Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë, ku dy motoçikleta janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar vdekjen e njërit prej drejtuesve dhe plagosjen e tjetrit. Sipas policisë së Shkodrës, viktima është Kolec Molla, 69 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur Eduard Gjeka. Të dy personat e përfshirë në aksident ishin nga fshati Rrjoll i komunës Velipojë.