Seksi me pagesë është një nevojë për shumë. “Eaves” një shoqatë britanike në mbrojtje të grave, ndërmori një studim mbi 700 burra, i cili shqyrton motivet se çfarë i shtyn këta që ta blejnë kënaqësinë. Në Londër, gazetarja e “The Guardian”, Julie Bindel ka qenë pjesë aktive e studimit në cilësinë e intervistueses
Arsyet se përse burrat u drejtohen prostitutave janë të shumta sepse të shumtë janë edhe tipat e tyre. Për burrat heteroseksualë seksualiteti është një çështje që përballohet me më shumë frekuncë në krahasim me gratë, pasi ata janë më instiktivë dhe më pak të aftë për të dhënë dashuri.
“Eaves” një shoqatë britanike në mbrojtje të grave, ndërmori një studim mbi 700 burra, i cili shqyrton motivet se përse burrat e blejnë kënaqësinë. Ka të bëjë kryesisht me “lehtësinë e kontaktit seksual” edhe pse shumë nga të intervistuarit tregojnë se kanë provuar një ndjenjë të madhe faji e turpi pas kësaj eksperience. “Nuk ngela i kënaqur”, u shpreh njëri nga të intervistuarit mbi përvojën e tij me një punonjëse seksi. Dikush tjetër tha se “ndihej i zhgënjyer dhe se i kishin ikur paratë dëm”, një tjetër se “nuk kishte arritur të mbushte boshllëkun e vetmisë”, ndërsa të tjerë “ndiheshin në faj ndaj grave të tyre”. Në të vërtetë, shumë prej burrave që u angazhuan në studim janë një masë kontradiktash, sepse pavarësisht se i konsideronin zhgënjyese këto eksperianca, vazhdonin të frekuentonin prostituta.
Darren – i ri, i bukur, brilant. Julie Bindel nga “The Guardian” e pyet nëse beson se gratë që blen janë të kënaqura nga kontaktet seksuale me të dhe ja përgjigja: “Nuk dua që të ndjejnë kënaqësi. Jam unë që i paguaj dhe detyra e tyre është të më japin mua kënaqësi. Nëse do t’iu pëlqente ajo që bëjnë, do të ndihesha i zhvatur”. Pyetjes nëse i konsideron prostitutat të ndryshme nga gratë e tjera, i përgjigjet: “Fakti që janë të gatshme të bëjnë atë lloj pune ndonëse në kushte të vështira ekonomike, do të thotë se ka diçka brenda tyre që i lejon të injorojnë pështirosjen”.
Asnjë emocion – “Është vetëm një akt seksual, në të nuk përfshihen ndjenjat dhe emocionet. Përgatituni të pranoni këtë ose do të mbeteni të zhgënjyer. Prostituta nuk është një bashkëshorte apo e fejuar”, pohon Tom. Të tjerë paguajnë për seks në mënyrë që të jenë në gjendje që të kontrollojnë plotësisht takimin, midis tyre Bob thotë: “Shiko, burrat paguajnë për femra sepse nga to mund të marrësh gjithçka që dëshiron. Pjesa më e madhe e burrave që shkojnë me prostituta e bëjnë për të marrë atë çka nuk marrin dot nga gratë me të cilat shoqërohen në përditshmërinë e tyre”. Ndonëse një pjesë e atyre që shkojnë me prostituta mendojnë se këto e shijojnë kënaqësinë e kontaktit, shumë burra janë të vetëdijshëm se ato shpesh ndihen “të mjera”, “të pista” dhe “të trembura”.
Një nga rezultatet më interesante të studimit qëndron në faktin se shumë burra pohuan me bindje se janë në gjendje të përdhunojnë nëse do t’u hiqej alternativa e seksit me pagesë. “Një burrë i dëshpëruar që e dëshiron aq shumë seksin, gjen atje lehtësim për këtë nevojë. Por nëse i mohohet, është i aftë të përdhunojë”. Më shumë se gjysma e meshkujve të studimit pohuan se e dinin që gratë që shiten janë viktima të shfrytëzimit, por kjo nuk i pengoi të vazhdonin t’i frekuentonin./D.Gjuzi
Per te ndryshuar gjellen 😀
Prostitucioni eshte nje fare skllaverie. Por me shum se i domosdoshem per mjaft meshkuj (jo vetem burra te martuar), te cilet clirojne epshet seksuale te grumbulluara, te terhequra prej turpit, zakoneve ose frustrimit, ku te cilat shpesh cfaqen nepermjet dhunes fizike ose verbale.
Per rinine e sotme e cila eshte e bombarduar me stimulim seksual nepermjet tv, internetit etj. eshte me se e domosdoshme hapja e shtepive publike te kontrolluara. Do te jete nje qetesues alternativ i cili i ben meshkujt e rinj te perqndrohen ne pune, ne shkolle e kudo.
po qen prostitutat si kjo ne fotot, pse jo?? 🙂
po kam pershtypjen qe shumica e atyre qe bejne kete zanat, jane tjeter soj 🙂
po ti ku e di me kaq saktesi si jane prostitutat o gjergjo?? apo e ke nga eksperienca personale? He qerrata, qerrata
ore, po prostitutave meshkuj pse s’ja u qani hallin, po ata nuk jane skllever te femrave qe paguajn, mendoheni me me qetesi kete problem pasi eshte i dyanshem dhe nuk shoqerohet me asnje veprim me pasoje mbi askend.
Prostitucioni eshte mjeshtri, kurvat e verteta lindin, te tjerat behen nga halli. Meshkujt e lindur me potence te fuqishme seksuale kane nevoje te shkarkohen; kur nuk u del seksi i gruas kerkojne ne rruge te ndershme ta blejne; kur nuk kane para fillojne e perdhunojne. prandaj prostitucioni duhet te jete legal si per grate ashtu edhe per burrat.