Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Përplasi për vdekje italianin, shqiptarja: Donte të më përdhunonte
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Përplasi për vdekje italianin, shqiptarja: Donte të më përdhunonte
KronikeLajmi i fundit

Përplasi për vdekje italianin, shqiptarja: Donte të më përdhunonte

DITA Online
Published January 5, 2019
Share
SHARE

Edhe pas marrjes së përgjegjësisë nga 24-vjeçarja Aurela Perhati, vrasja e 53-vjeçarit Massimo Garitta mbetet ende në rrethana të paqarta plotësisht. Pse e reja shqiptare duhet të merrte në makinë një njeri të panjohur si Garitta, i njohur si lypës e përdorues droge, është pyetja që ngrenë autoritetet italiane edhe pas dëshmisë së Aurelës.

Avokati i vajzës, Luca Amerio, në një intervistë radiofonike ka sqaruar versionin e dhënë nga 24-vjeçarja kur është marrë në pyetje.

“Ishte një ngjarje tragjike dhe fatkeqe. Perhati është shprehur se çdo gjë e bëri për t’iu shmangur tentativës për dhunë seksuale. Ishte vetë ajo që ia sqaroi hetuesve se Garitta i kishte pantallonat e ulura. Dhe ky është një element i rëndë që askush s’e ka përmendur, por që në fakt e ka tronditur vazjën. Aurela ka deklaruar se ka mundur të dalë nga makina bashkë me të. Dhe kur e pa veten në një pozitë më të mirë se sa viktima, ajo i ka dhënë makinës shpejt për t’u larguar, por ndërkohë ishte errësirë dhe e ka përplasur atë pasi nuk e ka parë,” tregon avokati.

Dhe për sa i përket dyshimeve të policisë që pse Aurela e hipi në makinë është sepse Garitta fillimisht i kishte kërkuar që t’i bënte vetëm një xhiro dhe i kërkoi monedha dhe duhan.

Ngjarja e rëndë ndodhi natën e ndërrimit të viteve, ku 24-vjeçarja shqiptare Perhati akuzohet për vrasjen e 53-vjeçarit italian.

v.l/ Dita

DITA Online January 5, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • mirel says:
    January 5, 2019 at 4:45 pm

    Cpati kjo qe e mori ne makine viktimen? Ka qene e dehur?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?