Email nga adresa
Lëri bllokmenët o Sali, se edhe djemtë e Enver Hoxhës janë më pak bllokmenë se ti. Rama qëlloi të ishte nipi i parë i Bllokut; vajzat adoleshente të Bllokut e mbanin në krahë si kukull dhe policët e Bllokut e përkëdhelnin nga veshët, por kur u rrit ky nip i Bllokut, në vend që të vinte fotografitë e gjyshërve të byrosë ne sallat e Akademisë së Arteve, vendosi ato të Beatles-ve. Këtë e kish bërë më parë edhe Spartaku, edhe Reshit Lleshi para tij, që i tha Enverit:- Ti dhe im atë jeni bërë si Zhukovi.
Ndërsa për ty o Sali, Blloku ishte Meka, ishte si guri qabes ku ti u falje tre herë në ditë. Ti dhe Mehmet Elezin të qethur karre kinezçe, Biroja ja tregonte djemve dhe nipave kapriçozë si shembull, ju ishit Lej-Fenat idealë të rinisë komuniste, ju ishit vaksinë, ishit profilaxi kundër ndikimeve të huaja borgjeze-revizioniste, ishit perpetum mobile i rinisë komuniste. Katër vjet në shkollë kam duruar fotografinë e binjakut tënd nga e njëjta shpellë me stilograf kinez në dorë, se mos i shpëtonte ndonjë pordhë Enver Hoxhës në kalanë e Gjirokastrës. Tani thuaje vetë kush është më bllokmen, se je parimor!
Te lumt dora dushkulis,cja paska qendisur,maloket qe betoheshin per parti e per enver,na u shiten per heronj antikomuniste.Keta qe bene lufte klasash neper organizata duan tja lene tironcave kopilin ne deret.