Nga Bedri Islami
Është krejt e mundur që dita e sotme, e hënë, 24 dhjetor, të jetë ajo e fillimit të formatimit të qeverisë së re të shumicës socialiste dhe e reflektimit të kryeministrit Rama.
Përse duhet bërë riformatimi i saj?
“Mallkimi” i njohur i mandatit të dytë nuk ka të bëjë fare me këtë ndryshim të domosdoshëm. Ai duhej bërë që më herët dhe tani, gjërat kanë ardhur në zgrip dhe nuk mund të mbajë më një vazhdim i tillë, përmes një ekipi , i cili, më shumë është i heshtur, i rrethuar me enigmën e një kabineti memec dhe që nuk ka ndër mend të lëvizë gjërat nga vendi.
Ndryshimet qeveritare ishin premtuar të ndodhnin në muajin shtator. Edhe vetë shefi i qeverisë, që i kishte paralajmëruar, e dinte se vendi kërkonte një ritëm tjetër, krejt ndryshe nga viti i parë i qeverisjes së dytë dhe se stanjacioni po bëhej i padurueshëm.
Edi Rama nuk do e ketë të lehtë të bëjë ndryshimet e duhura, jo se ai nuk e di se ku gjërat nuk kanë ecur mbarë, por sepse, mbi të gjitha, këto ndryshime duhen bërë në disa nga dikasteret më vendosës të qeverisë së sotme, duke lëvizur nga drejtimi titullarë që janë të lidhur me emërin e tij dhe janë gjetje pikërisht të shefit të qeverisë.
Largimi i tyre do të mund të krijonte edhe mendimin se, njëkohësisht me to, mund të binte edhe alibia e një vizioni qeverisës, i cili, kur bënte hartografinë qeverisëse, vendosi që të gjitha thirrjet të ishin të reja, të pa qena në drejtim, një ekip qeveritar, i cili, në qeverisjet e mëhershme kishte qenë jashtë strukturave, dhe, pra, edhe të pafjalë për lidhje korruptive dhe nepotike.
Si edhe në Rama 1, edhe tani, pas zgjedhjeve të vitit 2017, shefi i qeverisë thirri pranë vetes figura përgjithsisht të reja, me të cilët kishte punuar dikur, i kishte të njohur dhe të afërt, të cilët ishin bërë pjesë e socialistëve ose pas thirrjes së kryetarit, ose pasi ishin zgjedhur në qeveri.
Dy shembuj të domosdoshëm për të krijuar bindjen se duhej bërë ndoshta një ndërlidhje mes dy pjesëve të socialistëve, rastet e ministrit Xhafaj dhe Majko, të cilët njihnin më mirë, më saktë dhe me në detaje mekanizmin e shtetit dhe prirjet drejt së majtës, mund të shërbejnë tani në perceptimin e një qeverie me bazë më të gjërë brenda vetë rradhëve të së majtës, e cila më shumë se sa politologë të mirë apo teknicienë të ditur, thirri njerëz të bindur.
Pesë vitet e deri tashme kanë pasur një alibi justifikimi: gjendjen në të cilën filloi starti i qeverisë Rilindja: buxheti i rënë në greminë, borxhet e shumta, deri në 700 milionë euro, një ekonomi e asfiksuar qëllimisht, krijimi i një lidhje panpresidenciale me institucionet e pavarura për t’ju kundërvënë qeverisë, drejtësia e kthyer në pjesë e lojës së opozitës dhe e kriminalizuar deri në palcë, ku titullarët e saj, me ndonjë përjashtim , ishin bërë metastazat e këtij krimi; opozita e ndërsyer për të ruajtur statuskuonë e saj dhe për të ruajtur veten dhe familjet nga ndëshkimi dhe, mbi të gjitha, gjendja amorfe e një shteti pas zgjedhjeve, para së cilave ishin bërë aq shumë lesh e li politike, sa ishte e domosdoshme qetësimi i frymëmarrjes politike fillimisht e vazhdimi më tej.
