Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Përse fluturoi helikopteri? Do të pyetet kreu i trafikut ajror
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Përse fluturoi helikopteri? Do të pyetet kreu i trafikut ajror
KronikeLajmi i fundit

Përse fluturoi helikopteri? Do të pyetet kreu i trafikut ajror

Elton Tafaruci
Published June 1, 2016
Share
SHARE

Në një kohë që Gjermania nuk e ka sjellë ende ekspertizën në kartën e memories të helikopterit të rrëzuar dy muaj më parë, Prokuroria e Shkodrës vijon hetimet për të zbardhur dyshimet e saj nëse ky helikopter ishte apo jo duke kryer fluturim të rregullt.

Për të saktësuar itinerarin që ndoqi helikopteri më 6 prill, pra ditën e tragjedisë, prokuroria i ka dërguar fletëthirrje edhe drejtorit të trafikut ajror, Arben Sula.

Burimet thanë se megjithëse prokuroret e posedojnë planin e fluturimit të deklaruar nga forcat ajrore si një mision trajnues,  për shkaqe hetimore  duhet të pyetet edhe përfaqësuesi i autoritetit të aviacionit civil.

Gjithashtu, bëhet e ditur se do të pyeten edhe zyrtarë në sektorin e lëshimit të certifikatave teknike, mes tyre inspektori Skënder Loli.

Më herë, Prokuroria ka pyetur edhe nënkolonel Altin Lame, thanë burimet, i cili u ndëshkua administrativisht nga Ministria e Mbrojtjes duke u shkarkuar nga detyra pasi rezultoi se ditën e ngjarjes nuk ishte në detyrë, por ishte angazhuar në një kompani private fluturimesh.

Sipas Prokurorisë Lame, ish-shef i sigurisë në bazën ajrore, ishte njeriu që duhet të firmoste planin e fluturimit të helikopterit, gjë të cilën ai nuk e ka bërë.

Nga rrëzimi i helikopterit në Grizhë të Shkodrës humbën jetën Donald Hoxha dhe Florian Deliu, ndërkohë që i mbijetuari Gerald Baramuça megjithë insistimin e Prokurorisë nuk pranon të japë dëshmi për këtë ngjarje, me arsyetimin se nuk mban mend asgjë./TCH

Elton Tafaruci June 1, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • antonio says:
    June 1, 2016 at 6:46 pm

    Uuuaaaaa!
    Bravo prokuroria!
    Tani pas 2 muajsh u kujtuan te pyesin kreun e trafikut ajror!!
    Mrekullia vete!
    Ku e gjeten kete zgjuarsi,more aman!
    Vetem per 2 muaj nga ngjarja arriten te marrin ne pyetje kete njeri???
    Kjo eshte demokraci!
    Jo si ne diktatyre qe hetimet kryeshin per disa dite dhe perpilohej raporti dhe brenda muajit behej gjyqi dhe ngrihej….TREKEMBESHI ne mes te qytetit!
    Kjo eshte demokraci per kriminelet e hajdutet,qe te kene mundesi dhe kushte te FSHEHIN GJYRMET!!!
    Dhe Edi Rama akoma hesht e nuk e ka propozuar akoma shkarkimin e krye prokurorit!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?