Letër e nënshkruar
Selfo Hallka, Fier
Përshëndetje e nderuar gazeta “Dita”. Jam një qytetar fierak, pensionist i njohur për veprimtari shoqërore dhe siellje korrekte në zbatim të ligjeve të shtetit. Më 13 Gusht 2000, unë kam shitur një dyqan 15 m2 me akt-shitje noteriale. CEZ Shpërndarje sh.a. dega Fier, më ka penalizuar të paguaj energjinë e harxhuar për vitin 2009 e deri më sot me shumën 37.000 lekë të reja, se nuk kam zgjidhur kontratën me ish-ndërmarrjen elektrike në kohën që kam shitur objektin, kur blerësi i dyqanit L.N. (Leonard Nano) ka lidhur kontratë për furnizimin e dyqanit me energji elektrike dhe vazhdon të paguajë. Ndërsa punonjësja e elektrikut kur ka lidhur kontratën me blerësin, nuk ka hequr nga funksionimi kontratën e shitësit. Për pesë vjet i penalizuar, nuk kam asnjë lloji njoftimi me gojë ose me shkrim nga kjo drejtori. Në muajin Maj 2013 e kam mësuar krejt rastësisht se jam debitor ndaj CEZ Shpërndarjes për shumën: 37.000 lekë të reja. I shqetësuar nga ngjarja, kam 8 muaj që sorollatem. Kam marrë disa herë kontakt me zyrën e ankimimit dhe atë juridike, kam biseduar edhe me disa zyrtarë të tjerë, hyrë në një zyrë e shko në një tjetër dhe duket qartë një sjellje burokratike, e papërgjegjëshme dhe e qëllimshme për të zhvatur qytetarët që të mbushin padrejtësisht arkën e Kompanisë CEZ.
Të gjitha përpjekjet për t’u sqaruar kanë shkuar kot. U kam paraqitur aktin e shitjes noteriale, dokument ky që e njeh mbarë bota, ndërsa juristët e kësaj kompanie nuk e njohin dhe nuk pranojnë të heqin emrin tim nga kompjuterizimi financiar fiktiv e i pa bazë ligjore. Më penalizojnë për shkak të mos prishjes së kontratës, ndërsa zyrtarja që paguhet prej tyre dhe ka bërë dy kontrata për një matës të energjisë elektrike, nuk ka përgjegjësi sipas arsyetimit të tyre. Kam kërkuar takim me shkrim me drejtorin, z.Arjan Faskaj dhe nuk më ka pritur, edhe pse i kam çuar një dosje me 50 fletë të kopjuara, si akt-shitjen, librezat e pagesës së qerasë dhe disa fatura të pagesave të energjisë nga blerësi për 13 vjet me radhë, dhe me kokfortësi e të vendosur për të vjedhur qytetarët, zotërinjtë e kësaj kompanie flasin si kompetent, të gjithë me një gjuhë si të ishin robot i telekomanduar. Metodë e mirëorganizuar kjo për të kanosur e zhvatur kontraktorët. Më datën 22.10.2013 krijuan një komision ku kam qenë prezent te dyqani unë së bashku me një përfaqësues të familjes që e ka blerë dyqanin dhe komisioni nuk na njohu me përmbajtjen e proces-verbalit që u hartua. Insistova të njihem me përmbajtjen e proces-verbalit dhe në drejtori, por mora përgjigjen se ai u duhet vetëm atyre si drejtori. Metoda të tilla janë forma të sofistikuara për të vjedhur qytetarët? Halli më i madh për popullin e një vendi është fakti kur padrejtësia shitet për fuqi ligjore… Qeveria e 23 Qershorit 2013, që ka misionin të zgjidh padrejtësit dhe korrupsionin, duhet ta vëzhgojë nga afër praktikën e kësaj kompanie, pasi ka plot praktika të gabuara në punën e saj. Paguajnë qytetarët e ndershëm edhe për ata që kanë me dekada që s’kanë paguar një qindarkë. Faleminderit gazetës DITA dhe lexuesit! Me respekt, Selfo Allka, Lagjia “Kryengritja e Fierit”, tel: 034-225364; cel: 0695715361
KE TE DREJTE O VELLA ,NJE HALL TE NGJASHEM KAM EDHE UNE ME KETE PALO KOMPANI HAJDUTE ,QE DI VETEM TE VJEDHE TE NDERSHMIT E TE TOLEROJE GJITHE FSHATARET QE KANE ZAPTUAR TOKAT E TE TJEREVE NE QYTETE DHE NUK PAGUAJNEAS UJE , AS DRITA SE JANE VOTUES TE SALI HAJDUTIT.