Tani, asnjëra nga këto alibi nuk qëndron; gjendja e ekonomisë, sipas ministrit Ahmetaj, po rritet, megjithëse tregu po tkurret; investimet po zgjerohen, sidomos në rrugë, përmes së famshmes PPP, e për më tepër edhe përmes firmave fantazmë që bëjnë falsifikimet në mes të Tiranës, por që ministri Gjiknuri mburret ”se kanë ndodhur jashtë Shqipërisë”; institucionet e pavarura kanë hequr dorë nga kryengritja dhe mund të ëndërrojnë ndonjë “puç” institucional, por kjo nuk varet më nga ato; në presidencë është njeriu i zgjedhur nga vetë qeveria, me votat e tyre, bile duke e kërcënuar, “ose shko president, ose do të zgjedhim dikë tjetër”; opozita ka hallin e saj dhe gjuan rastin të gjejë degë ku të varë kauzat e saj, herë tek kuksianët, pastaj tek astirasit, tani tek studentët, ku t’i dalin.
Qeveria duhet lëvizur. Megjithëse është atribut i shefit të saj, ajo është e deleguar aty nga shumica qeverisëse, PS, e cila ka strukturat e saj jo për paraqitjet e jashtme, por si vend ku mandimi është më i gjërë dhe gjetja më e arsyeshme.
Në fakt, ministrat, sipas shembullit të shefit, janë vënë mbi strukturat e partisë që i delegon; ata janë të mbyllur nga çdo lloj mendimi; nuk i bën përshtypje edhe kur taksojnë të varfër, paga e të cilëve është tek 20 mijë lekë në muaj dhe lirojnë nga taksat milionierët; qeveria të dërgon në gjyq nëse nuk e ke shlyer tarifën e energjisë elektrike në disa muaj, ose në rastin më ngushëllues, të pret dritat; ndërsa biznesmenët milionierë, që nuk kishin paguar në vite devidentin e tyre prej 15 për qind, jo vetëm që nuk u rëndon, por u fal edhe vitet e prapambetura.
Qeveria duhet të ndryshojë dhe mbi të gjitha të ndryshojë perceptimi i saj: ajo nuk është qeveria e zgjedhur për të ledhatuar oligarkët, por shtresën e varfër dhe të mesme të popullsisë. Shumica duhet të sjellë për të qeverisur njerëz që kanë, të paktën, dhembshuri për njerëzit dhe dinjitet për t’i thënë “nuk e ke mirë” apo “e ke për dreq” shefit të qeverisë, e jo ministra që, edhe kur zbulohen skandale të turpshme për një qeveri me mend, bëjnë sikur çdo gjë është normalisht e rregullt. Të bësh katër tenderë, njëri pas tjetrit, për rreth 50 milionë euro dhe të jesh i qetë, si zoti Gjiknuri, do të thotë se i ke hipur në qafë qeverisë dhe të bën të mendosh se cili është kulari që i ke hedhur kryeministrit; të vendosësh për shtimin e taksës ndaj të varfërve dhe ta quash këtë si një politikë e së majtës, si ndodh me zotin Ahmeti, do të thotë të mendosh se populli është aq i pasur, sa të paktën, një e qindja e jote; të bësh lëshime në drejtimin e strukturave se dikush, një botë mafioze ka një video për bashkëshortin tënd, e pak muaj më pas , i deleguari yt të arrestohet , si ndodh në një dikaster, do të thotë ta trajtosh shtetin si pronë private; të shpërthejnë protesta të mëdha studentore dhe zonja Nikolla, me gjithë respektin, të flasë vetëm për kontributet e saj, është pak të jesh jo në vendin e duhur.
Duhet riformatim për të sjellë njerëz të dinjitetshëm, pavarësisht nëse kanë ardhur nga bota e partisë apo janë nga bota e shqiptarisë. Kjo e fundit është shumë herë më e dobishme, në akt, është e vetmja e dobishme. Shefi i qeverisë duhet ta mendojë këtë, si ndodh në rastin e zotit Lleshaj; duhet të bëjë edhe më tej përqëndrime kompetencash në duart e njerëzve kurajozë dhe të ditur, që nuk kanë pikëmbështetje të jetës së tyre dëshirën e kryeministrit, që nuk tremben nga e ardhmja.
Nuk ka rrugë tjetër dhe nuk mund të ketë.
Kushdo e di se tashmë gjërat kanë ngecur, ekonomia po lëviz më ngadalë se në katër vitet e para; ministrat po janë më të vetkënaqur dhe nuk dua të ju a kujtoj një skicë të Migjenit; precedentët enigmë sot dhe të pamëshirshëm nesër, PPP-të, nuk mund të jenë kudo dhe për gjithçka; mbi to duhet të vendoset një kontroll i fuqishëm, i pavarur, pasi spekullimi nuk është për disa qindarka, por për miliona.
