanat e plehrave!
Faleminderit per sharjet…ky stan kete bulmet ka. Shumica juaj e ka fjalorin me pese fjale. Per kureshtjen tuaj, nuk jam aq i “zgjuar” sa te merrja PHD ke Kristali, studimet me kane marre 10 vite jete dhe mbi treqind mije dollare. Kjo s’do te thote aspak qe jam specialist ne fushen per te cilen kam folur dhe titulli ketu nuk nenkupton ndonje gje, por me eshte mesuar dora ta ve ate titull kur shkruaj…
Une e vleresoj punen, dhe nuk kam asgje per Pllumb Kullen, te cilin nuk e njoh personalisht. Por jam kunder sharlataneve qe vene fitimin mbi interesat kombetare. Pllumb Kulla eshte njeri prej tyre. Dhe meqenese shumica e shqiptareve jane te tille, reagimi juaj eshte saktesisht ai qe prisnja. Hidhni nje sy qeverise se sotme, ajo perbehet nga laro qe Sali Berishes i kane bere atentate, arrestuar, se sharja e gruas apo e nenes se tij as qe konsiderohen…Por fatkeqsia nuk qendron ke qeveria, ajo eshte si nje petk qe mund ta hedhesh ne kosh kur te duash. Por cfare ti besh opozites? A behet kryeminister ai zdapi me vegla perjashta? Se fundmi, faleminderit te gjitheve! Cuditerisht, populli yne thote: “kush te shan te don”.
i nderuar pellumb te lutem
me qe aktoret e ESTRADES SE FIERIT jane gjalle akoma
a ka mundesi te besh ndonje KOMEDI te na kujtosh ato kohe kur humori yte na b
eri pak a shume te gjitheve aktor sepse i IMITONIM edhe ne
TANI duhet ta kesh me te lehte se ke matrial plote
BEHE per publikun qe te respekton shume
diskrititohe kete QEVERI te koruptuar
Sokol, MR Phd, se pari per nje njeri me edukim te ketij soji nuk eshte aspak e hijshme dhe e lejueshme dhe aspak e ok-ejshme te merresh me menyren me te ndershme te te ndertuarit te jetes se nje familje tejet te ndershme dhe te respektueshme ne nje vend qe ndoshta ti e njeh vetem nepermjet filmave apo librave te shumte qe te eshte dashur te lexosh per te fituar statusin e “intelektualit”. Se dyti nje filtrim investigimi me cilesor dhe profesional , ndoshta do t’a bente akoma dhe me interesant apo dhe te besueshem Ph-ne tuaj te cilat ne atdheun tone te dashur Jane bere 5 leke copa. Komenti juaj kaq amatoresk dhe I lig duhet t’a kete zanafillen Jo thjesht ne injorancen tuaj por edhe te atyre qe ti perfaqeson. Me aspak respekt per penen dhe titullin tuaj Tony Radoina
TE DASHUR BASHKEATDHETARE MENDONI QE PS-JA DHE EDI RAMA JANE SHPETIMI I I VENDIT ?GABOHENI RENDE, SALI BERISHA & COMPANI, ILIR META &COMPANI DHE EDI RAMA &COMPANI JANE NDER POLITIKANET ME TE PERLYER NGA KRIMET DHE KORRUPSIONI NE SHQIPERI( EDHE TE TJERE JANE TE KORRUPTUAR PER ARSYE ANESORE POR MENDOJ JO NE ATE PIKE QE JANE KETA MONSTRA) PRANDAJ DUHET TI JAPIM VOTEN FORCAVE TE REJA QE JANE ME PAK TE INFEKTUARA NGA KORRUPSIONI DHE CDO GJE, NE MYNYRE QE EDHE ATO TE KUROJNE VENDIN DHE POLITIKEN TONE ATDHETARE DHE VETVETEN E TYRE NE RADHE TE PARE,,! (SIPAS MEJE PS-JA NUK ESHTE ALTERNATIVE E MIRE PER VENDIN TONE EDI RAMA NUK KA PUSHTET PO AI ESHTE = ME SALI BERISHEN NUK NDRYSHON ASNJE GJE,,PER ME SHUME LEXONI ” ODISEJA E NJE DETEKTIVI , 1 DHE 2 ” DHE ” HEROJTE E KOTESISE” TE SHKRIMTARIT AGIM HAMITI, KETO LIBRA I GJENI VETEM NE INTERNET SEPSE KY SHKRIMTAR ESHTE ME AZIL POLITIK NE BELGJIKE, DHE LIBRAT E TIJ JANE CENSURUAR NGA “DEMOKRACIA BERISHIANE” SEPSE JA NXJERRIN TE VERTETAT NE DRITE KETIJ VAMPIRI TE PANGOPUR ME GJAK SHQIPTARESH DHE TE ETUR PER PUSHTET, KETIJ VEGLE QORRE DHE TE BINDUR NE DUART E GREKEVE DHE TE SERBEVE….ME FALNI PER NDONJE GABIM NE SHKRIM…!!!!!!!!!!!