Një 15-vjeçar ka shkaktuar një aksident para shkollës ku ishte vetë nxënës. Aksidenti i regjistruar në qytetin e Korçës ka rrezikuar jetën e dhjetëra fëmijëve të një prej shkollave 9-vjeçare të qytetit.
Ngjarja është regjistruar në afërsi të daljes së shkollës “Naum Veqilharxhi” gjatë momentit kur po dilnin nga mësimi. Mjeti BMË me targë AA 666 IF ka qenë duke kaluar me shpejtësi në rrugën “Partizani” dhe është përplasur me një mjet të ndaluar.
Sipas policisë, në rrugën “Partizani” në afërsi të shkollës Naum Veqilharxhi, janë përplasur automjeti tip “BMË” me targa AA666IF me mjetin tip “Citroen” me targa TR6502U, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetasit Y.B, rreth 25 vjeç (drejtuesi i mjetit Citroen) dhe shtetasi M.D rreth 15 vjeç të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në pak ditë ky është aksidenti i dytë i regjistruar si pasojë e mosrespektimit të limiteve të shpejtësisë në zonat e banuara.
o gazetar te nderuar….. eshte 15 vjec ky djali mo, c’shkepje te limiteve te shpejtesise thua oooouuuuuu