Me ekipin e tashëm nuk mund të bëhen gjërat që janë premtuar dhe ajo tepsi e famshme e pushtetit do u mbesë në derë. Nëse dhjetori do të jetë “dhjetori i vazhdimësisë”, atëherë edhe përfundimi do të jetë i dhimbshëm.
Edi Rama e ka kohën për të bërë një fillesë ndryshe në një të katërtën e mandatit të tij të dytë. Duhet të vendosë pikat mbi “i” dhe të çlirojë zingjirët me me të cilët lëviz qeveria e tashme.
Për të bërë këtë ai duhet të dijë një të vërtetë të madhe: socialistët, nëse dështon qeveria e tij, mund të bëjnë edhe pa Edi Ramën, por ky nuk bën pa socialistët.
l.h/ dita
O Bedri! Mjaft o Z.Islami! Nuk feston Krishtlindjet por mer disa dite pushim per Vit te Ri! Po behesh edhe ti si Andi dhe Tosi!
Po e ka thon syri me lesh i ka dek nona asaj pune. Mos e besoni po deshet, por te qenurit sylesh nuk i pengon rilindjotet te shohin pertej horizontit…
Kur te behesh ti kryeminister more Bedri, atehere mund te besh “reformimin” e qeverise, por pikerisht logjika jote eshte shkaku qe ti nuk je kryeminister.
Ja doli dhe Freshisti ‘wtf’ te haje mut. Edhe sot punoke o derezi?!
Nigjoja kshillat kulufit me tre inicihale Bedri se ndryshe nuk bohesh dot padron i atyre sylesherve qe s’u ndahet shpirti nga lepirja e sumatrices
Qente (e Kazanit) le te lehin
Karvani (Qeveria) shkon perpara
LeTitBe
Pse duhet qe shefi i qeverise te riformatoje kabinetin?
Apo qe te filloje “loja e kungulleshkave “ me presidentin per mosdekretimin e ndryshimeve, me bindjet dhe mosbindjet e tij, ( per perfitime personale)si ne rastin e zotit Lleshaj, gje e cila do te krijonte me te vertete paqartesi dhe nje klime mosbesimi ne publik.
Duket sikur pena brilante e zotit Bedri islami ka ndryshuar, sikur po i paguan haraçin dikujt.
Ndoshta LSI?
Halla disa mendojne se Nikolla,kumbaro,gjiknuri and co jane histori suksesi?
Pfff paska shume tru bosh kjo shqiperi
Ministrat e Edit mund tiquash militanta partie por jo eksperte vizionare me ide te medha .
Sepse edhe ne rrafshin ekonomik u shfrytezuan dhjete fish ta ardhura te pambledhura ndoshta edhe nga keq qeverisja e Berisha 2 qe jane dhjete here me te madha se borxhi i lene prej tyre me impakt pozitiv ne pergjithesi po negativ per shteresen qe u gjobit dhe pikerisht me te varferit e te pambrojturit ne te zeze nga frika e flekjes nga puna.
Ekspertet e te djathtes jane shume me lart se te sotmit.
Njerzeve duhet thene e verteta ne sy.
Sistemi i ngritur keto vite eshte jo produktiv dhe i ngadalshem deri ne stopim te mirqenies ne kete forme organizimi.
Rinia i drejtohet Edit “po na vrisni shpresen” ….
JO! ai po ju thote te vertaten me fakte per te gjithe ata qe e degjojne dhe e kuptojne, me shani edhe mua sa te doni qe po citoj keshtu.Pse do te me thote dikush.
Shqiperia si teritor me kete ekonomi dhe me keto mundesi qe disponon pamvaresisht resuseve te medha por qe askush nuk din te na thote si ti shfrytezojme per nje ” hop cilesor” ne “hop sasior” ose nje “Tensiapin” shqiptar nuke kemi.
Ndaj dhe reforma arsimore per specialista eshte mese e drejte . Marreveshjet me shtete mike si Gjermania etj shume inkurajueseper te rinjte per te ndjekur e bere realitet enderren e jetes . Qindra mijra ekonomiste e juriste qe dalin nga bangat e shkollave nuk i duhen vendit Shqiperise.
“Shqyerja e shkolles”….flas si ish nxenes i te mesmes dhe i te lartes ne Tirane me degjoni nga fshati ne Tirane me pedagoge Babamustat e Qirjazet e famshem te matematikes por edhe babai i nxenes e studenteve (femijet).
Enderr ish per ne godina e universitetit por…. atje” te ha gogoli”
Ka njezet e tete vjet a keni pare te hidhen kapela studentash perpjete….?!
Vjedhje ashiqare nga …..
Ku shkon zonjush apo djalosh me mesatare gjashte e matematike pese ???
Regjistrohen me qindra studente dhe mbeten duke paguar tere jeten ku te mundin sepse nuk e marrin dot shkollen .
Kriteri me mesatare mbi tete dhe matematike mbi tete per shkencat inxhinerike duhet ligj.
Te tjeret te mesojne specialitete dhe gjuhe te tjera dhe te aftesohen per sektre ku ka trg pune jo drejtore ne Shqiperi mendoj une .
Nuk e dij kush mund te marre ne pune me mijra sociolloge qe prodhon Shqiperia!!!!
O militant injorante, kuptojeni qe lojen e ndryshimit te qeverise po e nis vete Rama. I duhet per te hequr vemendjen, por edhe per te larguar problemet nga vetja.
Gazetaret si Bedriu e Kol Balla thjesht po bejne lajmesin te ju.
Po, Zoti Islami,
eshte i pamundur arnimi i arnave.
Pasi iken Tahiri e Xhafa, edhe sikur te ikin Gjiknuri e I Padituri i Financave, imazhi do mbetet po ai qe demaskove ne shkrimin pak me heret.
Problemi eshte vet Edi Rama.
ERTv deshtoi bashke me idene e te berit Shtet Privat.
Rama, edhe studenteve qe po tallen me Fortlartesine e Tij, nuk u sugjeron zyrat, ligjet, institucionet e Shtetit Ligjor, por Platformen Shqiperia qe Duam, qe s’eshte as socialiste, jo me e te varferve shqiptare kudo ku jane politikisht.
Rilindja nuk mund te rilindet serish, se qysh ne lindje ishte artificiale, false, demagoge…
Nje nga gabimet me te medha dhe me te pafalshme te Edi Rames eshte zgjedhja e njerezve. Gabime qe vijne nga arroganca tipike e dikujt qe i duket vetja i tejdijshem. Krijoi nje qeveri me njerez pa asnje lloj reputacioni dhe eksperience. Te gjithe ata qe ishin te tille, qe merrnin vesh nga punet e shtetit, Rama i injoroi,ose ndryshe nuk i shihte dot me sy. Ai kishte nje urrejtje patollogjike ndaj “te vjeterve”, pra atyre qe kishin qene me pare ministra ne qeverite e meparshme socialiste. Edi Rama donte “rilindas” me buzet me qumesht dhe jo socialista me formim dhe eksperience. Dhe konsekuencat po i vuan tani. Nje opozite vrastare dhe shkaterrimtare e ka marre perpara. “Rioshet” e tij heshtin, socialistet e vertete e kane lene qe ta mbrojne ballistat! Prandaj Edi Rama eshte sot me i vetmuar se kurre. E vetmja gje e mire qe mund te beje eshte te largohet me gjithe “Rilindjen” e tij nga Partia Socialiste dhe te formoje nje parti te re, “pertej se majtes dhe se djathtes”! Pasi Partia Socialiste eshte parti e majte dhe do apo s’do Edi Rama ajo ashtu do te mbese. Nje parti qe nderon te renet e Luftes Nacionalçlirimtare dhe arritjet e 45 vjeçare te sistemit te kaluar. Pa harruar te denoje dhe denoncoje krimet e Enver Hoxhes. Thene keto zgjidhja per mua nuk vjen nga adoleshenti 50 vjeçar Pandeli Majko. As ai nuk ka shtylle kurrizore per tu matur me bishat dhe egersirat e PD-se. Nje qeverisje e tij do te jete nje ftese per PD-ne si: “nje here ju, e nje here ne”. Pra horizonti mbetet i zymte.
Cfardo te shkruani ju gazetaruca nje gje te vertete nuk ju do prapanica ta thoni; Strumbullsri i te gjitha ketyre fatkeqesirave qe po vijne Shqiptareve eshte vete Edi Rama dhe askush tjeter.Ministrat jane rrogetare qembajne kalamajte me buke dhe as i pyet njeridhe as i degjon njeri Ndryshimi fatkeq i kushtetutee i 2008 ika sjelle te gjitha keto fatkeqesi ku dikton urdheron dhe komsndon vetem nje gjel dhe kur ky eshe debil dhe xhahil punet e Shqiperise shkojne ne humnere.
Rama vete eshte bere si nje leter e zhubrosur qe mund te perdoret vetem ne nje vend.Tani dhe mafia nuk ja ka me nevojen e jo ta mbaje kryetar
O islamiku Bedri,
Po te ishe aq i mencur, do te ishe edhe ti pjese e ndonje qeverie, por ti je aq i mencur sa per te bere kete qe po ben.
Nuk behen ndryshime o Bedri se shkarkimet i pranon beniamini jot Ilir Meta, ndersa emerimet nuk i ben qe te shkaketoje krize qeverirare dhe pastaj ujku i jot qe perdite bertet per lufte, kete kerkon, terenin ia pergatisni ju, minat i ka ai. Ujku mjergull do, dhe ju perdite shperndani mjergull dhe anarkine e shume deshuruar.
U perpoqe shume te gjeje nje vend dhe gjete vendin e gabuar, LSI. Nuk ka avokat ne bote te mbroje kriminelet e hajdutet Sali e Ilir, misioni i juaj eshte i pamundur Bedri.
BEDRI ISLAMI !
PO QE SE JE AKOMA ME LIKEN E VERES?PO JA FUT SI KAU PELES!
PO VAZHDOVE ME ILIR METEN !
PO QI VETVEHTEN!
Per te shpetuar bythen e Rames.
I dashur Bedri! Gjithcak e ke mire. Por ne nje pike gaboni: Ju besoni se vetem Rama e ka ne dore ndryshimin e Qeverise e te Shqiperise. Bedri, ju e kerkoni mjekimin e plages te ai qe e sshkaktoi plagen. Keni degjuar ndonjehere qe ai qe te vret edhe te mjekon? E pamundur. PS-ja duhet te heqi Ramn nga kryetar i saj dhe te caktoi nje kryetar dhe kryeminister tjeter. Ndryshe, duhet regulluar ligji i zgjedhjeve dhe te kalohet ne zgjedhje te reja. Nese PS-ja nuk e heq Ramen nga kryetar i saj, nuk vjen me ne pushtet.
“Shumica duhet të sjellë për të qeverisur njerëz që kanë, të paktën, dhembshuri për njerëzit”
Bedri nga e ke gjetur kete shprehje?
Problemi I shtetit nuk eshte dhemshuria por korrektesia.
Vjelja e taksave biznesit te vogel dhe shtreses se varfer e te mesme dhe falja e taksave per te pasurit, shkolla me pagese, ilacet me pagese mjekesia me pagese, jane te gjitha ceshtje detyrimi dhe jo dhemshurie.
Nuk me duhet qe si popull ti dhimbsem qeveritarit. Nuk e kam zgjedhur per te bere si nene e dashur, por te bej detyren te cilen premtoi se do ta bente kur I dhashe voten. Shkelja e premtimeve dhe shperdorimi I votebesimit jane akte te ndeshkueshme me largim nga detyra. Shperdorimi I postit per te bere favore per nje klase dhe diktature per nje klase tjeter, por me votebesimin e shumices eshte krim dhe jo ceshtje parimi apo dhemshurie
Kjo qeveri e ka provuar qe ka si mission jo mireqenien e popullit, por grabitjen e pasurise kombetare, e takses kombetare dhe gjithcka qe qytetaret e kane te drejte te tyre sepse jane ata qe e mbajne shtetin dhe ushqejne politiken. Nuk I ushqen politika ata. Populli nuk pret qeverine ti japi lemoshe. Buxhetin e shtetit e ben populli, dhe jo qeveria. Qeveria vetem I merr dhe nuk I jep asgje.
C’riformatim o Bedriu i partise. keta duhet te ikin fishek e te kthejne mbrapsht te gjithe koncesionet e PPP-te bashke me parate e vjedhura deri me sot perndryshe le te kalben ne burg te gjithe bashke PS-PD-LSI. le ta marre ne dore te ardhmen nje klase e re politike qe te punoje per te miren e vendit.